Rasim Selmanaj
| Tuesday, 06.19.2007, 05:46 PM |  

Rasim Selmanaj
Rasim Selmanaj, u lind me 8 mars 1963 në Gllogjan të Deçanit. Me profesion është Bachelor i Biologjisë - Kimisë. Në vitin 1980 bashkë me disa veprimtarë të tjerë, ka themeluar organizatën ilegale të të rinjve “Shqiponja”, e cila ka vepruar në Deçan dhe në rrethinë.

Për shkak të veprimtarisë atdhetare është arrestuar dhe dënuar në vitet 1981, 1983 dhe 1992. Ndërkaq, më 24 mars 1998, mu në ditën e fillimit të luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit, në befasi arrestohet nga forcat serbe. Gjykata e Qarkut në Leskovc, e dënon me 6 vjet burg. Është liruar në mars të vitit 2001. Një kohë ka qenë veprimtar politik dhe kryeredaktor i revistës “Zgjimi”. Deri në janar të vitit 2003, ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme “24 orë”.

Aktualisht është botues i gazetës së përjavshme “Fokusi”. Ka botuar tri libra “Shtegtari i Lirisë”; “Melodi shiu në sytë e nënës” dhe librin e fundit të cilin e promovoi më 1 qershor në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, “Peizazhi i ëndrrës”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i të përndjekurve politik në Deçan. Ka botuar një sërë shkrimesh publicistike.


Vera Pelaj "Blue Sky"

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •