Mirela
| Friday, 01.19.2007, 07:59 PM |  

Ishte ditë e ftohtë janari. Një i ftohtë që në Athinë ndodh rrallë, shumë rrallë. Sa zbrita në sheshin Sintagma mora vrapin për te hotel “Amalia”, ku po më priste një shoqe e shkollës tashmë me pozitë shtetërore. Kisha mbi katër vjet pa e parë. Në shkollë nuk dallohej në mësime, por kishte vullnet, që jorrallë kthehej në cmirë. Ishte vajzë-simpatike, fytyrëbardhë, me flokë të zes e me dy sy që kishin ngjyrën e ullinjëve të pjekur. Qëndronte në një tavolinë para meje në klasë dhe gjithëmonë do të bënte ndonjë veprim për të tërhequr vemendjen e çunave. Me mua nuk i kish punët mirë. Ziheshim shpesh, por nuk i mbanim inat njëri-tjetrit. Shkak i zenkave tona ishte Mirela, e vetmja bionde që çunat e kursit linin kokën pas saj. Mirela ishte e qetë, e rregullt, inteligjente, paksa indiferente ndaj shoqërisë. Dinora ishte shumë ziliqare ndaj Mirelës, megjithëse ajo nuk ia vinte re dhe as që ia merrte për keq. Kjo indiferencë e tërbonte Dinoren. Unë e kisha njohur rastësisht Mirelën, para një gabine telefonike, në ditët e para të regjistrimit në universitet. Me dikë fliste jashtë shtetit dhe unë prisja rradhën të flisja me familjen. Ishte 30 gushti i 1994-ës. Nga të folurit e kuptova që ishte tiranase. Të nesërmen hapeshin dyert e universitetit. Lëshoi receptoirin me inat dhe m’u drejtua: “Mos kini ndonjë kartë telefonike se më mbaroi? Po flas me vëllanë në Gjermani dhe nuk arrita t’i them një diçka me rëndësi”-më fliste sikur të njiheshim prej vitesh. Buzëqesha përballë asaj çiltërsie dhe bukurie hyjnore. Nxorra nga xhepi një kartë të re dhe ia dhashë. Ajo e mori, rrëmbimthi dhe formoi numërin me Gjermaninë.
-Shumë faleminderit për kartën!-nxorri nga portofoli disa kartmonedha dhe m’i drejtoi.
-Janë shumë-i thashë duke buzëqeshur.
-Më mbarove hall-dhe më ktheu buzëqeshjen.
-Zere se të qerasa.
-Po ne nuk njihemi, student je?
-Po, nesër filloj studimet për ekonomi finance.
-Si? Pse nuk thua që do jemi shokë kursi?! Atëhere këto do t’i prishim si shokë-dhe më rrahu nga shpatullat. Fol në telefon dhe unë po të pres.
Fola shpejt e shpejt me nënën dhe u nisa drejt saj. Qeshte e tëra. Perëndimi i diellit u jepte flokëve të saj një ndriçim ari verbues. Dukej si e pikturuar. Në qytetin tim, edhe pse kishte vajza të bukura, nuk kisha parë një bukuri të tillë. Akoma nuk e dija se nga ishte. Sa iu afrova ajo më shtrin dorën dhe më prezantohet:
-Mirela Sala nga Tirana.
-Edmond Luti nga Saranda-i thashë me gjysmëzëri.
-Ua, nga Saranda. Sa më pëlqen qyteti juaj! Shkojmë në një bar këtu afër dhe bisedojmë, jemi apo s’jemi shokë kursi?-më qëlloi me pëllëmbë në krah, më shumë që të më hiqte ndrojtjen. Koha ishte shumë e bukur dhe rrugët të zhurmëshme. Zumë një tavolinë nga fundi i lulishtes. Magnetofoni i lokalit përhapte zërin e ëmbël të Albanos, që mua më pëlqente aq shumë.
-Edhe me porosi s’do e gjënim këtë këngë. I dedikohet qytetit tend të bukur-foli ajo me zërin jo më pak melodioz se i Albanos.
-Çfar dëshironi-ndërhyri kamarieri.
Mirela pa nga unë.
-Unë, një akullore.
-Atëhere, dy akullore e dy pasta-foli Mirela.
-Dega që ke filluar të pëlqen?-më pyeti Mirela.
-Jo dhe aq, dëshiroja për gazetari, por nuk donin prindërit, kam qenë nxënës i shkëlqyer në gjimnaz dhe kam shkruajtur në organe të ndryshme.
-Mos ke shkruajtur, para dy muajsh, te “Zëri i rinisë” një tregim për një vajzë që mbytet në det se nuk e lanë prindërit të martohej me atë që dashuronte?
-Po, ai tregim është ngjarje e vërtetë. E njihja atë vajzë, ishte bionde si ty, me sydeti. Dhe në atë det që e donte shumë, për atë që donte shumë i dha fund jetës.
Ajo më shikonte në sy e nuk po fliste. Befas në ata sy pashë dy pika loti si qelibarë. Edhe vetë e ndjeja se po lotoja. Ishte tregimi im i parë dhe ndjehesha i prekur që kishte gjetur vend edhe te kjo vajzë e bukur tiranase.
-Këtë tregim ma dha ta lexoja një shoqia ime, edhe ajo dashuronte një djalë, që nuk ia donte familja. Kur e lexova tregimin kam qarë tërë natën. E dëshiroja të të takoja, por as më shonte mëndja se do të takoheshim kështu. I rrespektoj shumë njerëzit e letrave. Oh, sa dëshirë kisha të shkruaja edhe vetë, por nuk më jepet fare. Për mua shkrimtarët janë njerëzit më të mire. Kam dashur të jem në shoqërinë e tyre, por nuk kam patur asnjë rast. Po të them se edhe pse studion për ekonomi, penën e krijuesit mos e hiq nga dora, mua do të më kesh gjithëmonë afër. Ndenjëm deri vonë. M’u lut ta shoqëroja deri në shtëpi. E shoqërova me kënaqësi. Të nesërmen kur hyra në klasë për të zenë vend, Mirela që kish hyrë para meje më ftoi të ulesha aty. Kështu u bëmë shokë bange. Në shkrimet e mia të mëvonëshme, Mirela ishte personazhi kryesor. Të gjithë na m,endonin të dashuruar, por ne nuk i kishim thenë gjë, deri disa muaj para mbarimit të universitetit. Duke e konsideruar shoqe as më shkonte ndër mend se ajo më dashuronte, kështuqë unë dashuroja një tjetër vajzë nga Vlora, një vit pasnesh. Një natë, mbas mbremjes së dëfrimit, kur morrëm rrugën për në shtëpinë e Mirelës, ajo, befas, më fut krahët në mes, më pushton e duke më pare në sy më thotë:
-Mondi, unë të dua shumë-dhe më puth tërë epsh në buzë. Humba në puthjet e saj. Ato çaste magjike i prishi zëri therrës i Dinores:
-Mos ia prish mendjen Mondit moj biondinë, se zemra jote kushedi për sa djem rreh njëherësh?!
Shtangëm. Dinoria rrinte dy hapa larg nesh.
-Largohu prej nesh!-i fola i përmbajtur.
-Po largohem, por mos u bëj pre e asaj, që ka qejf t’i vijnë gjithë meshkujt vërdallë. Boll u lodhe duke shkruajtur tregime e poezi për të. Shkruaj edhe për atë që kalon netët poshtë ballkoneve të konviktit…
U ndamë pa i thenë gjë njeri-tjetrit. Pas një jave niste sezoni i provimeve. Ditën e provimit të pare, Dinora i tha Mirelës se unë doja një vajzë nga Vlora. Gjithë sezonin e provimeve Mirela nuk më foli fare.

***
Kishin kaluar tre vjet e gjysmë. Unë erdha emigrant në Greqi. Me Mirelën nuk u takuam. Më telefonoi Dinora mbas kaq vjetësh. Sa hyra te “Amalia” përballem me siluetën e saj. Rrinte e ulur në kolltuk, me këmbën përmbi këmbë, po aq e bukur e provokuese si dikur. U çua dhe më puthi në të dyja faqet si të ishim kushërinj, apo shokë të ngushtë. Doja t’i flisja shumë, por ajo e kuptoi dhe më thotë:
-Së pari do të lexosh një letër të Mirelës, pastaj zbrazu me mua. Të kërkoj të falur për ç’kam bërë ndaj jush, por ishin vitet e egoizmit rinor ku dhe unë do të çmendesha nga gëzimi po t më kushtonte kush poezi-dhe nga xhepi i xhakaventos nxorri një zarf të madh ku shkruhej, me gërma kapitale, me ngjyrë të kuqe emëri im…
“ Mondi! Po mbushen katër vjet pa u pare. Katër vjet sa katër shekuj. Kur u ndava nga ty, për mua nuk kishte kuptim jeta. Të dashurova qysh ditën e pare që të takova, fundi i gushtit 1994, te gabina telefonike. Ti ishe i ndrojtur me mua, vije nga një qytet tjetër dhe nuk e njihje jetën e kryeqytetit, aq më tepër dëshirat e vajzave kryeqytetase. Darka e pare, te bari pranë universitetit, është më e paharruara për mua. Kisha shumë dëshirë të kisha një mik poet apo shkrimtar dhe kjo m’u plotësua kur nuk e prisja. Të njoha ty. Ti nga unë more frymëzimin edhe nxitjen në të shkruar dhe kjo më lumturonte se ndjeja që bëja një punë të mire. Të dashuroja pa e shprehur dashurinë. Pse? Se do të më merrje për ndonjë vajzë mëndjelehtë dhe nuk doja që të konsumohesha në dashurinë time, gjatë viteve të shkollës, kur vajzat nuk i marrin seriozisht lidhjet me meshkujt. Në katër vjet në bangë do të ishim aq të konsumuar po t’i shfaqeshim sa nuk do kishte më vlerë martesa. Ti e kishe të vështirë të më propozoje sepse ruaje një raport dogmatik midis dashurisë e shoqërisë, e cila buron nga edukata familjare dhe nga zakonet e trevave të Jugut. E kisha marrë vesh se ishe lidhur me Valbonën nga Vlora, ose më mire që ajo të dashuronte ty. Të më falësh por Valbonës i tregova sinqeritetin e ndjenjave që kisha unë për ty. I thashë që të doja prej katër vjetësh. Ajo as nuk u habit, as nuk më qortoi. Nuk i thashë që të largohej nga ty. Më vonë mora vesh se ajo është larguar nga ty dhe jeton e lumtur në Tiranë, e martuar me një tjetër. Edhe tek ne erdhi Dinora për të na ndarë. Ajo nuk mund të kuptonte ndjenjën time siç nuk mund të kuptonte stepjen tënde dhe lidhjen me Valbonën. Ndoshta koha të ka larguar nga unë, kurse mua më ka afruar edhe më shumë pranë teje. E nisa këtë letër më shumë që të të sqaroj e të mësoj diçka nga jeta jote. I kam lexuar shkrimet e tua nëpër gazeta. Më bëhet qejfi shumë që ke ecur përpara me zotësinë tënde. Unë jam njohur me një djalë. Është tre vjet më i madh se unë. Më do. Kështu duket me ato që thotë e bën për mua. Kemi një vitë që njihemi, por të të them një sekret: as që më ka puthur akoma. Dua kohë që të besoj në dashurinë e vërtetë. Jetoj për çdo ditë me puthjen tënde të parë. Atë puthje e kam rrënjosur thellë në zemër. E mbaj mend mire, ishte 24 maji i 1994-ës. Edhe ti ma ktheve të puthurën me të njëjtin zjarr. Sa u gëzova se mendoja se nuk dije të puthje.
Tashti që po të shkruaj nuk e di fatin e jetës suaj. Të lutem, nëpërmjet Dinores, më shkruaj në ke ndonjë shqetësim apo hall që mund të të ndihmoj. Për dy muaj mund të fejohem, ndaj e quaj si detyrim të marr edhe mendimin tuaj. Te kjo letër nuk mund t’i shpreh të gjitha, se ndruhem mos të lëndoj. Eh, jeta ka shumë të papritura, por kryesoria është se njeriu njëherë e vetëm njëherë dashuron me gjithë fuqinë e shpirtit. Për ty, Mirela.
Tiranë 5.1.1998
Ngrita sytë nga letra dhe pashë Dinoren. Ajo kishte kohë që më shikonte. Shikimi i saj shprehte sinqeritet e dashamirësi. Shumë vese femrat i heqin me kohën. U ngrit e më puthi si shok duke lotuar. Nuk e gjykova për ndërhyrjen fatale që na bëri në jetë. Doja që ta uroja edhe Mirelën për udhën e re të jetës, por…
Ika me vrap nga hoteli. Zëri i Dinores më vinte nga prapa si jehonë e largët, si të vinte nga ato vite shkollore…. Ishte zëri i saj apo një zë tjetër, që doja ta dëgjoja në ato çaste?…
Athinë, 23.1.1998
“Një dimër në atdhe është më i mirë se shumë pranvera në dhe të huaj.”



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30