Koço Kosta
| Thursday, 02.15.2007, 08:53 PM |  

Koço Kosta u lind në vitin 1941 në Suhë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Gjirokastër. Në Tiranë vazhdon shkollën e mesme ekonomike dhe më pas nis studimet në Fakultetin Histori-Filologji kohë kur shkruan tregimin e parë "Në rrugë". Vjen pas tij "Shënime përmes shiut" një libër me reportazhe, portrete, skica. Me "Unë dhe komiti" merr çmimin e parë në konkursin kombëtar të letërsisë me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Me të mbaruar studimet emërohet mësues në fshatin Picar, "sot Picari ka ardhur në Tiranë", thotë si me shaka shkrimtari. Në 1973 romani "Qafa e botës" shpallet më i miri në një përvjetor tjetër kombëtar, por ndalohet pas Pleniumit IV si roman i gabuar ideologjikisht, ku fshatari paraqitej shumë i egër, e në fakt për ekspertët e letërsisë ishte shumë i butë. Megjithatë me lejet e gjata të krijimtarisë Kosta, mund të mbante frymën për të vazhduar me letërsinë. Shkruan "Dademadhja", "Bisedë në mesnatë", "Buka e një stine me borë", "Era e udhëve" dhe në 1990 "Paradite me shi".
"Shkruaj letërsi sepse nuk më lodh, sepse nuk ka lodhje më të këndshme se sa ajo". Për Koço Kostën gjëja më e madhe për një shkrimtar është të prekë dhe të dijë të rrëmbejë imazhe. "Gjeometria në kokën e shkrimtarit mund të gënjejë këdo. Por nëse ato që shkruan janë të vërteta edhe pse nuk ndodhin, dhe janë të vërteta ato që ndodhin në ndërgjegjen e shkrimtarit, atëherë e vërteta është e të gjithëve". Kjo është bindje e Koço Kostës.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •