Pal Sokoli
| Wednesday, 10.03.2007, 05:15 PM |  

Pal Sokoli
Lindur me 06.06.1959 në Radoniq-Gjakovë.Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan ndërsa  gjimnazin në Gjakovë. Me 1985, diplomon në Univerzitetin e Prishtinës,Fakulteti Filozofik në degen Filozofi-Sociologji. Poezi shkruan që nga rinia e hershme dhe boton në peridikun letrarë qe nga vitet tetëdhjeta,në revistën studentore "Bota e re",pastaj në "Zëri i rinisë", "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi ne revistën letrare"Shtigje" te vitit 1983/84/dhe /86 të Klubit letrarë"Gjon Nikollë Kazazi"të Gjakovës. Ka shkruar disa reqensione librash,Ka qënë anëtarë aktiv në grupin darmatik "Emin Duraku"të Gjakovës.Poezi ju moren në dorëshkrim disa herë gjatë burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93 kur u burgos me grupin e ashtuquajtur"Grupi i priftit".Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal-Gjermani. "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi,është libri i tij i parë të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Wupertal-Gjermani.

""LAPIDARI POETIK I PAL SOKOLIT
POEZI E DHEMBJES DHE E REVOLTËS", Faruk Tasholli

PAL SOKOLI
KAMBANË E PËLCITUR DHEMBJA
Poezi

Libri  i kushtohet  vëllezërve  të  mi, dhe motres  sime  të martizuar për lirinë e Kosovës me 27 prill 99 në Meje. Filipit, Simanit, Kristës, Gjergjit, Kastriotit dhe  Pashkes. Si dhe nënës sime  Trashes, qe ndërroj jetë pa ju parë as  varret.

(Shkruar si pasthënje nga Faruk Tasholli)

Qysh në fillim të viteve tetëdhjetë,si shumë entuziastë që duan ta shqiptojnë botën e vet përmes shkrimit,në shtypin letrar të kohës paraqitet edhe Pal Sokoli,duke botuar kështu poezitë e tij të para.Mirpo, situata e rëndë politike që mbretëronte aso kohe në Kosovë,bëri qe shumë të rinj të mos e fitojnë kondicionin krijues,ndërsa u privuan edhe nga liria ose u shenjuan me gisht nga policia ideologjike e Jugosllavisë,për t´iu pamundësuar veprimi krijues dhe intelektual.Në mesin e kësaj lagjeje krijuesish hyn edhe Pal Sokoli,i cili tash del para lexuesve më vëllimin e tij poetik,poezia e të cilit trajton po tematikën e njeriut të privuar,jo vetëm nga e drejta e lirisë njerzore dhe nacionale,por edhe nga e drejta jetësore.
Në këtë kontekst, Pal Sokoli shqipton revolten përmes poezisë, qe vjen jo vetëm si një revoltë individuale,por edhe kolektive. Aq më tepër,poezia e këtij krijuesi,ka një biografi të dhimbshme,ashtu si edhe vetë fati i poetit dhe familjes së tij në luften e fundit për lirinë e Kosovës.Humbja e më te dashurve,bëhët lajtmotiv i poetit që mundohet të sfidoj të keqen dhe tragjedinë, duke ngritur mbi të një harmoni poetike,një lapidarë si shënjë pavdeksisë për vëllezërit dhe motrën e tij.Më konkretisht,poezia e Pal Sokolit është një protestë e vazhdueshme kundër se keqes,kundër robërisë dhe kundër mizorisë pushtuese.Ajo është vetë zëri i lirisë,i asaj lirie të brendshme që poeti me vite pretendon ta bëjë edhe liri të jashtme.Por deri të kjo e fundit,pra te liria e jashtme, triumfon gatishmëria për sakrificë dhe vetëflijim.
Vetë tematika konkrete e trajtimit poetik,vjen si një rikumbim dhe një riperseritje e jetës që nga atikiteti e këndej,ku vetem aktoret jan të tjerë.Lirizmi i dhembshëm i Pal Sokolit dhe revoltae shqiptuar për poziten e shqiptarit në kohët e fundit,poezin e këtij poeti e radhisin në grumbullin e atyre veprave që mbesin si fakt i rëndesishëm historiko-letrar.

Vizitoni: www.guri.cabanova.de



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •