SA HERE QE MARR KETE RRUGE
| Friday, 06.15.2007, 09:54 PM |  

Autobuzi po i afrohej stacionit te fundit. I perhumbur ne mendime, nuk i kisha vene re bashkeudhetaret ne kete linje urbane te kryeqytetit.
Perballe kisha nje grua, qe mesa dukej nuk kishte ndermend ta largonte veshtrimin nga une, pa e çare koken se kjo menyre vrojtimi kureshtar me torturonte, me bente te me dukej vehtja si nje kafshez ne kopshtin zologjik te kryeqytetit, jeta e te cileve percaktohej pikerisht nga kjo kureshtje publike.
"Ç'te jete?", thashe me vehte. Une nuk jam ndonje surrat per tu pelqyer, ne mos qofte ndonje gje tjeter shkaku. Çfare e shtyn te mi ngule syte si çaponj? Ku ishim pare? Ku ishim njohur e harruar? Ndryshe ç'kuptim ka ky shikim lakuriq i pacipe.
Mos ndoshta na lidhte ndonje flirt i braktisur, i mbetur akoma si gezhoje e vjeter rreze ndonje shkolle a konvikti. Ndonje takim ne zallamahine e metingjeve ku njerzit çapeleheshin per te pare tribunen. Diku ne ndonje qoshe ku shurrojne qente e bejne dashuri te vonuarit.
Ku pra?...
Nisa t'a veshtroj. Vura re se ishte nje grua e pashme, e kolme megjithese disi e rende nga tulet. Atehere per ta sfiduar kureshtjen e saj nisa ta veshtroj aq thelle sa sikur po depertoja ne qenien e saj. Po ja ktheja me te njejten monedhe paturpesine e shikimit. Ndjeva qe ajo po irritohej dhe kur zbriti ne stacionin e parafundit tek Mapo-ja e kombinatit desh u rrezua sepse shikimin vazhdonte ta mbante mbrapa nga frika se ndokush e ndiqte. "Hajt ne djall!", thash me mendje. Mos valle do t'i kete lexuar mendimet e mija per bushtrat qe sillen pazarit duke i pare meshkujt ne sy. Kurrsesi. E megjithate, ajo diç kish vene re tek une, qe ishte llahtarisur e kish marre vrapin si pele, ndryshe nga se ndodh ne disa raste ku behet nje ikje e bute me nje veshtrim epshndjelles... siç behen miliona flirte te perditeshme kalimtare.
Me siguri nuk isha mire. Isha i murretyer. Me mendime te bera lemsh. qe me krijonin nje gjendje te tensionuar e nervoze. Dhe çudia eshte se,sa here marr kete rruge, sa here kaloj kodren me pisha, pas te cilave fshihen varrezat e Sharres e duket fusha, me zgjohen ca ndjesi te çuditeshme dhe egersohem si te isha nje derr i eger. Si nje derr i eger ne çark, te cilin e terheq pas vehtes si i terbuar, e kafshon duke shkumbezuar por pamundur te shpetoje prej tij.
Me siguri, thashe me vehte, do te kem hunguruar derrçe per deri sa pela e "Saviemit" mori rrugen e llahtarisur duke braktisur pa nje pa dy lojen e flirteve me veshtrim. Kisha degjuar se ka njerez ne bote qe tere jeten dashurine e bejne ne flirte kalimtare, ne ca veshtrime te thella qe kane jete sa kohezgjatja e udhetimit ne mes te dy stacioneve urbane. Idile ajrore, rapide qe lene pas boshellek e trishtim. Pra mesa duket me egersine time i kisha prishur idilin peles se "Saviemit" e cila mbeti e zhgenjyer nga partneri brutal e i pagdhendur ne ndjenja, i pamesuar ne delikatese...
Keshtu me ndodh te jem sa here qe marr kete rruge. Kjo per shkaqe te kujtimeve te vjetra.Te analogjive tronditese ne nje hapsire kohe te pamate prej gati nje çerek shekulli.
Ndoshta dhe per shkak te unitetit te stineve. Megjithe se ky mars ndryshe prej zymtesise e shtergatave te dikurshme prej te ftohtit kallkan, tani me afronte diç me shume ngrohtesi, diç me shume kaltersi, megjithese tej ne horizont shfaqeshin shtellunga resh kercenuese qe dyndeshin nga Durresi e Shkembi i Kavajes. Pavaresisht nga ndryshimet qe kishin dy stinet e largeta, here-here me fanitej sikur ato shkriheshin e treteshin ne nje te vetme. Veçse, keto kodra te buta akoma nuk e kishin emrin varreze. Ishin te çveshura, e aty ketu lartesonte ndonje trung i moçem ulliri.
Tani ne vend te ullinjeve lartesonin gure e pllaka çimentoje qe tregonin se sa te panumërt ishin trupat njerezore, qe preheshin aty ku dikur ne ishim zoter e skllever te atij peisazhi gri. Tani atje eshte nje varreze kolosale. Nje varreze qe rri aq rende ne kujtimet e femijerise. Tere ato mijra skelete nentokesore atehere gjallnonin rreth e perqark ketij trualli. Ndersa tani kane heshtur pergjithmone. Nje heshtje vrasese.
Gjithesesi dhe kujtimet e mendimet kane varrezen e tyre, mendova. Gjithesesi shume ngjarje te perjetuara i mbajme te kyçura, e ne mos qofshim varrmihes te pakten jemi roje varrezash. Roje te mendimeve te kyçura, roje te ideve te vrara, te pasioneve te mbytura, te epsheve qe kemi shfaqur deri ne shperftyrim, por desherojme as te mos te mendohet prej te tjereve se i kemi perjetuar. O Zot gjithesekush fsheh diçka, Gjithesekush kerkon ta mbuloje prapesite e veta ne hi. Gjithesekush perpiqet te laje duart si pilati me te pegerrat e veta.
Ecja ne kembe, prane pishave qe mbulonin shpatin verior te kodres derisa zbrisnin te lodhura perballe Kombinatit te Tekstileve "Stalin" qe villte tym te zi.
"Krematorium!", thashe me vehte. Me siguri neper ate oxhak te larte kalojne shpirtat e perveluara te mekatareve te botes se nendheshme, ne perpjekje per te shpetuar prej sfurkut te djajve e per te fituar nje cope qiell. Ah ky qiell!
Edhe ne mos qofshin te botes se pertejme jane shpirtat e kesaj bote qe nxihen e pervelohen neper keto tymra. Digjen deshirat. Digjen kujtimet, ndjenjat. Digjen instiktet, frika, makuteria.
Vritet shpirti. Vritet pak e nga pak dhe vete njeriu duke u kthyer ne nje zvarranik qe kerkon mbijetese. Vriten ditet. Vriten oret. Neper kthinat e depove te ketij kombinati gjigand, ca dashnore te lodhur me sy te zbehte, kur gjejne rast, shfryjne epshet aty mbi dengjet e pambukut. Kurrkush s'te pyet ke apo nuk ke deshire. Kurrkush nuk te pyet te pelqen apo jo ajo qe te imponojne. Tani kembet po me sillnin vete ne kete vend te mallekuar.
Tani nuk kisha pas vehtes kondakun e pushkes dhe as zerin e vrazhdet te shoqeruesit. Po cili eshte ne esence ndryshimi?! Çfare ka ndryshuar qysh atehere? Nuk isha ne gjendje te jepja kurrfare spjegimi, sa kohe qe beja rrugen nga stacioni i fundit i Kombinatit e deri ne sheshin para kodrave te Yzberishit, ku dukej çatia e bardhe e pularise, dhe diku me tej ne mes te plepave rrethues, ai, katerkendeshi gri, katerkendeshi i ftohte, katerkendeshi i hekurt ne te cilin ngjizej beton, hekur dhe dhune. Kisha arritur ne ate gjendje shpirterore sa kisha nisur te flisnja me vehte. Pak e nga pak po dyzohesha. Flisnja Unë me nje tjeter po Unë. Por me nje Unë me te vogel, qe qendronte brenda drrases se kraherorit tim, si brenda nje kutize te vogel, ne trajte katerkendeshi imagjinar, ne trajte burgu. Pra si keto kodra te buta te Yzberishit qe kishin ne kembet e tyre katerkendeshin e ftohte e te hekurt te shkolles-burg, edhe une ndjeja te kisha ne shpirt nje katerkendesh gri te ftohte, te hekurt, te rende...
E kisha. Sigurisht qe e kisha.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •