LETERSIA SHQIPTARE - Mengjes


Mengjes
| Monday, 06.18.2007, 08:18 PM |  

Zgjim i përgjumshëm,
Me ëndrra mëngjesi, me smok,
Vransira të dhunshme
Dhe pemë me lot,
Vrapime të gjata
Kalime pafund,
Në mëngjesin më re
Frymmarrja me mund,
Dikush pi një kafe
Dhe cigaren shkund,
Disa të pakrehur,
Disa buzëlyer,
Më shumë se gjysma
Shpresëzberthyer,
Antonime lakuriqe
Të një bote
Të zhveshur,
Herë të merzitur,
Asnjehere herë të qeshur,
Të robotizuar
Dhe mendjendrydhur
Bëjnë punë që s’i duan,
Si të jenë duarlidhur,
Dhe krejt çfarë shohin
Nuk dinë ta dallojnë
Bota u vjen rrotull
Njerëzit veten rrotullojnë
Deri dhe qielli
Dhe planetet të gjithë
Kanë një buzëqeshje fallso
Një frikë që të dridh,
Pa le kur yjet marrin teposhtë,
Do ndodhë ajo
Që kurrë mos ndodhtë,
Njeriu të bjerë
Në gjumë të gjatë,
Mëngjes të mos ketë,
Të mos ketë as natë.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •