Iku një poet...
| Monday, 06.18.2007, 09:05 PM |  

Sot (12/27/2006) iku një njeri. Iku një poet... Ndoshta vepra e tij nuk është tepër voluminoze. Megjithatë, ata që kanë në duar dy vëllimet me poezi të tij, “Botë e panjohur” dhe “Blatimi”, sigurisht i kanë radhitur ato te librat e zgjedhur apo ndoshta i mbajnë te koka e shtratit, duke pasur tek ato një shok me të cilin ndajnë brengat e shpirtit. Edhe fëmijët i lexojnë me ëndje poezitë që ai ka shkruar për ta në disa vëllime të ndryshme. Ndërsa kalvarin e burgut politik, apo persekutimin shumëvjeçar të mosbotimit të veprës së tij nuk e gjen gjëkundi. Ai nuk është veçse një ind i brendshëm që përshkon gjithë poezinë e tij.

Disa vlerësime të pakta, aty këtu në shtypin periodik. Asnjë çmim, asnjë shpërblim për punën e tij një jetë të tërë në lëmin e poezisë, përveç ndonjë honorari të mjerë, që megjithatë e bënte të lumtur. Dhe këtë lumturi ai e ndante me shokët. Krijuesit i mbetej vetëm “Lavdia”. Piro Kuqi nuk u radhit kurrë në ndonjë parti. Partia e tij ishte biblioteka ku i kishte miqtë e shumtë. Po! Mund të themi me plot gojën se Piro Kuqi ishte poet. Poet i dhimbjes njerëzore, të cilën e shprehu me lirizëm dhe humanizëm të thellë. Lirizmi i tij nuk ishte i shtirur. Ai buronte nga dashuria për jetën dhe rridhte lirshëm, natyrshëm, siç rrjedhin uji, flladi i pranverës, siç bien rrezet e diellit, të gjitha elementë të poezisë së tij.

Përse kam ardhur unë në botë,
Përse, pra nesër unë do vdes?
Përse kam derdhur kaq lotë,
Përse kam pasur ndonjë shpres’?

Përse askush nuk mund të thotë,
Përse askush s’mund të përgjigjet,
Përse kam ardhur unë në botë,
Pse zemra në vetmi të digjet?!

Me sa duket, Piro Kuqi e parandiente se kohën e kishte të kufizuar, prandaj shëtiste dhe i gëzohej, sa qytetit edhe natyrës, gjatë gjithë ditës dhe shpesh edhe në orët e vona të natës, duke diskutuar me ndonjë mik gjithmonë për letërsinë. Dhe ja, Piro Kuqi u largua, i dënuar nga sistemi diktatorial “sepse i këndoi së bukurës” sikurse u shpreh shoku i tij i vuajtjeve dhe krijimtarisë, Bedri Myftari, në fjalën e lamtumirës, duke lënë prapa mirësi e fisnikëri.


Thoma Note

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •