KRISHTLINDJET PA JU
| Sunday, 06.17.2007, 09:13 PM |  

Buzmat i gjeta  të prerë
aty  ku i lenim  gjithmonë
thirrjes  me  çka  po vjen
o  buzmi  bujar?
I  mungonte  pergjegja
mungonin  zëra
 Simoni. .
Krista....  ..
 Filipi......
  ..Pashkja
Gjergji...Kastrioti
Buzmit i thahej ushqim
në  cep  të  buzës
Sofrës  nuk  ju  sillem
më  shum  se  tri  herë/*
mungonin  hapat  tuaj
vendet  e  zbrazura
dukeshin  si  plagë
Filipi  Simoni
 Pashkja   Krista..
 Gjergji. 
  Kastrioti.. 
Telat  e  çiftelisë
me  një  fjongo  të kuqe
i  kishte  lidhur  Sotiri.

Lamën*e bëmë  ndër  të  paret
përshëndetëm  yjet
në  vendin  tuaj
o zot sa shum yj sivjet.
Në  kryqin e  lamës
më  gotën  e parë
ju  ngjatjetova  Simonit
dhe  të  tjerëve   me  radhë
më xixat  e  buzmit* rrethova  zërin
që  ma  përbiu  terri
edhe   xixat..
edhe   buzmat,edhe   mua
dhe  pesqind  e  dyzet  zëra
që  Trrava  memece
perbiu  nga  lëma  ime.
Fishekzjarre  nuk  u zbrazën
për herë të parë  në Meje
se   nuk  dihej...
mos  ajo  vet  ishte  Varri..
që  mba   brenda   gjithë  ju
o  shpirtra  të  mirë.

/*Rite pagane qe bëhën edhe sot
Krishtlindjeve.
---
Kershendella.2000.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •