Elegji
| Monday, 06.18.2007, 07:06 PM |  

-një fshatareje nga Ishulli i Lezhës-

Ah, kjo vdekje e gjorë, rojtare kryelartë dhe e sertë,
e asaj që është e shtrirë dhe s’ngrihet më!
Veshët ia ka zënë, nuk e lë të dëgjojë as vajet, as erën.

Sytë ia ka mbyllur,
Duart ia ka lidhur
Kjo vdekje e hidhur!

Prapa murit ka qënë në përgjim, por gruaja
Gjer në fund nuk e diti,
Prapë nuk e di,
Kurrë s’do ta dijë!

Ah si shkëlqen kostumi i saj mortor!
Është veshur sot më bukur se dje.
Më bukur se ditën kur doli nuse.
Më bukur, më bukur-ahi, - më bukur!

Të thuash ti s’është ajo plaka
Që fuste në këmbë nallane të gjata,
Që mbante në supe xhaketë të vjetër,
Të thuash ti është tjetër, tjetër!

Qajmë dhe për kë s’e dimë!
Qajmë për njerinë.
E në rrugë, ja, faniten krushq të mjegullt,
Frushullojnë jele dhe shami bojalle.
Në fytyrën e saj retkin-mozot-një qeshje,
Një endje e thellë prej të gjallëve.

Ka qënë vdekja nën shtrat... Por gruaja
Gjer në fund nuk e diti,
Prapë nuk e di
Kurresesi s’do ta dijë,
Bashke s’u panë,
Hallet i qanë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •