Ardian-Christian Kyçyku
| Wednesday, 05.02.2007, 05:13 PM |  

Ardian-Christian Kyçyku

Ardian-Christian Kyçyku u lind në Pogradec më 23 gusht 1969. Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega gjuhë-letërsi. Është doktor i shkencave filologjike, doktorant në teologji pranë Universitetit Shtetëror të Bukureshtit, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bukureshtit. Është, gjithashtu, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe i Central European Academy of Science and Art.

Ka botuar këta libra: “Në perandorinë e gurit”, roman shqip, 1993; “Viti kur u shpik mjellma”, roman i shkruar në rumanisht, 1997; “Mortët”, roman shqip, 1997; “E fshehta e ëmbël e marrëzisë”, përmbledhje me novela shkruar në rumanisht, 1998; “Nata pas vitit zero”, përmbledhje me novela shqip, 1998; “Një fis i lavdishëm e që jep shpirt”, roman i shkruar në rumanisht, 1998; “Përkthimi”, roman shqip, 1999; “Muza e Lojës”, trilogji shqip, 1999; “Lumenjtë e Saharasë”, roman shqip, 1999; “Hyu Epigon”, roman-ese shkruar në rumanisht, 2000; “Dashuri me shikim të fundit”, prozë rumanisht, 2000; “Oreksi për bukën e qiellit”, roman shqip, 2000, “Diva ose Ngrënësi i Luleve”, roman shqip, 2001; “Engjëjt e tepërt”, roman shqip, 2002; “Kristali dhe hienat”, roman shqip, 2002; “Trilogjia”, prozë e zgjedhur rumanisht, 710 faqe, 2002; “Një alfabet i poezisë shqipe”, antologji, 101 poetë shqiptarë në gjuhën rumune, 2003; “Koha e zëvendësve”, një dialog me poeten Iolanda Malamen për shpirtërimin shqiptar (2003); “Sy”, roman, 2004; “Si u pushtua Çmendustani”, prozë, 2004; “Shtetrrethim”, 2004.

Në kuadrin e arsimit universitar rumun jep lëndët: Elemente të kulturës dhe qytetërimit ballkanik, Gjuhësi e përgjithshme, Fenomeni Audio-vizual.
Ardian-Christian KYÇYKU është përfshirë në tri antologji të prozatorëve të shquar të Rumanisë, në fjalorin "Shkrimtarë rumunë të viteve '80-'90", në enciklopedinë "Who's Who in Romania" dhe në një histori të letërsisë rumune. Nga viti 1998 është bashkëthemelues dhe njëri nga drejtuesit e revistës dygjuhëshe (shqip e rumanisht) për kulturën dhe traditat evropiane "Haemus", që botohet në Bukuresht. Krijime të tij janë përkthyer në gjuhët hungarisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht e anglisht.
Është i martuar dhe bashkë me gruan e fëmijën, jeton në Bukuresht - Rumani.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •