Gjyshja…
| Monday, 06.18.2007, 05:47 PM |  

Ulur prane zjarit gjyshja tirte ne furke duke tundur e duke i kenduar nipit ne djep. Zjarri bubulak ne ate dite dimri, i jepte sadopak nje ngrohtesi shtepise se vjeter, dritaret e se ciles ishin te shqyera e te renuara, xhamat ishin po thuaj te thyera, dhe per te mos e qelluar era e detit, i zoti i shtepise i kishte mberthyer ato para se te ikte me copra dhogash, e llamarinash te vjetra, me gjithe ate era e ftohte, nga brimat e tyre frynte me nje vershellime te lehte. Ajo dhome shtepi, pa tavan dhe me rasa guri mbuluar, ishte me teper se nje dhome akulli. Nje varferi e tejskameshme.
Megjithse prane zjarit, gjyshja dridhej nga te ftotit kur i kendonte ninullen te voglit, nipit te saj pesemuajsh. Ajo, e kishte mbuluar kerthinjin me lloj lloj kuverta e velenxa te vjetra. Atij, si ndiej zeri, sic duket edhe i vogli jetonte me "situaten".
Mbi oxhak, drita e zbete e nje kandili me vaj, me shume leshonte tym se drite. Ate dite, Fatbardha, nena i femijes dhe nusja e vetme e vjeres, ishte nisur qysh heret ne qytet per Pazar me disa shoqe. Vec saj, asnje nuk i delte zot shtepise, i shoqi sa lindi femija ishte nisur per kurbet bashke me disa fshatare te tjere, duke lene Bardhen me t'emen. C'ti besh ashtu ishin koherat, burrat nuk i mbante vendi, lufta per buken ishte me keq se nje lufte e vertete. Bardha, ishte bije nga nje fshat i larget, duhej te kaloje shtate male te mbrije tek njerezit e saj. Ajo, kishte nje vella, nje moter dhe t'emen. Babai i saj i kishte vdekur shpejt, duke i lene femijet jetime.
Nje mik i te atit ishte mblesi per te. Ajo, zbriti malesh dhe u martua ne nje fshat anes detit.
Gjyshja, here pas here hidhte nga nje dru zjarrit, dhe priste gjithe diten me ankth t'i kthehej e reja nga pazari. Ajo, sebashku me te tjeret kishte vajtur te shkembente me reciprok disa produkte ushqimore e te blente drithe, jepte vaj ulliri te blente nje tagar miser, jepte palafike, pak raki e perseri te blente dridhe. Drithi mungonte. Keshtu qe kur niseshin per Pazar qe ishte goxha larg beheshin shume bashkefshatre bashke, gra e burra me hajvanet perpara niseshin heret e ktheheshin vone shume vone, ndoshta dhe nga mesi i nates, i vogli, priste t'emen, gjyshja mallkonte jeten, linte furken dhe ne nje xhezve, atje ne hirin e zjarrit i ziente pak kamomil dhe ate pa sheqer, e ja jepte pak sa te vaket… kerthinja, sa pinte kamomilin kalonte dhe nja dy tre ore gjume, tamam sikur i jepnin hashash.
Gjyshja, e kaloi gjithe diten me shume veshtiresi dhe me shume shqetesime, ishte e para here qe kur kishte ardhe nusja t'a linte ne Pazar ate, megjithe qe porositi shume shoqe e te aferm te saj te benin kujdes per nusen e re, se kohet ishin te veshtira dhe fjalet ne kesi rastesh nuk mungonin. Kaqe u merzit gjyshja, sapo iknin oret e nusja s'po kthehesh, aqe me shume lloj-lloj mendimesh e mundonin. Doli nje here e dy here e tre here e disa here mos shikonte a degjonte karvanet, apo zerat e njerezve qe ktheheshin nga pazari por me kot. Kur u err thelle, ajo nuk duroi dot me shkoi e i ra portes se gjitoneve nje nga nje e pyeti pse vonuan njerezit, femija, ka 18 ore pa pire, po c'mendem, c'bera une e shkreta a me vrafte zoti… c'qe kjo dite e sotme… mermeriste, e mallekonte veten! Gjitonet u perpoqen t'a qetesonin gjyshen te mos behej merak, se asnje gje nuk do te kete ndodhur, mirpo pazari nga nje here vononte dhe fillonte aty nga mesdita, keshtu qe u deshen shume ore te ktheheshin…! Gjyshja i falenderonte gjitonet duke nxituar, por perseri ndjellte dicka jo te mire.
Thellima, dhe te ftotit e asaj nate te therte ne palce, shtepia e akullt ishte mbuluar me tym, oxhaku, nuk terhiqte mire, ca nga era e veriut, e ca na qe drute ishin te laguara. Gjyshja, kishte kohe qe kishte lene furken e meresh me te voglin qe edhe atij si gjyshes i plasen syte nga lotet prej tymit e po qante pa pushim.
Ne dreq te ve kjo jete, e c'deshe a orezi qe u largove nga shtepia jote e more rruget e kurbetit, nuk e shikon, ku na le te dyave si kallogrete, e s'i s'te erdhi keq per te voglin… e per tet shoqe, me mire te ishe ketu, se nje cope buke te thate do ta hanim. Keshtu mermeriste gjyshja e merzitur te birit qe kishte lene shtepine. Ah… jete e dreqit.
Po Ty moj qyqe ku humbe keshtu, c'bera une e shkreta, pa mo s'ma ka borxh e bija e botes. Si nuk u thellova, c'qe ajo ore e keqe…! S'duhet te te kisha lene, me mire te zarrisesha vete se sa te te nisja Ty moj bije… Si sot s'ka bere vaki kurre, njerezit ktheheshin nga pazari, me shpejt… nje e keqe do kete ndodhur… ah… vrafsha veten… c'ishte kjo dite?

Me te vertete, nje e keqe kishte ndodhur. Njerezia erdhen pjeserisht aty afer mengjezit ne fshat, dhe per fat te keq pazari te gjitheve nuk u kishte shkuar mire…! Fshati qysh heret filloi te ziente… Bardha nuk ishte me te ardhurit.

2.
Bardha, ishte plot 26 vjece, ishte nje nuse e bukur dhe shume e rregullt, e edukuar dhe me moral te larte. Kishte gati dy vjet qe ishte nuse ne kete fshat, dhe para pese muajsh ishte bere edhe nene. I shoqi sa kishte lindur djali, mbas nja dy javesh u nis per kurbet, ashtu sic e donte nevoja edhe koha, fshati ishte i varfer dhe nuk mund te siguronte buken e gojes. E pati shume te veshtire te ndahej si i porsa martuar qe ishte, e aqe me keq kur u lindi edhe femija. Nga ana tjeter do linte edhe nenen per te cilen i vinte mjaft keq, se nuk kishte njeri tjeter ne bote vec te birin e vetem, ai qe drita e syve te saj.
Po burrat e ketij fshati po thuaj ishin ne kurbet, venin per pak kohe e mbeteshin atje… disa ktheheshin akoma me te varfer se c'kishin qene,disa u vente mire kurbeti dhe s'ktheheshin fare,dhe te paket ishin ata qe vinin me nje fare katandie dhe ndertonin nga nje cope shtepi, ose blenin ullinj a toka te tjera me ato pak te ardhura qe kishin akumuluar atij kurbeti te hidhur.
Bardha, dy djem nga te fshatit dhe dy gra, nuk u kthyen nga pazari, kjo beri qe ate mengjez qysh heret fshati do ziente! Te ardhurit nga pazari rrefenin ne rreth te ngushte, se kur ishin ne Pazar, nje tregetar, nga ata, te kamurit, kishte provokuar nusen e re,duke i afruar mallra pa pase nevoja per shkembim, ai, I kishte servirur nuses se re edhe napolona. Bardha, u ruajt nga provokimet e tij, dhe u bashkua me turmen, e perbuzur dhe shume e helmuar. Nuk e hapi gojen, nuk u tha as shoqeve as bashkefshatareve, bleu pak drithe dhe po beheshin gati te ktheheshin. Per fat te keq, tregetari, nje bure rreth te dyzetave, i veshur bukur me cizme me qostek e me nje pale mustaqe, me thiken me mill ne brez, duke pare gjendjen e mjeruar te Bardhes dhe te turmes qe e shoqeronte, me paturpesine dhe me felliqesine e tij, kishte tentuar ta terhiqte prej krahu gruan e bukur. Kjo, nuk duroi dot kete fyerje publike, me gjithe qe e ndiente veten shume keq, mbasi ishte e rrethuar me bashkefshataret, per te bere nje skandal. Bardha, nuk duroi dot me e shtytu e peshtyu dhe e goditi me nje gur ne koke.
Tregetarit, i dolen ne krah tre kater miq te tij. Kete poshtersi nuk e duruan bashkefshataret e saj dhe dy djem u futen ne sherr. Ata ishin te armatosur me thika, ndersa bashekfshataret e Bardhes, si gra edhe burra, ishin pa asgje send ne duar. Skandali ishte i madh, pazari u prish.
Dy tre djem, nga te fshatit, dhe po thuaj i gjithe grupi gra e burra e paten per turp ndodhine, dhe ju vune kundershatreve, dhe miqve te tregetarit, duke u thyer turinjte, me grushta e gure, e shkopinj nga te gjerdheve.
Bardha, e inatosur ne kulm qe u be sebeb, nuk vonoi te futesh ne sherr, ajo ulerinte e mbronte djemte e fshatit se mos theresh njeri. Rremben nje tubo hekuri dhe e godet tregetrarin ne balle. Ai, bie, i gjakosur dhe gati per vdekje. Sa pane miqte e tregetarit te shtririn perdhe, iken me vrap neper turme. Ne grindje e siper, nje djale nga te fshatit kishte marre nje thike ne krahun e majte. Po ashtu, edhe nje grua ishte gjakosur ne koke.
Menjehere sa mbaroi sherri, vendi u rrethua, forcat e dovletit, cuan urgjent tek heqimi te plagosurit. Tregetari, ishte mbuluar me gjak dhe si nje cope kerme ne shesh mbi kalldremin e pazarit s'ju afrua njeri.
Gjithe opinioni kur mori vesh ngjarjen e akuzoi tregetarin, megjithese ai kishte edhe qeverine me vete. Bardhen, dhe njerin djale nga fshati, qe mori pjese aktive ne sherr dhe dy gra, i futen ne burg.

Ngjarja ishte e rrende, aqe e rende sa i gjithe fshati nuk mund ta duronte kete turp, dhe te nesermen, u bene gati njezet burra e djemosha dhe disa gra me to, te venin ne qytet ku behej pazari e te vinin nderin ne vend… te nxirnin nga dovleti te arestuarit, Bardhen, djalin dhe dy gra.
Gjyshja sa mori vesh ngjarjen nuk e donte veten, shfrynte dhe i binte kokes me grushta. Per te vogelin nuk pyeti me… lajmeron nje grua qe edhe ajo ishte lehone ti mbante te voglin te nisej edhe ajo me ta… Nje llahtar i vertete, ishte ne ate dite dimri ne fshat, njerezit te llahtarisur nga ngjarja, shfrynin urrejtje per provokuesit. U armatosen te gjithe, dhe armet e tyre, i kishin hypur ne karvane, se bashku me ngarkesat, per to interesoheshin grate.
Gjyshes, i bene mjaft thirje te mos shkonte me ta, por kembengulja dhe vendosmeria e saj nuk mund te parashikonte kthim… ajo iku! Te gjithe nxitonin kembet te mbrinin sa me shpejt ne qytet, ishin te gjithe betuar se do te merrnin hak. Do perpiqeshin, burrat e mocem te gjenin gjuhen me njerezit e dovletit, dhe me deshmimtare ceshtja te shkonte ne gjyq, ne rast te kundert, fshati do merrte hak duke vene nderin ne vend.
Me plaku kishte disa variante neper mend, qe i shprehu ne rreth te ngushte:
Nje variant, ishte te mos dukeshin fare ne qytet, por te shkonin te ekzekutonin ne spital "bandillin tregtar" Kjo do te sillte pasoja per te arestuarit.
Variant tjeter eshte te mesonin vendin ose shtepine e miqve qe perkrahen tregetarin dhe t'u vinin zjarin per gjithe nate… Variant tjater ishte te digjnin gjithe pazarin, bile e dhe zyrat e dovletit…! Gjyshja, terhiqej zvare mbas karvanit, as fliste e as ecte bashke me turmen… ajo bluante ne koken e saj.

3.
Afer mbremjes, po thuaj arriten ne te hyre te qytetit, u vendosen ne hanin me te afert, e u strehuan atje.
Mbasi shoshiten shume mendime, arriten ne konkluzion se dy tre burra te merrnin takim, me autoritetet e vendit per te burgosurit, kryesisht per grate…! Te ankoheshin tek ata, me te bute dhe po qe se ata do mbanin akoma pengjet, te benin kercenimet e rastit, se fundi i fundit ata u bene sebep dhe i rane me qafe fshatit…!
Me plaku dhe me i mencuri, e paramendoi qendrimin e gjyshes dhe i tha ne mes te turmes… atje ne han… degjo Ti, MareLaskia, mos na ben ndonje te pabere, se pastaj na mori lumi… na lere ta zgjidhim me qetesi e me mencuri, e po se nuk e gjeme fjalen ahere do dijme ne se cdo bejme… na i lere ne burrave ne fillim.
Tu lumte ajo goje tha gjyshja: TY te te rrojne djemte e te te kthehen shendoshe nga kurbeti, edhe Ju o vellezer e motra qe moret kete mundim, se sic thame turpi na ze te gjitheve, e kjo, histori sa ka filluar, nuk ja kishim borxh njeriut te na turperoje. Ata, te fshatit te saj mire eshte te mos mesojne gje… se mase nuk ka taraf te madhe e varfera… por ndonjeri do t'i behet zot.
Do ishte mire te me degjoni edhe mua: Mendimi im eshte qe ju te gjithe te perpiqeni te dalin te burgosurit, se fundi ata nuk jane ne faj, se me sa mora vesh, edhe nja dy miq te atij mutit i kane Brenda. Ju do t'u qani hallin e t'u thoni qe ne erdhem per te mare djalin dhe Bardhen dhe dy grate. Ne qofte se ato do dalin… ejani ketu ne han seu pres une…te me jepni sihariqin.

4.
Plaku, dhe te gjithe, miratuan arsyetimin e gjyshes, e cila vlonte perbrenda. Po ashtu do bejme… pastaj ja leme kohes, se Shqiptari thote s'ka hak pa marre e gjak pa lare… edhe ata na kane borxh, kjo eshte e vetmja e sigurte.
U nisen burrat në mengjes heret, mbërriten ne kaza, dhe te gjithe si nje grup, te pa armatosur u gjenden ne zyrat e dovletit. Biseduan me autoritetet, te cilet kishin verifikuar ceshtjen, dhe mbas nja dy oresh duke bere formalitetet e asaj kohe lane te lire te burgosurit…! Ata, i porositen qe ceshtja te mbyllet. Ju mund te hidhni ne gjyq tregetarin, dhe gjyqi do gjykoje… ndoshta e denon edhe me para ose me mall…! Jo thame plaku, ne nuk kemi pse vemi ne gjyq, jane ata qe na rane me qafe, dhe zoti marrte hake.
Sa dolen prej andej shkuan ne spital tek djali i lenduar. Me pas moren njerezit e tyre dhe u kthyen ne han. Kur pa gjyshja Bardhen, e cila ishte bere limon dhe dridhej nga te ftotit, e perqafoi fort, dhe i tha me plot gojen: TY të lumte moj Bardha e Elezajve, qe vure nderin ne vend, dhe ju o motra qe i dolet ne krah, t'ju rrojne femijet, dhe te kini uraten… i perqafoi te gjithe. Une moj une e kam fajin… a c'qe ajo dite…!
Bardha u mundua te qetesonte te vjerren, e perqafoi dhe e pyeti ne vesh… po i vogli si eshte? Ai, eshte bere burre, qendron edhe vetem… a me marrte haken zoti.
Te gjithe u kthyen ne fshat per gjithe nate, dhe cdo gje u duk se u zgjidh paqesisht dhe ashtu sic e donte zakoni. Te gjithe shpresonin qe edhe djali i lenduar te delte te nesermen. Fshatit i erdhi zemra ne vend, punet shkuan mire, dhe shyqyr qe nuk perfundoi muhabeti sandrac se shume plage do te hapeshin…!

5.
Gjyshja u hoq ne sy te tjereve e qete, erdhi ne shtepi dhe ra per te fjetur. Bardha, mbasi regulloi te voglin qe e moren tek gjitonja duke e falenderuar per xhestin, e lau e ushqeu dhe e vuri ne gjoks, dhe me te e zuri gjumi nga mundimi i stermunduar, s'mori vesh asgje… ne mengjez kur nuk pa gjyshen ne shtrat te saj…i shkoi mendja per keq dhe me nje here shkoi tek plaku i mencur i fshatit… i cili ende nuk ishte ngritur nga rrobat mbasi edhe ai ishte i lodhur nga e djeshmja…
Nuk di c'te bej i tha… vjerra me ka ikur, nuk di per ku, te lutem me ndihmo, o zot c'eshte kjo e keqe e madhe me mua… ndoshta, mos o zot mos eshte hedhe nga ndonje buze, se mendoi se ajo u be sebeb per ngjarjen, e pashe une qysh dje, qe s'me foli asnje fjale me pas…! Hej bela, tha i mencuri… te jete kjo… nuk e besoj... qysh dje e pashe se ajo dicka bluante per brenda… mire moj bija ime, Ti shko ne shtepi dhe une do lajmeroj djemte e fshatit ta kerkojme… Bardha u kthye duke qare e duke mallkuar veten me fatin e saj… ku te mbeshtetesh?
I mencuri, urdheroi djemte te mos shkonin buzave… por te shkonin direkt ne kaza, se ajo, me siguri ka shkuar t'ju japi reston… ate qe se beme ne… u lutem shume nxitoni sa pa u bere ndonje hata…! Djemte, u armatosen me c'munden dhe u nisen nga u tha i mencuri… bile, ata moren edhe nja dy tre kuaj me vete…!

6.
Heqimi, sapo zhvishte futen e bardhe dhe po mbyllte vizitat, kur ja behu gjyshja… aman a te keqen, me vizito edhe mua, vdiqa, kam dy dite qe nuk mbushem dot me fryme, me dhemb i gjithe trupi, vij nga larg, he a te keqen bema kete te mire… besome mua te varferen… bej per shpirt…! Nuk mundem, kam orar, me presin edhe mua gruaja e femijet… tha Heqimi rende rende… dhe gati t'i hidhte celesin deres…!
Degjo ketu… mua me thone MareLaskia, dhe do me vizitosh se per ndryshe te piu e zeza degjon apo Jo… dhe gjyshja i vuri kemben deres te mos e mbyllte Heqimi…! Heqimi e quajti te marre gjyshe Maren… largohu me te mire po te them… JO! nuk largohem pa me vizituar tha plaka me me seriozitet… une do ju paguaj…! Per nje moment Heqimi hezitoi, e me pas i tha se vizita mbas orarit zyrtar ben dyfishin… ti s'ke te me japish… une kam i tha gjyshja edhe per trefishin, dua te rroj akoma, se kam femijet bonjake e dua ti rris…! Heqimi, po cuditej me qendrimin e saj, njerezit qe kaluan, kthyen koken dhe vazhduan rrugen…!
Sa u futen brenda, gjyshja mbyll deren, dhe kercenon doktorin duke nxjere nga nenbrezi i fustanit naganten. Heqimi u pshurr ne pantallona… degjo ketu, me Ty s'kam pune, dua te qeroj hesapet me ate tregetarin e djeshem qe ka te care koken, dhe Ti po e mjekon te sherohet, me duart lart do me shpiesh tek krevati i tij… ne rast te kundert do ta paguash ti ate turpin e atij… degjove apo Jo? Kam ardhe te marr hak. Po je njeri me mend dhe te dhemb koka, mire ne rast se ben ndryshe do te hedh trute ne hava… me nje here gjyshja ngre carkun… gryka e nagantes Heqimit ju duk top… menjehere ngriti duart perpjete, hapi deren ai para e gjyshja prapa… deri tek krevati "viktimes"!

Ti je more ai bandilli i pardjeshem, qe te pelqejne nuset e bukura te botes… he fol… po ato nuse kane zotin e tyre more rrufjan, more dobic, more qenbirqeni… shpejt cou nga krevati dhe hiqi bizhamat, te te shikojme c'bure je more zuzar… he cou te thashe se ti numërova ne lule te ballit… mos luani ju te tjeret… dhe gjyshe Mara dridhte naganten ne dore sic tirte ne furke… cou more kodosh akoma s'je cuar… cou te thashe… qen muti… po ato nuse kane zot more i lig more i pa nder, po a ben shqiptari si ti more dobic… gagaci i qelbur… cou se ta dhashe… po u zhveshe nuk do te qelloj, vetëm dua te te turperoj se s'je i zoti as per tet shoqe more qen…
Nje ngjyre te verdhe mori Heqimi, por edhe te tjeret qe ishin shtruar ne ate han spital, kur gjyshja, plasi nje here naganten ne cati… menjehere bandilli u ngrit nga krevati filloi te hiqte bizhamat… dhe atje ndaloi, me koke te lidhur, u mendua se gjyshja nuk mund te shkrehte me se naganta mbushej nga gryka… gjyshja, e kuptoi lojen e tij qysh kur ndaloi te xhveshuren e tij dhe me qetesi i thote do zhvishesh apo te ta heq… dhe prej andej nxjer naganten tjeter, qe kishte nen fustan, tani do ta ndreq une po nuk hoqe edhe breket ore mut muti…
Ngriti carkun, dhe priste… nguroi "bandilli" dhe me se fundi u neneshtrua… hiqi te gjitha dhe do te jesh lakuriq po do jeten, ne rast te kundert une te vras, dhe ti hedh trute ne qoshe… "trimi" vuri duart perpara organeve te tij dhe u t'kur duke ju lutur… lakuriq te thashe…! "Dinaku" vononte veprimet, ca nga hutimi ca nga shpresa se mos at ate dovletit degjuan armed dhe do t'i vinin ne ndihme… Doktor thuaji te zhvisht shpejt - i tha plaka, se do ta hash ti me duket… dhe i vuri pisqollen doktorit ne koke… pse nuk deshe te me vizitoje he fol… deshe dhe trefishin e parave, more te felliqur… zhvishu te thashe, kthehu mbrapa, bandilli u kthye mbrapsht… gjyshja i vuri naganten ne bythe… dhe u drejtua nga njerezit… Ju mos levizni… ky zagar, do vdesi ne kete menyre… bammmmmm !
Gjyshja, e mbaroi misionin. Le ta dije gjithekush se mua me thone Mare Laskia. Sa u degjua e shtena, plaken e perqafuan bashkefshataret, te cilet plaku i mencur i kishte porositur qe te evitonin hatane.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •