KUR FLET E GRINDESH ME EREN
| Friday, 06.15.2007, 09:55 PM |  

- Ku po me shpie?
- Atje ku ishe atehere ne Mars.
- E perse?
- Sepse je i keq, zbatharak. Se thyen xhama, nuk vete ne shkolle dhe... vjedh...
- Çfare thue more. Je ne vehte ti?!
- Jam e ç'ke me te.
- Po ja fut kot. Zaten te gjithe ju shkrimtaret ja futni Roma per Toma.
- Te dogji he...!
- Jo nuk me dogji, por une nuk vjedh dhe me vjen te pelcas kur me akuzojne per gjera qe nuk i bej.
- E po, ndoshta tani jo. Por atehere...
- Jo, jo! As tani dhe as atehere!
- Edhe genjeshtra te ka pelqyer gjithmone.
- Une nuk genjej, une them vetem te verteten.
- Tani na kenaqe. E kur ke thene te verteten, ti, Tonino?
- Gjithmone.
- Po dale mor kokoroç. Nga menyra se si flet dalka se genjeshtar qenkam une.
- Je, - Dhe une rri e degjoj broçkullat e tua.
- Ti degjosh e ç'ke me te. Apo te bie autoriteti zoterise tende, se helbete je goxha shkrimtar.
- Mor rrugaç, kokegdhe. Mor i paudhe... Mua te mi thuash te gjitha keto? Mua qe te kam mbajtur ne shpirt nje çerek shekulli?!
- Pse nuk thua se me ke mbajtur ne burg? Ne burg me ke mbajtur. Te lidhur me pranga si qen i terbuar. - Dale mor ç'thua? Kur m'u bere dhe mosmirenjohes e gojeprishur, bre... Thirri mendjes Tonino. Leri genjeshtrat. - Te gjitha keto jane te verteta. Te verteta e pike...
- Te pakten ule zerin... U beme çorap ne sy e goje te botes. Degjojne njerzit e kushedi se ç'thone. - O ç'na bere per te qeshur. E ku ka njerez ketu. Mire thone se shkrimtaret jane te fandaksur. Degjojne njerezit thote... Po ketu ka vetem varreza mor humbaraq...
Hodha veshtrimin nga kodra e ullinjeve e kthyer ne varreze. Vertete hiçgje.
Fryme njeriu. Veç une dhe Ai. Une, Ai dhe varrezat. Kishte mbetur pas kombinati me oxhakun qe te kujtonte krematoriumin. Me trishtoi fakti se ne mes nesh nuk kishte gje te gjalle. Une, Ai dhe varreza. Mos ishte ky nje triumvirat qe kishte per simbol heshtjen e perjetshme? Une, Imagjinata dhe vdekja. Une, Tonino dhe Varreza. Filozofia e tjetersimit apo e hiçmosgjese?!
Ndodhesha ne nje bote ireale. Ndodhesha ne nje hapsire pa peshe. Ç'desha qe erdha ne kete bote, ne kete hapsire pa ajr. Ç'kerkoja ketu?! Une nuk isha as ndonje biçim an-tropologu qe bashkon eshtrat ne perpjekje per te deshifruar historine. Te mos e kisha marre kete rruge me mire. Te mos isha ndodhur ketu. Te mos e merrja persiper nje çmenduri te tille, siç eshte filmi per banoret e shkolles-burg qe sipas stilit rus te Makarenkos e quanin Koloni.
Te kisha zgjedhur diçka me te gezuar, ta zeme nje etyd prane detit.
Ç'te duhen ty kolonistet, i thashe vehtes. Ç'te duhen ty femijet e veshtire?
Ç'te duhen ty te braktisurit, te perbuzurit...Dhe, pse pikerisht ti?
Ktheva koken pas per te pare nese me ndiqnin hapat hije, por per nje çast nuk pashe e nuk ndjeva kurrgje.Isha vetem ne mes te udhes. Kurrkush tjeter nen qiell nuk ishte prane meje ne ate rruge te shkrete. Do te heq dore, thashe me vehte. Madje mund te kthehem qysh tani e t'u them ne Keshillin Artistik se tema nuk premton kurrgje. E ku behet film per çapaçulet qe nuk lene dy gure bashke, do tu thosha... dhe ne djall gjithe keto tundime.
- Ec!, - degjova nje ze brenda vehtes.
I hutuar u terhoqa pak anash duke menduar se dike edhe mund ta kisha penguar.
- More, ç'me hutohesh si buf kenete ne mes te dites? Une te them ec perpara e ti me rrotullohesh sikur ben balet. Tamam bark per balet ke ti, re babush. Veshtrova rreth e perqark me supe te ngritura.
- Ç'me rri sikur te ka rene drrasa ne koke?!
- U hutova se, per nje çast mendova se je vetem nje imagjinate e ndezur. Se.... se nuk je i vertete.
- Si nuk qenkam i vertete?! Dhe si duhet te jete ai i verteti qe mendon ti?... Ndersa mua, re babam, me duket se ti nuk je i vertete. Je gjysma, domethene vetem ajo qe duket.
- E ku e di ti se ç'eshte gjysma tjeter qe nuk duket? Lojra me ajzberge do te na besh tani?
- E di shume mire, nguli kembe Tonino. Di gjithashtu se ti do te jesh i vertete vetem atehere kur do te jesh bashke me mua.Ose si te them, a merr vesh nga piktura?
- Ç'ka.
- Atehere une jam sfondi yt i thelle. A nuk ke vene re se te gjithe piktoret bejne kujdes per sfondin. Xhokonden a e ke pare.
- A e kam pare thote?! Ate , i dashur Tonino, e kane pare dhe maçoket. Ne fotografi sigurisht, se ne Luver nuk te le njeri te shkosh.
- Mire de, mos bej shaka. Flas seriozisht. E pra po ta kesh pare, do te kesh vene re se ne sfond ka nje lume, nje ure dhe nje rruge. Ngrita serisht supet, çfare me eshte bere zakon sa here qe ndodhem para ndonje te papriture. Po ky Tonino nga i di te gjitha?!
- Megjithese nuk e kam te qarte i ka apo nuk i ka ato ura e lumej Xhokonda, dua vetem te te pyes: Ç'lidhje ka kjo me ne te dy?!,- i thashe me seriozitet.
- Ka, si nuk ka! Lumi, vazhdoi i qete Tonino, eshte jeta ime, ura ajo qe na lidh ne te dy, ndersa rruga ajo qe na solli deri ketu... O Zot po me linte pa mend me logjiken e tij.
- Sipas teje, ja ktheva aty per aty, Leonardo da Vinçi e ka pikturuar Xhokonden per ne te dy?
- Mos u tall, se di edhe une te bej ironira,me tha i inatosur.
- Mire, po terhiqem, po me trego se perse ne ate portret qenkemi ne te dy, Tonino?
- Ky qenka çole fare. Po kete e di gjithe bota mor njeri. Se mos jemi vetem ne te dy ne kete bote te piste. Kete e di jo ve-tem maçoku yt ne Tirane te Re, por edhe bufat e kombinatit.
- Kaq i bindur je?
- Eshte e thjeshte... Ç'do njeri ka nje lume nga i cili rrjedh, ka nje rruge neper te cilen ecen, ka dhe nje urez me te cilen lidhet jo vetem me te tjeret por edhe me vetvehten, me ate çfa-re ka qene para se te rrubulloset nga shendeti e te behet ke-shtu si je ti.
- Po me çudit. Me moshen qe ke dhe i di te gjitha keto gjera.
- Pse te duket pak te jesh 35 vjeç?
- Ç'thua mor i paudhe? Ti nje cope çapaçul pesembedhjetevjeçar je.
- Se te pelqen ty te mbetem aq. Per te me bere stop kamera siç thoni ju ne Studio kur beni filma. Prandaj dhe dukem si nje femije i plakur dhe ty te vjen turp te dalesh me mua ne sy te njerezve. Tani te te bej une nje pyetje:pse te gjitheve u thua se nuk me njeh?
- Nuk e di.
- Si nuk e di?! Te vjen turp e... Ja dhe tani po skuqesh.
- Mbase.
- T'u lidh goja. Ke mbaruar dhe shkolle te larte, shkruan ndonje tregim me ca personazhe qe nuk e di nga i ke gjetur. Ke bere ate filmin per Keshtjellen qe ta kane pelqyer aq shume. Po ne ate librin me petale bajamesh qe bien sipas qejfit, nuk ke shkruar gje per mua?
- Bah, edhe ajo me duhej.
- Po ate te kishe bere, o njeri. Per mua qe thyeja te gjitha llampat e dritave te kishe shkruar. Nuk mbetej llampe qe te bente pakez drite ne rrugen Badra. Te gjitha keto i beja une, dhe keto jane histori per te treguar. Te shkruaje se si e katranosa ate batakçiun e dyqanit te qymyrit. Ate mo, Maksut Qenefin, qe ngacmonte grate e lagjes. Pse ben sikur nuk mban mend? E zura nga palltoja e zeze dhe e rrotullova derisa u plas sheshit.
Pastaj nisen guret. Nane e zeze. Obobo i ziu Maksut. U be me keq se epiteti qe i kishin vene grate per shkakun se perpara se te hapte dyqanin e qymyrit pastronte gjirizat e lagjes me nje karroce te vjeter. Ai Maksut Qenefi as u duk me te merrte paret per qymyrit qe u kishte dhene veresie grave te Badres. Ate dite gjitha grate e lagjes u gezuan se nuk do te paguanin me asnje metelik. Se keshtu u thoshte lekeve Sili i Zef Prekes, qe me mesoi si tia punoja ate rreng Maksut Qenefit. Sili mblodhi ca leke tek grate e tjera e mi dha mua duke me thene se sa t'ja japim atij kopukut ziosh te qymyrit, qe i shihte grate me sy pushti, me mire t'i marresh ti, qe na e hoqe qafe se ai kerkonte diç me shume se haku i qymyrit.
Dhe e di se per here te pare ne jeten time e kam tymosur me cigaret qe bleva me paret e grave te Badres. Pa le kur shkoja e tymosja balle perballe dyqanit te Maksut Qenefit, i cili hante vehten me dhembe. Pastaj i pagoi para nje polici qe ma beri kurrizin paq e kusurin ti e di... per keto dhe disa zallamahi te tjera me percollen ne kete stalle derrash ketu ne Yzberish. Ja kete te kishe shkruar qe eshte nje histori e vertete e jo ate tregimin per brigadierin plak qe stivoste dërrasa heroikisht ne Zall te Kirit, ku dielli te pervelonte ne vere e murlani te thante ne dimer. Ate tregim per nje komunist matuf, qe te dhemb koka kur e lexon...
- Do te me mesosh se ç'eshte jeta e si shkruhen librat?
- Une nuk mesoj njeri. Une vetem tregoj jeten time. Ty a te ka qelluar te flesh ne mullare?
- Jo.
- Po te te ndjeke njerku e tasi i makaronave te Dades te te derdhet neper shkalle nga tmerri i ikjes.
- Jo.
- Po te te rrahin si qen i Sallahanes tek Ura e Bunes?
- Jo.
- Po te te lene pa ngrene e te hash lakra te gjalla tek Ara e Pashes, si nje gomar pa zot?
- Jo.
- Po ndonje fjale tjeter veç fjales "jo" a di?
Heshten qe ra per disa minuta e prisha une me nje ton pendimi.
- Tonino me fal!
- Perse te te fal?
- Se te kam braktisur kaq kohe. Te kam lene te vetmuar.
- He mo, s'ka gje. Sa prind ne bote i lene femijet rrugeve.
- Me vjen per te qare, - i thashe. - Se e verteta eshte se te dua shume. Sa here shoh tim bir, qe eshte dhjete vjeç, me shkon mendja tek ti. Ai vishet mire e bukur, ka shtepi te ngrohte, ndersa ti mbete e mbete me keto rroba te vjetra udheve te botes.
Zgjata doren per ta perkedhelur por ndjeva qe dora ime mbeti ne ajr. Megjithese isha ne nje gjendje ku nuk po kuptoja ç'po ndodhte, vazhdoja te jetoja me idene se kisha nje partner ne bisede. Here-here me behej sikur flisja me vehte. Mirepo zeri i Toninos sikur mi largonte dyshimet e nje bisede imagjinare.
- Do te me lesh te bej shoqeri me djalin tend?
- Jo Tonino, mos ma kerko kete... Ti mund ta besh ate si vehten, anarkist e rebel...
- Kur ti mendon keshtu per Toninon e shkrete, u nxeh hija ime, kush e di ç'mund te thone te tjeret?!
- Une te thashe, me fal Tonino!
- Ç'te te fal more derezi e punezi. Te te vije turp nga vehtja pa per mua rrofshin mullaret. Bota kurr nuk do te mbetet pa mullare e pa strehe varfanjakesh.
- Me vdiqe me ato mullaret e tu...Te kam thene, e madje po ta them dhe tani, eja ne apartamentin 15 te rruges Hajdar Hidi dhe trokit pas ores 11 te nates.
Une gjithnje fle i fundit.
- Fshehurazi nuk vij!
- Pse, si thua ti...Te ngre pallatin ne kembe e te ve tellallin "Ngrihuni se erdhi Tonino Badra!". Hajde te degjosh Xhevatin ne mbledhjen e Frontit pastaj.
- Ashtu me pelqen. Po ti mos i tharto turinjt se nuk vij. Po nuk me deshe ti, nuk te dua dhe une. Ika...
- Prit, ku iken Tonino? Te lutem qendro! - ju luta me nje ton pajtues.
Ndersa nga nje hapsire me erera fishkelluese si nga thellesia e nje pusi degjova zerin e tij qe behej gjithnje e me shume metalik e me frekuenca te ulta.
- Mos te kane plasur syte, or babam. Nuk e sheh se kush po vjen perballe?
- Nje polic. E ç'rendesi ka nje polic. Ne fund te fundit ç'pune ka ai me ne?
- Me ty mbase jo, foli gjithe mllef Tonino, ndersa mua, vazhdoi ai, po me pa me mbertheu... Pa, pa, pa ç'jane keta policet. S'i shoh dot me sy.
Kafshe fare jane.
- Ka edhe djem te mire, i thashe per ta zbutur.
- Çfare thua more. Policin edhe kur e ke baba, polic eshte.
Edhe ti po te beheshe polic do te qelloja me gure. Ika. Pa, pa, pa, keta policet!
Heshti ca. Nderkohe qe nisi t'i binte asfaltit me majen e kepuces se shqyer, si neper dhembe shtoi:
- S'i shoh dot me sy. Te gjithe si Maksut Qenefi jane!

- Tonino, Tonino! - thirra une ne thellesine e pusit te hapsires por bashkebiseduesi im ishte zhdukur.
Ndjehej vetem era qe fiskonte e te ndillte nje gjendje trishtimi.

Me duhej sikur isha ne nje bote ireale.
Sikur po flisnja e grindesha me eren!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •