Labirintet e Medeas
| Friday, 01.19.2007, 08:41 PM |  

Fragment


Ajo e urrente vjeshten. Jo se vjeshta i sillte ndonje ndjenje te vecante, perkundrazi. E urrente se nuk i sillte pothuajse asgje, pervec nje boshlleku te kobshem. Vjeshta vetem e perkedhelte me vetmine e saj, e puthte me buzet e ftohta prej vejushe. Ajo s'dinte pse i ishte krijuar ideja se vejushat kishin harruar te puthnin. E cuditshme qe ne nje mbremje te tille ajo te mendonte per puthjen e vjeshtes. Ne fund te fundit, ajo nuk e kishte pasur kurre nje problem te tille. E ema gjithmone i thoshte se, qe kur kishte ardhur ne bote, kishte marre pak nga dashuria e te tjereve.
Frynte nje ere e ftohte qe luante paksa me floket e strukur ne kapese, pastaj ngrinte cepat e pardesyse duke iu kapur pas mishit si nje oktapod qe nuk donte ta linte te shkonte gjekundi. I erdhi per te qeshur me ate krahasim qe i erdhi ne mendje. Fundja ideja se ishte prane detit dhe ndonje nga ato kafshe misterioze te pashfaqura te tij do ta ndiqte, do ta kapte dhe do ta perkedhelte me fshikullima dhjami si ndonje nga ata zyrtaret e kapur fort pas karrigeve burokratike. Ja, si ai thesi i fryre qe i kishte propozuar para ca ditesh. I kishte akoma ne mendje ata syte e tij si veze pate me rrathe te dhjamur poshte, me forma hene te thyer mbi uje qe e kishin bere per te vjelle. Megjithate...nuk kishte mundur ta refuzonte. Ai thes balene e dhjamur ishte pushteti dhe gjithcka ne kete bote i perulet atij, pavaresisht se kush e perfaqeson ate. Nje njeri i kulturuar apo nje kafshe me fytyre te shperfytyruar njeriu!
U afrua prane klubit te famshem te atij qyteti provincial dhe befas tymi qe ishte aty brenda i kujtoi se nuk kishte asnje cigare. Zhurma qe behej atje po e terhiqte si nje magnet i fuqishem. U fut ne klub me hapin e saj te sigurte qe i bente burrat te ndiheshin te pasigurte. Sapo hyri, ndju se zhurma u fashit ngadale si nje gjarper qe donte te fshihej poshte tavolinave te mbushura me gota, tavlla duhani, bishta cigaresh, madje edhe domino qe preheshin si te vdekura mbi to. E ndjeu se te gjithe syte e atyre burrave ishin ngulur mbi te. Dikush e pershendeti, dikush terhoqi nje karrige dhe e ftoi per t'u ulur, kurse nje tjeter qe mbante nje rreth floriri ne gisht e shikonte vjedhurazi duke lakmuar bukurine e saj.
- Medea, eja te pime nje gote! - i tha njeri rreze veshit. Ajo e shikoi duke buzeqeshur pa thene asnje fjale. Ai ishte nje djale rreth te njezetepesave me nje buzeqeshje feminore qe e beri Medean te ndiente nje dashuri prej nene. Ai djalosh i kujtoi Laerten e saj te embel qe ishte ne Tirane me studime. Nuk i pelqeu qe ai djalosh aq i njome t'i vardisej ne ate menyre. Shikoi veten ne nje nga pasqyrat e barit. I pelqeu! Per fat te keq, natyre e kishte pikturuar me durimin e mjeshterine me te madhe qe mund te kishte ne dispozicion. Ajo kishte marre petalet e trandafilit per t'ia bere buze, ujerat e Jonit per t'ia bere sy, krahet e shqiponjes per qerpike, rrezet e diellit per floke, shembellimin e hyjneshave te lara ne valet e detit per trup, aftesine e Aferdites per tundim! Si do te kishte qene jeta e saj po te kishte qene e shemtuar?! As qe donte ta mendonte. Baristi i ofroi nje gote martini duke i bere me shenje nga nje tavoline ku ishin ulur dy burra. Njerin e njihte, e kishte patur dikur shok klase. Kishte qene nje nga ato dashurite e saj fluturake kur ishte ndjere e rritur per te bere gjithcka qe i pelqente. AJo kapi goten pa medyshje dhe u nis drejt tyre. Ne goje iu formua si gjithmone ajo buzeqeshje qe i vriste te tjeret pak nga pak si nje ilac gjumendjelles.
- Eja Medea, te te prezantoj me nje mikun tim dhe banorin e ri te qytetit tone, - foli Landi duke tundur koken si me tallje. Medea ia nguli syte te porsaardhurit sikur donte ta lante ne syte e saj. Ai ishte nje djale rreth moshes se saj me nje fytyre te hequr sikur t'ia kishte kapur njeri nga poshte, Ai levizte gishtat ngadale mbi tavoline dhe asaj i shkoi ne mendje se ishte ndonje pianist i mbaruar.
- Kjo eshte nje mikja ime e femijerise, Medea. Ne keto momente te eshet afruar gjeja me e bukur e qytetit tone. Kurse ky eshte Arnest Begaj, shoku im i fakultetit, shkrimtar i degjuar tani, - foli perseri Landi kur vuri re se ajo kishte mbetur me goten ne dore si e ngrire. Fjala shkrimtar e habitit Medean. Ajo i mendonte ata si njerez qe kane nje bote te tyren dhe jo nje bote te perbashket me njerez si ajo. Deshi ta dinte ne i dukej e bukur. Donte te ishte e kendshme para nje shkrimtari. Po ai nuk i dukej si shkrimtar. Po si ishte? As si te tjeret nuk ishte. As si ata burra ne ate klub qe po e veshtronin me epsh. Ai kishte njeveshtrim te qete, te mbytur dikue ne trishtim te bute, por paksa te ftohte. Kete ftohtesi indiferente ia jepte ajo ngjyre gri e erret qe kishin syte e tij. Ajo zgjati doren dhe preku lekuren e tij te bute si te nje femije.
- Jam i lumtur te njoh nje grua kaq te bukur si ju Medea! Kjo do te thote se ne shkrimtaret nuk fantazojme kot kur pershkruajme bukurine femerore, - foli Arnesti duke shkoqitur fjalet, sikur te ishin rruaza te vendosura mbi qafen e saj. Ajo u skuq. Kishte vite pa u skuqur, madje ne kujtesen e saj sikur nuk ishte rendur asnje gje ne lidhje me kete fjale. Nuk dinte si te sillej, si te fliste. Ishte hera e pare qe ndodhej para nje klase te tille intelektualesh. Kishte njohur zyrtare nga te gjitha llojet: skuther, ulkonja e ujqer, por kurre nuk kishte takuar nje shkrimtar.
- Kenaqsia eshte imja, - foli ajo me ze te ulet, pastaj u ul ne karrige. Nuk ndihej rehat. I dukej vetja se ishte aq e rende se ai vend ku ishte ulur do te thyhej me dysh. Ngjyra e martinit iu duk si gjaku i saj i perzier me aventurat e vrullshme qe kishte kaluar gjate viteve te mbetura ne rrjetat e te kaluares.
- Perse keni ardhur ne qytetin tone tani qe sezoni i plazhit ka mbaruar? - i tha ajo pa ia hequr syte. Ai buzeqeshi. Ne mendje i vinin si ushtare te gjithe personazhet qe kishte krijuar, por asnje me bukurine e kesaj femre. Medea! Ku e kishte degjuar kete emer?! Vinte nga lashtesia apo nga modernizimi, nga pallate mbreterish apo nga gradaciela qe synojne qiejt, ishte yll hollivudi apo princeshe qe synon lumturine, ishte djall apo engjell, ishte cope deti apo qielli?!
- Mendoj qe ngjarjet e librit tim do te zhvillohen ketu ne Sarande, por nuk e njihja si qytet. Keshtu une gjate ketyre diteve do mundohem te njoh cdo cope toke e cdo pike uji te qytetit tuaj!
- Eshte e veshtire te njohesh nje qytet. Edhe per ne qe jetojme prej kaq kohesh ketu, ka dicka qe na duket e re, megjithese jemi munduar t'i veshim cdo vendi nje histori te vecante, nje cope jete nga ana jone. Ja, per shembull, detin qe kemi atje tutje me nje vizite do ta njohesh, por ai mban kaq shume mistere sa ti nuk mund t'i imagjinosh.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •