Shpendi Sollaku
| Wednesday, 06.20.2007, 11:42 PM |  

Shpendi Sollaku Noè

Shpendi Sollaku Noè ka filluar të shkruajë dhe publikojë që në moshën 14 vjeçare. Gjatë veprimtarisë së tij si shkrimtar ai ka bashkëpunuar me revista dhe gazeta të njohura ndërkombëtare. Gjithashtu ka perkthyer krijime nga rusishtja dhe italishtja të : Tolstoj, Esenin, Ungaretti, Quasimodo, Pavese, Pascoli, Croce.

Shpendi i lindur në Lushnjë në vitin 1957, jeton në Itali që në Prill te 1992-ishit, ku gjeti mbrojtje si refugjat politik pas rënies së diktaturës. Sot ai, vazhdon të mbajë dy-shtetësinë (atë shqiptare dhe italiane), sepse për të Shqipëria do të mbetet vendlindja e tij, ku për vite 'luftoi' kundër diktaturës e më pas jetoi pasojat e saj shumë vjeçare.

Ne parathënien e shkruar poeti i madh italian Attilio Bertoluçi për librin e sh.s.noé-së "Të duartrokasësh Kaligolën"-(Applaudire Caligola).Jeta dhe veprimtaria e shkrimtarit tonë del mjaft mirë në këtë parathënie....



Shënime rreth jetës dhe aktivitetit të Shpendi Sollaku Noé

Sh.S.Noé është i njohur si poet, shkrimtar, politikan, profesor, kritik letrar ,gazetar investigator në fushën e korrupsionit të nomenklaturave shtetërore e të simbiozës së shteteve me kriminalitetin e organizuar. Noé është një organizatorët e udhëheqësit e parë të opozitës që,duke rrezikuar jetën ,bënë të mundur krollimin e komunizmit në Lindje;është nga botuesit pionierë të shtypit neodemokratik europiano-lindor; është i pari që denoncoi penetrimin e Mafia-s në Lindje dhe infiltrimin e kriminalitetit të organizuar në nomenklaturat shtetërore;është i pari që denoncoi luftën në Ballkan (sidomos në Bosnje e Kosovë) dhe parashikoi gjatësinë e zhvillimit të saj; është i pari që, kur Perëndimi duartrokiste fitoren e demokracisë në Lindje,ka paralajmëruar kthimin e shpejtë në fuqi të kriptokomunistëve. Noé u lind në Shqipëri më 3 prill 1957 në një familje nëpunësish. Kalon një fëmijëri të vështirë ngaqë, kur! !
ishte tre vjeç, babanë e tij , një monarkist , e dënojnë me burgim si "sabotator" të regjimit të Hoxhës. Familja e tij ,nëna dhe gjashtë fëmijë,në të cilën Noé është vëllai më i vogël , përjeton , përveç vështirësive ekonomike, dhunën psikologjike dhe terrorrin e luftës së klasave. Noé-ja i vogël jeton me dhimbje sekuestrimin e shtëpisë,përjashtimin nga shkolla të të vëllait,imitimin nëpër cepa rrugësh të prangave me duar të kryqëzuara nga bijtë e çensorëve. E ëma, mësuese, transferohet larg shtëpisë dhe është vëllai i madh që,edhe pse adoloshent, luan rolin e babait të shtëpisë ,që "i detyron" vëllezërit të lexojnë libra e të dëgjojnë muzikë klasike gjatë gjithë ditës, duke i shpëtuar mrekullisht më të vegjëlit prej konseguencave më të shëmtuara të emargjinacionit. Akoma fëmijë, Noé lexon libra "për të mëdhenj" dhe që herët fillon të shkruajë intensivisht madje të botojë. Provon tregi! min , novelën , dramën dhe poezinë. Në moshën katërmbëdhjetë v
jeçare fiton konkursin e muzikës në Tiranë,por s'mund të vazhdojë liceun artistik të Tiranës .Kthehet në qytetin e tij e frekuenton Gjimnazin klasik duke vazhduar të jetë i shkëlqyer në mësime;vijon të lexojë, shkruajë e, herë pas here, të botojë. Në të njëjtën kohë aktivizohet si aktor, këngëtar, libretist e "show-friend" e fillon të frekuentojë ambientet antiregjim. Gjatë periudhës së Gjimnazit organizohen dy seminarë kombëtarë për talentet e rinj me Noé-në dominues si autor e prezentator. Mbaron shkollën e mesme me nota të shkëlqyera ,por rrezikon të pëjashtohet nga provimet e pjekurisë për një palë pantallona "antikomuniste" dhe sepse këndonte në lulishte me një grup miqsh këngë të famshme kantautorësh të huaj .Rezultattet shumë të mira nuk i mjaftuan për të fituar të drejtën e vazhdimit të Universitetit. Për tre vjet rrjesht vijon dëshpërimisht të kërkojë të drejtën për të studiuar.Në moshën 18 vj! !
eçare përgatit librin e tij të parë pas botimeve në gazeta e revista.Shkrimtari i madh Ismail Kadare (prej vitit 1989 azilant politik në Francë), i shkruan shefit të Shtëpisë botuese "Naim Frashëri": "I dashur I... autori i këtyre vargjeve është një djalë me talent origjinal,ju kërkoj nëse është e mundur ,të bëj reçensionin e këtij libri". Kërkesa e Kadaresë u hodh poshtë. Gjithçka ishte e bukur për Kadarenë, për botuesin e regjimit ishte e shëmtuar . Librit të Noé-së iu mohua botimi dhe autorit iu bë presion të kthehej në klishenë tradicionale të realizmit socialist. Në vitin 1978,në sajë të ndërhyrjes energjike të Lidhjes së Shkrimtarëve e personalisht të presidentit të saj, poetit të madh Dritëro Agolli,pranë Hoxhës,Noé-së i njihet e drejta "jashtë kritereve" për të studiuar në gjuhë e letërsi. Por,i sapo i regjistruar në Universitet e postojnë në ishullin e Sazanit për të kryer shërbimin ushtarak si mar!!
inar për tre vjet,ku u detyrua të bëjë 12 orë shërbim në 24 or�
� e më pas punë të sforcuar për të hapur tunele! Në këtë periudhë, fshehurazi, ngaqë ushtarëve u ishte ndaluar me ligj të frekuentonin shkollën,duke rrezikuar arrestimin, Noé frekuenton në mënyrë klandestine leksionet duke mbaruar në pak muaj të gjitha provimet(vitin e parë - në pesë ditë:për të ishte normale të jepte dy provime në ditë,i ndodhte madje shpesh te shlyente edhe tre provime në ditë duke marrë notën maksimale). Në 1980 i vdes i ati, por oficerët nuk ia komunikuan .I lajmëruar nën zë nga një marinar postier, shkëputet në mesnatë nga Sazani me një anije transporti e arrin në shtëpi pak orë para varrimit .Kthimi në ishull ishte infernal:survejim special,punë tunelesh dhe prerje të lejes për të parë familjen. Është e ëma e moshuar, që, edhe pse e sëmurë,udhëton e i dërgon të birit literaturën e mohuar . I kthyer në liri në vitin 1982,Noé fillon punë si mësues në qytetin e Lushnjes,por meqenëse ësht! !
ë element i padëshiruar,e transferojnë në një nga fshatrat më të varfëra të Shqipërisë, në një shkollë të mesme ku studiojnë edhe bij të të burgosurve politikë. Nuk mund të ëndërrojë të bëhet këngëtar (zëri i regjistrohet nga sekretarët e partisë dhe i "ndalohet" si tepër perendimor) ;s'mund të bëhet as aktor.Në fshatin ku jep mësim ,Noé arrin të krijojë një grup talentësh të rinj (nxënës të tij) që arrijnë të botojnë deri në organet qëndrore duke e transformuar atë komunë në qendër provizore të lëvizjes letrare shkollore . Fillon ,dhe pse duke rrezikuar, të bëjë aktivë edhe bijtë e të të internuarve (akt rreptësisht i ndaluar prej regjimit).Fusha e luftës kundër regjimit në atë kohë ishte propaganda gojore.Në të njëjtën kohë përpiqet të botojë kritika, përkthime nga rusishtja e italishtja, poezi etj.;përgatit një përmbledhje me tregime, por më kot.Nuk i kthejnë asnjë përgjigje. Në vitin 1!!
985 vdes Hoxha.Trashëgimtari i tij, Alia, duke menduar që "e keqja"
do t'i vinte prej intelektualëve , krijon një klimë në dukje më të butë në trajtimin e shkrimtarëve dhe artistëve.Noé-në e transferojnë në Lushnje në gjimnazet kryesore të qytetit. Në vitin 1987 arrin më në fund të botojë librin "Mëzat e Kaltër" ,i çensuruar prej regjimit menjëherë pas botimit dhe i ribotuar pjesërisht në vitin 1988,me shumë faqe të grisura të poezive që nuk duhet të qarkullonin. Vitet 1989-1990 përfaqësojnë kthesën politike të Lindjes e shënojnë fillimin e epokës më pjellore të Noé-së. Në 1990 themelon Partinë e Vullnetit të Lirë (PVL) me intelektualë të tjerë të pakënaqur.Duke shikuar afërsinë me programin e PD-së, (në fillimet e saj Parti e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj), Noé kërkon të ndërhyje e të përfshihet në këtë parti bashkë me përkrahësit e tij.(Arsyeja kryesore ishte pamundësia ekonomike e PVL-së. )Duke konstatuar që në fillimet tradhëtinë e idealeve mbi të cil! !
at ishte themeluar Partia Demokratike, Noé dhe një pjesë e anëtarëve të kësaj organizate braktisin PD-në e shkojnë të forcojnë radhët e të të porsalindurës Parti Republikane. Noé zgjidhet anëtar i Komitetit drejtues të PR-së në të cilin bëhet shpejt personazh i spikatur duke influencuar në zgjidhjen e problemeve kryesore deri në zgjedhjen për dy herë të kryetarit të Partisë,e mënjanimin e rrymës së brendshme pro-Berisha. Njëkohësisht Noé drejton Partinë në rrethin e Lushnjes(serbator kryesor i Partisë Republikane)dhe merret me organizimin e republikanëve në rrethe të tjera të vendit. Në ato vite, veç politikës , Noé merret me gazetari. Themelon gazetën "Ora e Fjalës" dhe influencon imazhin e gazetës tjetër të opozitës "Republika". Shkruan shumë e shumë artikuj duke përdorur emra të ndryshëm. Njëkohësisht fusha e betejës për të nuk është vetëm lufta kundër komunizmit diktatorial,por sidomos monizmi i ri politi!!
k i përfaqësuar prej Partisë "Kriptokomuniste" Demokratike. Veç k�
�saj - infiltrimi i kriminalitetit të organizuar në nomenklaturat e Lindjes . Në mitingjet e artikujt Noé do t'i thoshte gjërat lakuriq duke rrezikuar jetën në atentate e duke u bërë pre e gjyqit të Tiranës, në prill 1992. I tradhëtuar në ideale dhe i ndodhur i pambrojtur, për të shpëtuar veten dhe familjen (të shoqen prokurore dhe djalin), si mbetet gjë tjetër veç kërkimit të azilit politik në Itali. (Familja e Noé-së është e vetmja të cilës i është njohur azili politik në Itali në vitin 1992,pas të ashtuquajturës "fitore të demokracisë në Lindje"). Me intervistat,artikujt dhe librat e botuar ,me fjalimet në piaca e teatro italiane, Noé është i pari që dha alarmin për gjithçka që po ndodhte dhe veçanërisht për të ardhmen e Shqipërisë,të Ballkanit e të Lindjes evropiane. Në Itali,ka botuar "Mbretëria e gjërave të ndaluara" (Dismisuratesti, 1995) , "Të duartrokasësh Kaligolën" (Firenze Libri,1997), "Me kryq mbi shp! !
inë për në Galilea" (Libroitaliano,1999),"Kulumbia e Ballkanit"(B.N. ,1994),"Shekulli i shkurtër ballkanik" (B.N. 1994),"Murus Noster"(B.N. 2007).Ka botuar gjithashtu përkthimet rikrijime në italisht të Lahollit ,Gjermani-Shqiperi("Suicidio delle foglie" -Dismisuratesti,1995) dhe të Abazit,Suedi -Kosovë("Folle destino", Dismisuratesti , 1996). Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij është shkruar në italisht e shqip dhe librat janë ilustruar nga vetë autori(kopertina,murales e fotopoezi). Krijimtaria e tij ka gjetur përkthime në gjermanisht, suedisht , anglisht etj. dhe është botuar në Gjermani,Zvicër, Austri,SHBA,Indi, Japoni etj.Vargjet e tij janë përfshirë edhe në antologji botërore në gjermanisht e anglisht. Rreth krijimtarisë së Noé -së kanë shkruar gazeta të rëndësishme italiane si "Il Messaggero", "Il tempo", "Ciociaria oggi", "Gazzeta di Parma", "CIR-s Notizie", "Alto Adige" ,"La Nazione","Il Tirreno" etj, ; ajo është prezantu!!
ar nga personazhe të rëndësishëm të letërsisë e të politikës
italiane , nga drejtuesit kombëtarë të Amnesty International në Romë,tek Gianfranco Fini etj. Pë t'u përmendur intervistat e rëndësishme dhënë herë pas here në kanalet televizive të RAI-t, Mediaset -it, TVN , RTTR, GBR etj.si dhe jehona e bërë nga këto kanale dhe radioja kombëtare italiane për krijimtarinë dhe personalitetin e Noé-së.

Attilio Bertolucci


Përktheu nga italishtja 'sidni8'



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)
  • ***  (06.20.2007)



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •