Aulona Goxhaj
| Monday, 02.19.2007, 07:24 PM |  

Aulona Goxhaj u lind ne 21 Prill 1983 ne qytetin e Fierit. Qe ne femijeri ajo kishte nje pasion te vecante per fjalen e shkruar, pasion i cili u rrit edhe me teper me kalimin e viteve. Vazhdoi gjimnazin "Janaq Kilica" ne qytetin e lindjes, ku perkrahja e miqeve edhe e mesuesve e shtyn te shkruaje gjithemone e me teper. Ne vitin 2000 si shume te rinje e te reja te tjere, ajo u largua per ne Shetet e Bashkuara te Amerikes ku jeton edhe sot. Ajo vazhdon studime dhe kualifikime te reja drejt nje te ardhmje me te mire.
Poezine ajo e shkruan ashtu sic ia thote shpirti...duke e fiksuar ne kohen e vet ashtu bukur cdo gje qe ndjen tek vetja apo e konsataton si madheshti ose dobesi te kohes, te individit etj...!
Libri u botua ne Tirane ne fillim te vitet 2006.

 

Aulona Goxhaj vjen si nje Yll i ri vezullimeve qiellore te poezise Shqipetare

Ne vend te Parathenies:

Na ndodh shpesh qe sa here lexojme krijime te reja te autorve te rinje, ndjejme jo vetem knaqesine e ligjeshme ne shpirt per lindjet e reja, me pamje dhe melodi krejt te vecanta, por ndihemi thellesisht te lumtur, pasi bindemi akoma edhe me shume se: Ritmet e zhvillimit te poezise, si dhe shtimi i autorve qe paraqesin te rene ne gjithe pamjen e bukur qe ata cfaqin neper vargjet e tyre te lira, flet jo vetem per talente te mrekullueshme ne boten shqipetare, por edhe per nje shprese te re te orientimit te shoqerise shqipetare drejt gjuhes me te embel dhe me te bukur ne bote, ne menyren e transmetimit te mesazheve njerzore drejt njeri tjetrit, drejt gjithesise.

E poezia eshte gjuha me te cilen duhet te flase bota ne te ardhmen, jo vetem ne te gjitha vendet e planetit... Por bota duhet ta mesoje gjuhen e poezise per tu cliruar nje here e mire nga komunikimi i eger me njeri tjetrin... Komunikimi poetik eshte ure per pafundesite... Pafundesi drejt te cilave mund te udhetojne pa asnje veshtirsi vetem njerzit me shpirt te bukur, me shpirt te madh, me zemer te paster, me qellime te mrekullueshme, larg tinzlleqeve apo interesave...

Ata do te dijne te flasin dhe te ndjejne poetikisht, gjithnje ashtu sic eshte vete pamja e bukur e hapsirave te pafundme dhe vete melodite e qiejve qe shkojne ashtu bute prane njeri tjetrit duke lemuar majat e thepisura te egersive te cfryrjeve te shkembenjeve...apo mendjeve te verbera...!

Si nje hapsire e pafundme me gjithe bukurite e veta, na afrohet dhe poetja e re Aulona Goxhaj. Ajo vjen si nje pjese qiellore ku na mbesin syte shpesh duke pare ne ditet e bukura gjithe thellesite e kaltersive si dhe ne netet e kthejlleta vezullimet e yjeve... Ashtu ndodh kur lexojme poezite e saje. Ajo i ngjan nje Ylli te ri qe sjell shkelqimin e ri ne poezine shqipetare.


Zeri i Larget

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •