Mengjes Kosove
| Friday, 03.02.2007, 06:06 PM |  

MËNGJES KOSOVE

Beqir Sina
New York, SHBA


BENSONHURST NY: Kohët e fundit shtëpia e botimit "albin" në Tiranë, botoi një duk veprash dhe krijimesh të poetit patriot, e atdhedashës, shkrimtarit Agim Shehu. 10 vëllime poetike - 5 proza e katër përkthime. Librat e Shehut; janë thesar dhe shkëndija frymëzimi tek të gjithë lexuesit shqiptaro-amerikanë, duke ju shtuar kështu një volum me libra. Libra me vlerë, në fondin e pasur të biblotekës dhe botimeve të autorëve shqiptarë, në vendlindje, e Diasporë.

Sipas, shkrimtarit, gazetarit e publicistit të mirënjohur të Diasporës, zotit Idriz Lamaj, thuhet, se: "Para 60 vjetësh doli në dritë "Poemi kosovar" i Dhimitër Paskos, i cili në Kosovë dhe në Shqipëri filloi të lexohet kjo lirisht, vetëm pas rënjes së komunizmit. Sot, kjo poemë e rendit autorin në mesin e poetve më të thellë të shpirtit kosovar. Vargu i thyer i kësaj poeme me mallkime e pasthirrma dhe me zanore të gjata fundore që oshëtijnë si shungullimë ortiqesh është shpresdhënëse për ardhmërinë e Kosovës, lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë."

Në këtë aurol shqiptarizmi e patriotizmi, për mendimin tim, po me të njëjtin motiv e forcë ndjenjash, sot, na vjen furishëm edhe poeti, Agim Shehu, me banim në Zvicer. Shehu, me këtë vëllim poetik me titull; "Mengjes Kosove" ka arrirrë t'i këndoi arterit kryesorë shqiptar - Kosovës së dashur - Kosovës martire, njësoj sikur t'i këndonte Presheves, Bujanovcit, Medvegjes, trojeve shqiptare në Mal të Zi, atyre në Maqedoni e në lotin shqiptarë në Çamëri. Poeti, Shehu, në këtë libër "Mengjes Kosove" shfaqet para lexuesit - me patos patriotik i frymëzuar nga tërsia e ndjenjave, që e përshkojnë veprën letrare: idetë e larta e të zjarrta që e përshkojnë këtë libër tek 60 poemat e këtij libri. "Mengjes Kosove", në njëfarë mënyre është ndjenja e brendëshme e një shqiptari patriot, që është i mbushur plot e përplot me ndenja të zjarrta dhe më frymëzim të lartë; ndjenja të fuqishme, që sot më teper se kurrë ndonjëherë e ngre peshë patritoizmin.

"Mengjes Kosove" njëri prej këtyre volumeve poetike të botuara nga shtëpia botuese "albin" me autor zotin Agim Shehu, sjell tek lexuesi ynë, një frymë të re në krijimtarinë shqiptare, atë të parandjenjës, të cilin autori i'a kushton me epos, përbëhet nga 150 faqe shqip të redaktuara nga Qazim Shemaj, Recezent është Koçi Petriti. Ballina e librit është vepër e piktorit shqiptar, Skënder Kamberi.

Poezitë e shkruara në të janë të shkruara me një stil të shumë të ëmbël lirik, të thjeshtë dhe mjaftë të qartë. Libri dallohet në këtë aspekt se është i lidhur me vargje të rimuara dhe me një stil që të kujton paska atë të rilindasve shqiptarë. Libri në një farë mënyre pasqyron të gjitha frymëzimet dhe brengat e autorit gjatë të gjitha viteve të jetës së tij. Malli ndaj çdo pjese të trungut ku flitet e këndohet shqip, është një tjetër leitmotiv i vjershave, eseve e tregimeve të tij gjatë gjithe jetës. Ndjenja e atdhedashurisë përshkon si një fill të gjitha veprat e Shehut.

Porsi nga zeri i Perendive
u zgjua kontinenti plak
nga cili ankth i tragjedive
sot mbi Kosove kulloi kaq gjak.

Ne cilen kohe jeton keshtu
ky popull si mbi rrjedhe ujvare
femijte kaq shekuj qiellin blu
e shohin mbi helmetat sllave

Dhe digjen strehet e shtepive
nga tym i tyre u thinj Zoti
tek syr'i nxjere i nje femije
permbys po rokulliset globi

...Bota u ngjeth nga ai gjak krimi
lideret tane pelegrine
lotet per ty nga mallengjimi
nxituan ti fshijne ne Athine

E tera zi mban zi per vdekjen
per foshnjat qe ti veshi zija
atdheu ame nen kenget greke
feston aheng... Miss Shqiperia.

Por mbi fantazmen e percarjes
fisnike dhe ne dite te zeze
ti perterin zene e te pareve
JEMI TE GJITHE NJE KOMB VELLEZER

Tek arkivoli yt vigan
qe drodhi kombin sot nga rrenja
partite e shkrehura po zgjaten
te mbushin baterite e rena.

Mbi arkivolin tend te madh
zinxhir i zgjatur-thike pas shpine
nxin kontabande e shtetit ame
qe lidhte Beograd-Athine.

Heronjte e rene ne vite thelle
kjo ore fati prane ti pruri
Azem Galica ka nxjere ballin
theret diku me ze Herkuli.

Leviz nje dege, zhurmon nje flete
e psheretin me ze te thate
Drenice, e bukura drenushe
ty kush guxon te vret kaq gjate.

Zenel Gjoleka armet mori
theret tek ecen me furi
Kosove Laberia ime
udhen nje hap e kam tek ti.

Dhe At Gjergj Fishta tek kendon
per shkjaun shkja e fisin fis
me rapsodite e tij nen sqetull
del nga nje mriz hyn tek nje plis.

Ti qe ke lind Shen Kostandinin
Ti qe ke rrit Niket Dardanin
Ne balle me himn te Krishterimit
Nen kembe plaget e Tiranit.

Shumë prej artikujve, poezive dhe eseve të tij, janë botuar në gazetat dhe në mediat shqiptare. Gazeta kombëtare Bota sot, është njëra prej gazetave shqiptare e cila ka pasuruar materialin me eset dhe poezitë e poetit atdhedashes e patriot Agim Shehu.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •