PUSHIM PËR NËNËN
| Monday, 06.18.2007, 07:05 PM |  

Një ditë pushim për nënën! Nuse, mbesa!
Merruni ju me zogjtë e pulës, rosës!
Këmba këmbës ndiqini në arë, në kanal,
në ferrë!
Në ëndër shihni, sa po t’u mbyllën sytë
në zheg!
Përpjetë hilluni, përgjoni mos vjen hutini!

Një javë pushim për nënën! Miq, shokë!
Rralloni ardhjet, kafenë, rakinë!
Nëna nuk do të bëhet verem në kuzhinë!
Nëna të ulet në nim, të dëgjojë
rubrikën e lajmeve, këngëve,
këshillat e mjekut Hamdi Sulçebe,
enciklopeninë!
Të shijojë vizatimet e zogjve në qiell,
lojën e hijeve pikadritave në ajër!

Dy javë pushim për nënën! Fëmijë të
prapë!
Përkundini lugët urtë e butë në pjatë!
Duroni gjembat, plagët e lojës!
Shkoni vetë në burime, në mensa!
Mos i padisni mësuesit, o kokëkrisur!
Nëna të rrojë e qetë tani!
Të ngulet në karrige, të shohë në TV
filma!
Të përgjumet vonë, të flerë zhveshur tetë
orë!

Tre javë pushim për nënën! Pemë, pemë!
Qëndrojini erës, vapës!
Nëna është plakur,
meriton hijen, frutat, jo hallin tuaj!

Një muaj pushim për nënën! Motra,
vëllezër!
Mësoni të qeshni çiltërsisht përherë!
Në rrugët ku ecni, kujtoni: rron nëna,
pas dore la përrallat, përqafimet,
fisnikërisht një vit e jeton sa për dy.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •