Ne kerkim te varrit
| Monday, 06.18.2007, 09:13 PM |  

Fragment

Hallo Nafija! Kështu i thërisnin asaj gruaje 65 vjecare, ku jeta e kishte dënuar, duke e plakur para kohe. Veshja e saj me robat e zeza dhe shamija e zezë mbi kokën e saj ia tregonin moshën më të madhe nga ç'ishte. Që nga dita kur i kish vdekur bashkëshorti i saj në një aksident , Nafijes i duhej të përballonte një jetë plot vështirësi ,duke mbajtur ajo vetë peshen kryesore të familjes. Vdekja e djalit të tretë Ridvanit ,e kishte vrarë shumë thellë në shpirt ,sa dhe vetë thoshte: "Përse duhet të jetoj unë tani?".

Në fytyrën me rudha të hallo Nafijes, tek ata sytë e saj ngjyrë kafe të futur thellë brënda , që i dukeshin si dy zgavra , shihje vetëm vuajtje dhe hidhërim. Megjithëse kishte edhe tre djem të tjerë të martuar dhe me fëmijë, ku nipërit dhe mbesat ishin gëzimi dhe lumturia , hallo Nafija përlotej kur kujtonte birin e saj , Ridvanin e vdekur.

Një nënë e plagosur nga vdekja e të birit. Një nënë që nuk e pa kurrë të vdekur djalin e saj. Një nënë, që nuk e qau te koka birin e saj të vdekur. Një nënë që nuk dinte akoma se ku ndodhej varri i të birit. Një nënë, që vdekja e djalit të saj e la me "turp,'' një nënë...

-"Ah, ai Nëntor i mallkuar, Nëntori i zi",- mërmëriste shpesh hallo Nafija , për nëntorin e atij viti që i kish marë Ridvanin dhe që i kishte nxirë jetën. Nusja e Besnikut , djalit të dytë të Nafijes, katër vjet pas vdekjes së Ridvanit kishte lindur djalë dhe i kishin vënë emrin e tij . Po hajt e të flisje me hallo Nafijen. A mund ta zëvendësonte ai engjëll i vogël i sapo ardhur në jetë azganin e nënës?!

-Aahh ah...!- Kjo psherëtimë e thellë i dilte nga thellësia e shpirtit të saj.

-Vetëm këtë të mos ma kishe bërë mor bir... Fliste ashtu mes vajit të të qarave, duke e shtrënguar forrt fotografinë, me frikën se dikush nga jashtë shtëpisë mund ta dëgjonte.
-Ushtari i nënës, - i thoshte ajo një fotografie ku Ridvani kishte dalë ushtar. - Të thonë armik more bir, të thonë tradhëtar. Po çfarë armiku të ka nëna ty more bir që kam kaq kohë pa të parë. Po kur do të shohë nëna ty përsëri more bir,që sa shumë më ka marë malli sa unë e di. Nëna as vetë nuk e di se ku të kanë hedhur... - Ohoooh, si duron kjo zemra ime tani more bir, vetëm Zoti e di...
-Oohh,oohh. - Zëri i saj ngrihej pa e kuptuar as ajo vetë, sa shpesh herë duhej ndërhyrja e djemve për ta qetësuar.

Pa iu mbyllur mirë njëra plagë, fillonte e i hapej një plagë tjetër. Humbja e të shoqit e plagosi shumë, por humbja e të birit e vrau përfundimisht. Për Nafijen , siç e thoshte edhe vetë,"Çdo gjë kishte marë fund".

Dy muaj kishin kaluar kur kishte marë mandatin e të birit.
Një dhimbje të fortë ndjeu në kokë, sikur ta kishin qëlluar me plumb. Me plumb! Sa do dëshironte Nafija në atë kohë, sikur dikush ta qëllonte me plumb e ajo të mbyllte sytë njëherë e përgjithmonë e të mos dinte se çfarë ndodhte në këtë botë. Vdekja e Ridvanit e kishte vrarë më shumë se një plumb.

-Pse ndenja sot këtu?! Të kisha ikur larg, larg. Larg të ikja, në male.., sikur edhe prapa diellit të kisha ikur, vetëm këtu të mos rija. O Zot ! Pse po ma lëndon përsëri këtë plagë të madhe që më është hapur?! Përse o bir...?! - Ulërinte Nafija nën vete, tek dëgjonte nga dritarja e dhomës së saj zërin e një grup ushtarësh, që po ktheheshin përfundimisht nga kryerja e shërbimit ushtarak pranë familjeve të tyre.
Makina të tjera kalonin në rrugë me ushtarë. Zëra ushtarësh dëgjoheshin duke brohoritur të gëzuar. Zemra nënash të gëzuara po rihnin në ato çaste, që kishin dalë të përmalluara të prisnin djemtë e tyre ushtarë të liruar. Ti puthnin, ti përqafonin, të shmalleshin... Ah , si do ta priste Nafija atë ditë ta kishte edhe ajo pranë Ridvanin e saj ,ushtarin e nënës, që vetëm shpirti i saj i përvëluar e dinte sa shumë e kishte marë malli.

Vetëm zëri i një ushtari, biri të një nënë me zemër të vrarë mungonte në ato çaste në korin e zërave të ushtarëve të tjerë. Vetëm një zemër nëne vajtonte në ato çaste. Një zemër nëne e përmalluar për djalin e saj rihte në kraharor , sikur donte të shpërthente e të dilte prej andej. Kjo ishte zemra e vrarë e Nafije Carigut.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •