AI E KA EMRIN TONINO
| Friday, 06.15.2007, 09:54 PM |  

Edhe menyra se si ecja ne rruge ishte nje tundim. Shoh hapat e mija... kepucet "Adidas" te bardha ne asfaltin e zi. Pika nga e cila shihen objektet perdhe nga kineastet quhet syzogu. Çdo gje nga ky pozicion shihet e shtypur, e plloçte. Por nuk ishte kjo qe me shqetesonte ate çast. Nga veshtrimi syzogu me fanitej sikur prane hapave te mija, çapiteshin dhe nje pale hapa te tjere me te njejtin ritem. Ndaloja une, ndalonte dhe ai. Ecja une... ecte dhe ai. O zot i madh, ç'eshte ky qe me ndjek pas si hije. Me bindje te verber prej skllavi. Ndryshe prej personazhit qe i kishte humbur hija, perkundrazi une kisha fituar nje hije. Nje hije qe me ndjek pas si njeri. Tani une isha i vetemi njeri me dy hije ne kete bote. Apo kish edhe te tjere sepse sa here kisha degjuar te thonin, "Hej ti, mos u bej me hije!". Perpiqem te ndrroj drejtimin e hapava duke bere anash rruges, mirepo hapat e veckel bejne te njejten gje. Pse nuk marrin nje tjeter drejtim?
Pse nuk e ngatërrojne rrugen neper te gjitha keto kryqezime ku kalon njeriu. Ja hapat e vegjel sikur marrin trajte. Prane adidaseve te mia shfaqen nje pale kepuce te zeza, te palyera nje shekull, me lidhese te keputura pergjysem qe hidhen e perdridhet, dhe siper kepuceve duken nje pale çorape pambuku ngjyre kafe. "Mendja e njeriut eshte nje çudi" - thashe me vehte. Dhe per t'u qetesuar, nisa te bind vehten se ato qe po shihja si ne gjysem kllapi, ishin kurrgje me shume se imagjinata e ndezur nga emocionet, qe me ngallte gjithmone kalimi ne kete rruge. Por nderkohe ishte aq e forte, dhe ndjenja e besimit se ajo qe po ndodhte ishte nje realitet, saqe nisa te flas me hijen. Madje i vura dhe nje emer: Tonino. Ishte emri i nje personazhi te librit te Xhani Rodarit, qe ne femijeri nuk e hiqnja nga dora. Me zinte gjumi me te ne dore dhe e mbaja te shternguar derisa vinte Dada, qe ma hiqte nga dora, me puthte dhe me mbulonte me kujdes. Pikerisht ne ato çaste edhe ne femijeri une nisja endrren dhe biseden time me Toninon.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •