Rifat Kukaj
| Tuesday, 06.19.2007, 10:52 PM |  

Rifat Kukaj u lind më 25 tetor në vitin 1938 në Tërstenik të Drenicës. U shkollua në Drenicë dhe në Prishtinë. Tre vjet punoi mësues në vendlindje për të kaluar pastaj në Redaksinë e Kulturës në Radio Prishtinë - redaktor i emisioneve për fëmijë. Që nga viti 1975 punon në Redaksinë e Botimeve “Rilindja" - redaktor i letërsisë për fëmijë.
Deri më tani ka botuar mbi dyzet vepra letrare. Romanet “Bardhi e Mirushja", “Rrasa e zogut", “Shkrepi i diellit", “Lepuri me pesë këmbë", “Vjollca magjike", “Zogu i bardhë", “Kokërrmeli e pilivesa", “Gjeli në kuvertë", “Xhuxhi nga xhuxhishta" etj. Vëllimet me poezi për fëmijë: “Gjerdani i blertë", “Lejlekët në luhaja", “Vallja e kallinjve", “Deti u bëftë kos", “Çka fshin dhelpra me bisht", “Pshurrani i gjyshit", “Shtegu i laureshave", “Trimëritë e karkalecit", “Zogu i Lasgushit" etj. Vëllimet me tregime: “Harmonika", “Përqafimet e njoma", “Rrëfenjëza", “Ujku me kamerë", “Djaloshi i zjarreve", “Elefanti që fluturonte" etj. Ka botuar edhe vëllimet me poezi për të rritur: “Nusja", “Qafa e Ujkonjës", “Njeriu që nuk mund të vdiste" etj.
Ka shkruar mbi tridhjetë vepra të dramatizuara si radiodrama, drama, pjesë teatrale njëaktëshe etj. Ka shkruar edhe skenarin për filmin artistik “Lepuri me pesë këmbë"
Ka përkthyer njëmbëdhjetë vepra letrare nga sllo-venishtja, serbishtja dhe kroatishja.
Për sukseset e arritura në lëmin e letërsisë është fitues i shumë çmimeve letrare siç janë: “Ismajl Qemajl Vlora"- Vlorë, “Oton Zhupaniçiç" - Lubjanë, “Ivan Goran Kovaçiq" - Zagreb, “Neven" - Beograd, “Zmaj" - Novi Sad, dhe “Shpërblimi i dhjetorit", Shpërblimi i nëntorit", “Ganimete Tërbeshi" - Prishtinë.
Vdiq në Ulqin me 11 Shtator 2005, u varros në vendlindje.



(Votes: 2 . Average: 2/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •