Sythe
| Friday, 01.19.2007, 07:33 PM |  

Dhimbje mizore shkelmojnë brinjët e mia
e duar pa gjak më fikin dritën e shpirtit
por unë kam bërë premtime që s`mund t`i hajë vetmia
e duhet t`i mbaj para se nata të m`i gelltiti.

Jam rrëzuar e kam ecur me këmbë e duar
dhe kam pare hënën të thyher përtokë
e qielli, i errët mbi kokë më ka qendruar
ndërsa unë kam mbjellë lotë në të thatën tokë.

Dielli largohet, zhgryhet në një shtrat të zi,
mbi botën nata memece stërzgjat putrat
e mua më tremb kjo qetësi e kthyher në shurdhëri
teksa zbuloj se kanë vdekur të gjitha ëndërrat.

E megjithëse lotët çelin lule të hidhura,
që toka s`i ushqen e dielli nuk i ngroh,
shpresat janë një grusht sythesh të njoma
që çelin në çdo stinë, do era apo s`do.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •