Trupim im i paqetë
| Friday, 02.02.2007, 07:52 PM |  

Trupi im hollak
i lartë në ujërat e Drinit të Bardhë
e Drinit të Zi,
i dridhur nga erërat e Kukësit tim,
i ligur nga vështrime me përçmim,
i ngrohur në vatra fshatare,
në stane me barinj,
i rropatur në male dhe hone,
i mrekulluar me fusha pjellore,
i shituar nga rrufetë
edhe në mot të kthjellët,
i ndjekur nga qentë,
i kafshuar nga qentë,
i papushuar as në zheg,
i dërrmuar nga fjalë e rëndë e shokut filan,
i shqetësuar nga sehirxhinjtë,
i poshtëruar nga delinxhinjtë,
i fyer edhe nga kushërinjtë,
i dënuar nga thashetheme,
i përgojuar kafeneve,
i miqësuar me rrjedhën e lumenjëve,
i dashuruar me heshtjen e pemëve,
i rraskapitur me rendje,
i tronditur nga dashja e mosdashja,
i troshitur nga nata,
i lagur nga shirat, një mijë herë i lagur,
i zbardhur nga borë e tetorit
e gjer tek e marsit,
i etur për dijet,
i tretur nga dridhjet,
i trembur nga hijet,
i përqeshur nga banaliteti -
trupi im,
i paqeti,
i rrëzuar përdhè,
i ngritur me force të re,
i mbushur gaz e vaj,
i rritur me shpresën pa skaj,
i rinuar nga dora miqësore,
i burrëruar nga heshtja e mençur,
i rrezuar prej fjalës së mirë,
i çliruar prej mendimit të lirë,
i mahnitur nga kënga,
i lumturuar nga ëndrra,
i ofruar nga dashuri të reja,
çelur në njerëz e dhera…
…trupi im i paqetë.

 Kukës, 1987



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •