Pjetër Bogdanit, argjupeshkëpit Skupsë, kushërinit tim dashunit...
| Monday, 06.18.2007, 08:49 PM |  

Duel Gurit bukuria,(1)
zana si nji sut' e naltë,(2)
qi s'kish mbrenda Veneqia,
të Peshtrikut muer maltë.(3)

Djelz' e vashaz' ende graa
i shërbejnë ndë robij,
tue kënduem aqan' saa
gjithë zemërat' i çkrij.

Alesandr' i madh Darinë,
Skanderbeg' shitoj mbëretnë,
e ndoq Sauli fort Davidnë,
mbyti Giudit Holofernë.

Këndoj zana maje malet.
ani zunë me lodruem
tek i thonë Vrap i Kualet,
ndë zemërë fort gëzuen.

Tufë-tufë tu' mbëledhë
me zymyla nji kunorë,
drandafille bashkë dredhë
ndë këshet me gjithë dorë.

Lulesh ani me ja falë
blegëtorijesë zanë,
qi ndë valle kur të dalë
të na ndritnjë dhenë tanë.

Priserenë çelepij,(4)
gjithë nd'armë mbukuruem;
prej Gore dimisqij,(5)
trim i foortë me lëftuem.

Kur del ani e soditën
treg të ri ende të vjetër,
trimënia ke shetitën,
thue s'ka dheu tjetër.

Skodra ngulë ndë konfij,(6)
fush' e malet i pushton,
me të forta zotënij
Lesh, Zadrimën' e zapton.

Ndë lëqen' me gjithë duer
peshku, trofta ende blij,
përditë kush vote muer
gjindsë vetë ndë shtëpij.

Skupja gjytet perëndeshë,
ndë ranxë të Lubotenit,
qi regjina Rodopeshë(7)
trajtoj motër Priserenit.

Argjupeshkëpi e ree,
endunë për breg Vardari,
i shkon delli ndëpër dhee(8)
rëmbje, shtambje, rgjandje e ari.

Grigja të njehunë s'kaa,
lesh e saftian e dyllë,(9)
përse kush e mbelë s'kaa,(10)
bleta shkret i kërkon pyllë.

Këte det nd' Urumelij,(11)
Skodrë Priserenë kanë,
shoqe nd' Arbën e Shërbij
tri gjytete të mëdhaa.(12)

Nalt' mbë mal siellë kunorë,
doret sonë s'arbëneshë,
Turkut votunë ndë dorë,
me të madhe sod' shpëneshë.

Tyy lus, e Shënë Marii,
qi ri n'kishë Priserend,
ban të dalë përsërij
kryq e flamburë me rend !

Zot shëlbuesi barii,(13)
ruzullimnë ta pushtonjë,
gjithëkush donji selij
mbi qiellt' ani ta gëzonjë !

Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinë Kërthi, q.i. neve na mpsoj:
Jevrejt' e marrë Hyjnë tand derguem,
Kryetë ja deperton Ferrash rethuem.


Kënduar nga Luka Bogdani.


Shënim :

Vjershën e ka botuar Bogdani në krye të librit të tij,si ç'ish zakoni atëherë
të botonte autori në krye të veprës së tij,lëvdata që i kushtonin miqt e vet,me rastin
që nxirrte librin.Autori i vjershës është Luka Bogdani, për të cilin nuk dimë gjë,
po që është kushëri i Pjetër Bogdanit. Kjo këngë le të shërbej si shembull i një
vjershe të vjetër shqipe. Bashkë me Budin e një Luka Suma prej Shkodre (edhe ky i ka bërë
një vjershë të vogël për nder Bogdanit në veprën e këtij), Luka Bogdani është
i treti vjershëtor shqiptar që njohim (deri më tani) nëshekullin XVII. Ka të ngjarë që
vjershërija atëherë të lërohej sado pak prej klerikëve shqiptarë.


Shënim shtesë : (Marrë nga një raport i QIK-ut - 23.10.1997)

U shënua 310- vjetori i vdekjes së poetit Lukë Bogdani

Prishtinë, 23 tetor (QIK)
Në kuadër të manifestimit të sotëm letrar "Hivzi Sylejmani" në
lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, u
shënua edhe 310- vjetori i vdekjes së poetit Lukë Bogdani, i cili
ishte poeti i parë i shkolluar në shkollën shqiptare të Janjevës-
Trepçës. Kjo shkollë ishte e njohur edhe nga Vatikani.
Poetin Lukë Bogdani e vranë turqit në Grykën e Kaçanikut në vitin
1687.
Lukë Bogdani në letërsinë shqipe njihet me vjershën kushtuar
unxhit të tij, Pjetër Bogdani e cila është përfshirë në veprën
madhështore të Pjetër Bogdanit "Çeta e profetëve".
Kjo iniciativë në SHSHK rrodhi në mënyrë që të inaugurohet një
aktivitet i veçantë letrar me emrin e këtij poeti.

Sqarime :

( 1) Gurit, prej Gurit në Has, vendlindje e Bogdanit.
( 2) Sutë, femra e drenit, drenushë.
( 3) Peshtriku, mal pranë Hasit.
( 4) Çelepi, it. vend metalesh.
( 5) Gora, mal i Prizrenit. Dimisqij, damaskine, shpatë Damasku.
( 6) Konfij, kufi.
( 7) Rodopeshë, emër mitologjik i të shoqes së një mbreti të Trakës, që u kthye e u bë mal. Ajo e paska bërë Shkupin motër të
Prizrenit, e paske themeluar.
( 8) I shkon delli ndëpër dhee, ka nën vehte mina, metale, bakër (rembje), kallaj(shtambje).
( 9) Saftian, lloj lëkure e punuar, marokin.
(10) E mbelë, mund të jetë gabim shtypi : e mbledh.
(11) Këte det, këtej detin.
(12) Tri gjytete, Shkodra, Shkupi e Prizreni.
(13) Shëlbuesi, shpëtimtari.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •