Naganti i Isa Buletinit
| Tuesday, 01.02.2007, 05:57 PM |  

Bënë udhë të gjatë
te ingilizi vinin
Ismail Qemali
Isa Buletini

Hynin dy shqiptarë
brenda në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.

Shqipëri e tyre
kish halle e mjera
armë zotërinj
regull, rinë te dera.

U ngrys luftëtari
sytë i shkrepën cikë
lëre diplomati
i tha me qerpikë.

Dhe ua la tek dera
Isa Buletini
poshtë nën brez, të voglës
sytë i shkrepëtinin.

Faqen vënë te trupi
veshin vënë te gjaku
je edhe për mua
thosh ajo së largu.

Hapat qetë e qetë
binin në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.

Herë-herë qerpikët
si gërshërë përplasnin
thua dritë të huaj
sytë nuk u qasnin.

Dhe tha lordi i madh
gjuhën duke zgjidhur
me humor të huaj
me një gaz të hidhur.

Ja dhe carmatosur
zotërinj shqiptarë
si kallkan i ngrirë
ngriu fjal e parë.

Pa nagantit sipër
brezit më si pritej
por nën brez e vogla
zu të hasharitej.

Mblidhte xixa zjarri
përmbi trup të bukur
priste luftëtarin
që ti thoshte "duku".

Sytë e diplomatit
zjarr të hidhur shkrepën
Isa Buletini
brrom nga brezi tjetrën.

Brrom aty përpara
mu te lordi pranë
"Madhëri Shqiptarin
kurrë s'e gjen pa armë".

Zbardhëlloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndritën malet tona
andej larg, tek ishin.

Qelqe e shandanë
dhanë dritë të ligë
Ismail Qemali
qeshi nën qerpikë.

Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.

Nxinte tytë e vogël
brenda nxinin halle...
Shqipëri e vogël
në tryezë të madhe.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •