Petraq Kolevica
| Monday, 06.18.2007, 10:33 PM |  

Petraq Kolevica
Petraq Kolevica, lindi në Korçë më 11.01.1934. Në atë qytet kreu shkollën fillore dhe të mesme. Në vitet 1952-57 kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës. Ushtroi profesionin e arkitektit, ku u shqua si projektues ndërtesash qytetare dhe u vlerësua me "Urdhër Pune" dhe "Çmim Republike". Në vitin 1991, nga kolegët, u zgjodh i pari kryetar i së parës "Shoqatë të Arkitektëve Shqiptarë". Ishte ndër përkrahësit e parë të proceseve demokratike në Shqipëri, anëtar i Këshillit Botues të gazetës së parë me prirje të shtypit të lirë "Rilindja Demokratike". Më 1991 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist postkomunist. Krahas punës profesionale u mor dhe me krijimtarinë letrare. Filloi si përkthyes. Më 1961 botoi poemën "Demoni" të poetit M.J.Lermontov, të përkthyer nga origjinali rusisht. Më 1986 botoi antologjinë "Poezi gjermane dhe austriake" me përkthime nga origjinali gjermanisht dhe ka vazhduar me antologjitë "Poezi japoneze", "Poezi ruse", "Perla nga perlat", "Nektar poetik", "Zëra nga larg", në vitin 2000 "Poezi gjermane, austriake, zvicerane". Më 1992 filloi me botimin e veprave me krijimtari origjinale në prozë duke botuar librin krejt të vaçantë për nga forma dhe përmbajtja "Lasgushi më ka thënë". Më 1993 botoi vëllimin me poezi origjinale "Këngë nga koha e keqe" më vonë me vëllimin "Të korrat e vona" duke vazhduar me romanin "Kuja e kohës" më 2002 me romanin me përmbajtje të veçantë "Varri i fshehtë" dhe më 2003 romanin "Zëri që thirri në shkretëtirë".



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •