Populli i Harruar
| Thursday, 06.21.2007, 09:09 PM |  

Kosova ishte nje lugine magjike me lumenje e burime, uji i se cileve  kishte aftesi sheruese, drunjet ishin plote me mjalte, pemet perplote me  fryte te jashtezakonshme dhe lulet  lulezonin gjate kater stineve.  Banore e  Kosoves kurre nuk dinin per lodhje, plogshtim apo semundje.  Ata cilsoheshin  te forte si qeliku dhe te shendoshe si dielli.  Vdekja i prekte vetem nga  pleqeria e pashmangshme.  Kosovaret njiheshin si Shqiptare te cilet e qmonin  dhe donin lirine mbi cdo gje.  Ata nuk njihnin asgje qe mund t'i kundervihej  asaj.  Ishin banore aq te lashte te Kosoves sa qe askush num mbante ne mend  se a kishin jetuar ata dikah tjeter pos aty.
        Popujte qe jetonin perreth Kosoves ia kishin zili kesaj toke dhe e  lakmonin per vetvete.  Pas nje kohe ne Kosove filluan te duken ca barbare te  quditshem qe kerkonin ndihme.  Ne fillim ata kerkuan ujra sheruese, pastaj  kerkuan pak mjalte, e me pas ca lule e papritmas, pa kluar shum kohe, filluan  te jetojne aty.
        Mjalta ishte e vetmja gje qe ne se shumti i ngacmonte ardhacaket meqe  ajo krijohej ne drunje e cdohere ishte e gatshme.  Ata as qe leviznin nga  vendi per tu sherbyer me te, sepse shqipetaret ishin ata te cilet iu sjellnin  mjalten perpara e cila mbetej vetem te futej ne gojen e tyre dhe te  gelltitej.  Kerkesat e barbareve per tu sherbyer nga Shqiptaret sa vinin e  shtoheshin.
        Shqipetaret, duke qene nga natyra mikeprites dhe paqesore, i pranuan  ardhacaket me duar te hapura ne vatrat e tyre dhe iu ndihmuan me tere  shpirtin.  Ata shpresonin se barbaret do te ngrejne mjalte, dhe pijne ujra  sherues aq sa iu nevojitet per tu forcuar e pastaj do te kthehen andej kah  kishin ardhur.  Por ata kishin ardhur prej vendeve gurore ku asgje nuk rritej  dhe as qe iu shkonte ne skaj te mendjes te ktheheshin.  Kosova per ta ishte  parajse me mbare begatite e saja te pafund natyrore.
        Me kalimin e kohes ata me teper e me teper gjenin kenaqsi dhe defrim  ne lumenje, ne mjalte dhe vete vendin ashtu qe filluan t'i frikesojne  Shqipetaret e Kosoves.  Pa kaluar shum kohe barbaret i ftuan mbare vllezerit  dhe motrat e tyre per t'iu bashkuar atyre ne luginen e paqes e bukurise.   Plani i barbareve ishte ne sa vijone; Se pari te vijne ne luginen e Kosoves,  te vendosen aty e pastaj te mesojne msheftesite e vendit si dhe banoreve.
Pasi qe pasurohen me tere diturine e lakmuar, t'i shfarosin Shqipetaret nje  nga nje, e ma ne fund token e dhuntise dhe begatise ta pervetsojne per vete.   Por ate cka ata nuk dinin ishte se Kosova ishte toke qe merte fryme dhe  gllaberonte cdokend qe e keqperdorte ate. Shqipetaret e njihnin mire  shenjtesine e tokes se tyre prandaj ata e donin dhe kujdeseshine per te me  teper se per jeten e tyre.  Si shperblim toka iu dhuronte atyre te gjitha  begatite e veta.
        Kur nje numer i madhe i barbarebe e zaptuan Kosoven, aroganca dhe  pertacia e tyre i trazuan regullat e tokes e te lumejve.  Pyjet u prene e u  djegen.  Shpellat u mbyllen me gurina e toka refuzoi te jap me fryte.  Cdo  gje cka ishte e bukur dhe e dhuruar nga Perendia ata e shendruan ne shkreti.   Shqipetaret prisnin kohen kur toka do te hakmirej. Barbaret laheshin ne  lumenje kur larja ishte e ndaluar, hudhnin mbeturina ne lumenje dhe ne toke,  te mirat e popullit si dhe ato te natyres u vodhen dhe u pervodhen.  Por, ate  cka Kosovaret nuk e shihnin dhe diktonin ishte se Barbaret ne te njejten kohe  iu vodhen atyre lirine dhe token.
        Askush nuk dinte se sa gjate barbaret e perdhunuan token e Kosoves  dhe popullin e saj, por, nje dite papritmas, toka e nderroi ngjyren ne te  kuqe.  Shqipetaret e dinin se dita e hakmarjes kishte ardhur dhe se toka do  ta denonte fajtorin. Por ata kishin ra ne pike te hallit se si do ta mbrojne  veten meqe nje gje tetille nuk e kishin patur rastin te bejne me pare.  Nese  ata do ti akuzonin barbaret per ndyrjen dhe keqperdorimin e tokes, toka do te  jete ajo qe do t'i pyet perse Shqiptaret e lejuan nje gje te tille.  Nese ata   do te mbrohen me te verten se nuk paten kurrefare mundesi per t'i penguar,  faji perseri do te bie mbi ta.
        Ne kete apo ne ate menyre veshtire e kishin ta thonin te verteten e  cila ishte perdredh dhe e pergenjeshtruar me aq mjeshtri.  Pafajsia dhe  besimi i Shqiptareve ne te miren i kishte zene ne kurthe e "ruugedalja" e  vetme ishte humbja e lirise dhe e tokes se tyre.
        Toka pastaj, u shendrua ne ngjyre te kuqe qe dukej si nje top zjari.  Nga nje eksplodim i tmershem ajo u nda ne dysh e ne mes te lumenjeve u krujua  nje e carre e madhe.
        Se pari nga brendia e tokes dalengadale u ngrite nje mjegulle e  pastaj nje shtatore e gjate qe nuk i gjasonte as femres e as meshkullit por  nje druri me koke.  Ajo ishte e mbuluar me nje vele bardhe e zi te sterpikur  me njolla te kuqe te cilat dukeshin si pika gjaku.
        "Cka i beret keshtu tokes sime?" pyeti shtatorja.
        Barbaret rene ne gjunje dhe filluan t'i derdhin lotet.
        "Asgje nuk i kemi bere, Madheria e juaj, asgje.  Ne ketu jemi  mysafire e asgje tjeter.  Ne nuk dijme asgje per token tuaj."
        Shqipetaret te qete kryelarte veshtronin se si barbaret thurnin  genjeshtrat e tyre.  Pastaj shtatorja iu drejtua Shqiptarve me te njejten  pyetje.  Por asnje pergjegje nuk doli nga goja e tyre.  Me pase shtatorja u  pervidhe shtatedhjete e shtate here dhe that.
        " Une e dije te verteten por deshta ta degjoj  prej jush."
        Te dy palet shiquan njeri tjetrin drejte ne sy. Barbaret kishin  shfrytzuar te mirat qe nuk iu takonin atyre pa asnje ndjenje fajesije meqe iu  ishte lejuar nje gje e tille...Ata pa fije turpi bredhnin poshte e larte duke  e trazuar jeten e tjerve, duke i dhunuar grate e tjerve para syve te botes, e  mu nje gje te tille perpiqeshin ta benin me grate e Shqiptarve.  Ata tentonin  t'iu vjedhnin Shqiptarve cdo gje te mundshme si dhe vete endrat.
        Shqiptaret kure me pare nuk ishin sprovuar ne kete menyre dhe nuk  dinin se si ta perdornin diturine e tyre per t'i dalur ne krye te ligave qe  burronin nga barbaret.  Ata jetonin me virtytet, doket dhe zakonet e tyre qe  sic dukej ishin me te vjetra se vet malet.  Besa, mikpritja dhe miresia e  tyre ishin te njohura pertej kufijve te dheur te tyre.  Se njerzit e tille te  eger si barbaret ekzistonin ishte nje qudi dhe befasi e madhe per ta.
        Shtatorja pa levizur dhe e heshtur priste pergjegjen e pastaj iu  drejtua Shqiptarve.
        "Populli im, perse i lejuat keta njerez keta njerez ta shkelin token  time te shenjte? "
        Shqiptaret nuk e qelen gojen.  Si do ta mbranin ata veten? Te thonin  se lejuan nje gje te tille ne emer te meshires.  E meshira e tyre tani i  solli ata ne shkatrim cdo pergjegje e tyre pos heshtjes do te dukej torollake.
        "Populli im, kush e shkreterroi token time?" Shtatorja tani iu  drejtua barbareve.
        Barbaret pasi moren pak shpirt kur ajo i quajti ata "Populli im" u  pergjegjen me buzeqeshje.
        "Shqipetaret, Hyjnija e juaj e mbaredijtur e bene ate.  Ata kane  bishta te cilet nuk ju shifen.  Ata i ngrehin bishtat e tyre neper toke dhe  ashtu e ndytsojne ate, e kur jane ne pranin e te tjereve i mshefin bishtat me  mjeshtri.  Ne jemi deshmitare.  Kurre perpara dhe askund tjeter nuk kemi pare  njerez me bishta si ketu.  Keta jane te vetmit."  E perfunduan barbaret me  nje ze duke u betuar se e folnin te verteten.
        Shtatorja Pastaj zbuloi doren e saj nga velo bardhe e zi me njolla te  kuqe dhe nga thellsite e tokes nxorri nje vashez te posalindur.
        "Emri i saj eshte Lirije" that ajo duke ia dorezuar ate Shqipetareve.
        "Me tregoni se cka do te beni me te."
        Nga e njejta thellsi ajo e nxori nje djalosh te posalindur.
        "Emri i tij eshte Liridon,"  tha ajo duke ia dhene ate barbareve.
        "Me tregoni se cka do te beni me te. Une do te kthehem pas shtate  mije e shtatedhjete e shtate diteve. Dhe Kosova do ti takon fituesit," tha  ajo dhe u zhduk ne thellsit e pafund te tokes.
        Te dy palet shkuan ne shtepite e tyre per ta vazhduar jeten.   Barbaret nuk punshonin dite e nate se menduari se si ta fitojne Kosoven.
        Ata vendosen ta zvoglonin numrin e Shqiptarve duke i torturuar dhe  keqperdoruar nje pas nje gjersa ti zhdukin krejtesisht nga faqja e dheut.   Nese Barbareve nje gje e tille do t'ju shkonte per dore, toka e Kosoves pa  dyshim do te behet e tyre;  e fitues do te shpallen ata.  Barbaret vendosen  ta rrisine Liridonin duke e ushqyer ate me mendime te tilla shtu qe kur ai te  rritet do te behet udheheqesi i tyre.
        Shqipetaret, ne anen tjeter nuk e ushqenin koken e tyre me kurrefare  mendimesh.  Ajo ishte toka dhe vendi i tyre e toka e dinte ate shume mire.   Duke besuar se nje dite e verteta del ne shesh ata vazhduan t'i mbrojne  virtytet dhe besimet e tyre me dashuri e perkushtim.  Ata e rriten Lirijen me  kujdese dhe dashuri te veqante, dhe e njoftuan ate me pasurite e tokes duke e  mesuar se si ta nderon.
        Shqipetaret e dinin nje gje shum mire, ate cka barbaret nuk e dinin  se, cdo shtateqind e shtatedhjete e shtate vjet nje dimer i rende e kaplonte  Kosoven, saqe edhe guret i bente te pelcasin nga acari.  Kosovaret i dinin  msheftesite per mbijetuar ate dimer qe dukej se nuk kishte fund.  Ata poashtu  dinin se barbaret nuk do t'i shpetojne dimrit te tille.
        Barbareve as qe iu shkonte nder mend se stinet mund te ndrronin.  Pos  defrimeve dhe qejfit se cilave iu kishin perkushtuar me tere qenjen e tyre,  si dhe mesimit te birit te tyre Liridonit per t'ia zhvilluar aftesite e reja  vrasese, ata nuk mund te mendonin per dic tjeter.
        "Degjo," ata i thonin Liridonit, " ne s'mund te lejojme dhuntia yte  te shkoi huq ne zenjen e lepujve dhe kitrave.  Pse nuk po ia fillon t'i  ushtrosh aftesite e tua ne Shqiptaret.  Pos se gjithash numri i tyre eshte me  i madh se i vet lepujve."
        Ata e mesuan dhe e sterviten ate se si ta perdore shigjeten, se si te  helmon njerzit, se si te vjedhe, te dhunoj e me ne fund se si te vrase.   Mbare keto aftesi ai duhej t'i perdori ne Shqiptaret e gjumosur.  E pastaj  barbaret do te mund te kremtojne fitoret e tyre ne Kosoven e pushtuar.
        Liridoni e kaloi cdo sprovim me besnikri.  Me ne fund ai mesoi te  pije raki, te haj mish derri te gjalle, t'i  dhunoi femrat para syve te te  tjerve, to lual bixhoz dhe te meshefi  kufomat e viktimave te tij duke ia  mveshur fajin elementeve jo existuese.  Ai zbuloi se asgje s'ishte me lehte  se shfarosja e Shqiptarve.
        Barbaret vazhduan t'i zbatojne planet e tyre: t'i zhdukin mbare  Shqiptaret perveq Lirijes, ajo duhej ti takone Liridonit.  Bukuria e saj  ishte e dalluar dhe e pashoqe.  Ishte bukuri e heshtjes se amshueshme.  Por,  para se t'ia fillonin vrasjeve te paramenduara, ata sollen vendimin qe ato te  ndodhin para syve te popujve te vendeve te tjera.  Keshtu, ata derguan  kasnecet e tyre ne kater anet e botes me mesazhin: "Ne jemi ne rezik.   Njerezit me bishta na kane zaptuar token tone te begatshme.  Ata jane nje  fare race e ralle dhe e rezikshme.  Bota nuk ka pare krijesa te tilla.  Ata  po na shkaktojne ankthe dhe ngasherime.  Ju lutem na ndihmoni ta shpetojme  token nga keta njerez.  Ata po shumohen me shpejte se fara e hithit, e se  shpejti do ta kaplojne boten mbare.  Ne jemi ne rezik per t'i fituar edhe vet  bishtat. Ju lutem na dnihmoni."
        Kasnecet e barbareve ftuan vezhguesit e te gjitha mbreterive qe te  vijne ne Kosove per t'i pare njerzit me bishta dhe per t'i deshmuar vuajtjet  e tyre.  Sic flitej, te gjitha mbreterite derguan lordet e tyre ne token e  shenjet te Kosoves te pushtuar nga njerzit me bishta.  Kur vizitoret me ne  fund arrijten, barbaret se pari i gostiten me te gjitha te mirat e mundshme,  i dehen mire e pastaj ua leshuan grate e tyre qe t'i argetojne me pasione te  shfrenuara. Me ne fund nikoqiret iu presentuan mysafirve Shqiptaret te cilet  ishin duke e punuar token, grate e te cileve ushqenin foshnjet ne gji.   Femijet duke ku ndihmuar babajve te tyre te rindertojne ate cka barbaret  kishin shkatruar.
        "A po jo shifni bishtata?" pyeten barbaret.  "Ato bishta po iu rriten  aq shume, sa qe aty ku po e prekin token bari nuk po bihet me."
        "Shih, shih, kurre nuk paskem pare njerez te tille me bishta. Sa te  neveritshem e te friksuar.  Sa te gjate e te ndyte bishtat e tyre qenkan,"  lordet e mbreterive pohonin pa pare ne te vertete asgje, por vetem e vetem  per t'iu bere qejfin nikoqireve.
        Ne fund, kur vizita e tyre perfundoi, ata ia dhane Liridonit dhe  barbareve lejen per ta shfarosur popullin me bishta.
        "Vrajini te gjithe,"  thane ata me vendosmeri ne mledhjen e mshefte."  Askush nuk ka nevoje per ta, e as na vete.  As neve e askujte, keta njerez me  bishta nuk do t'i hujne ne perdorim.  Ata memzi po i ngrehin bishtat e tyre."
        Barbaret me nje ze u pajtuan dhe kur pane se edhe te tjeret bene nje  gje te tille, u shliruan. Ne kete menyre atyre iu shkoi per dore ta japin me  sukses provimin e dredhnise dhe dinakerise.
        Pasi qe mysafiret shkuan, barbaret ia filluam misionit te tyre.  Meqe  numri i tyre nuk ishte aq i madhe, ata friksoheshin t'i zbatojne vrasjet  haptazi, ashtu qe ata shfrytzonin rastin kur Shqiptaret ishin ne gjum.  Kur  ata ia dolen ne krye t'i dobesojne forcat e kufizuara te Shqiptarve, ata i  okupuan malet, bjeshket, lumenjte, burrimet dhe rruget.  Tejkalimi i rrugeve  si dhe pirja e ujit u ndalua per cdokend.  Barbaret helmonin femijet me nje  gaz te panjohur qe e nxjernin nga thellesite e tokes.  I dhunuan grate dhe  femijte, byten, prene dhe masakruan jo vetem njerzit por edhe mbare token.
        Shqiptaret perpiqeshin te duronin meqe Dimri i Madhe afrohej.  Ata  shpresonin se nese do te shpetonin do te mbijetonin dimrin e ashper.

        Gjate kesaj seance te njeanshme, nje dite, Liridoni duke u kthyer ne  shtepi pas gjyetise me koken e ariut nen sjetull, e takoi Liriejen e cila  ishte duke mledhur lule ne fushe.  E veshur me fustan te bardhe, e kredhur ne  mendime ajo dukej si nje engjellushe e humbur ne fushen plotngjyreshe.
        "Sa e hijshme qe je!" tha ai duke iu afrua nga prapa.  Ajo u trondit  nga prania e tij dhe u tmerrua nga koka e ariut.
        "A din ti kush jame une?" E pyeti Liridoni.
        Edhe pse ajo e dinte se kush ishte ai, nuk u pergjegj.
        "Ja mere kete," tha ai duke ia ofruar asaj koken e arriut," dhurate  prej meje."
        "Jo, te falemnderit," u pergjegj ajo. "Vdekja nuk me sjelle kenaqsi."
        " Por e dashur," vazhdoi ai, "Kjo s'eshte vdekje.  Kjo eshte fuqija e  bukurise e cila duhet te pushtohet."
        "Per mua jeta eshte bukuri."  Tha Lirija para se te largohej.
        Ate nate Liridonin nuk e more gjumi tere naten.  Gulfitej nga  terbimi.  Ai nuk mund te besonte se si ishte e mundur qe populli i tije akoma  nuk arrijti ta bente Lirijen tijen.  Ai nuk mun te kuptonte se cka ata  pritnin.  Liridoni ishte si femij lastuc qe cdo gje qe donte ose lakmonte e  donte tia sjellnin pernjeherit.  Por ate cka ai nuk kuptonte ishte se populli  i tij planifikonte t'ia sjellnin Lirijen atij, por se pari donin to  shfarosnin mbare Shqiptaret, ashtu qe asnje shpirt i gjalle te mos mbetej per  t'i akuzuar apo ndjekur eliminuesin.  Nese ata deshironin ta sundonin Kosoven  perhere, ky plan sipas tyre duhej te zbatohej me maturi dhe perpikeri.  E  gjersa Lirija ishte e lire populli i saje nuk do te dyshonte  ne pregaditjen  e ndonje krimi nga barbaret.  Gjersa ajo merte fryme ata Shqiptaret  shpresonin se nje dite do te kurorezohen me fitore.  Por, durimi i Liridonit  ishte i shkurte.  Ai me cdo kushte dhe sa me pare e deshironte Lirjen prane  vedit.  Barbaret, nje nate u detyruan ta grabisnin Lirijed dhe t'ia sjellin  atij.
        "A do behesh e imja?" Liridoni e pyeti ate me kureshtje.
        "Jo!" u pergjegj ajo prerazi dhe ftohtesisht. "Me pare do vdisja si  ariu yte se sa te behem e jotja."
        "Do te beje timen me deshiren tende" tha ai.  "Do te me lusish ne  gjunje te behesh e imja kur do te shohish se cka do t'i beje popullit tende."
        Pas kesaj orvatje te deshtuar ai dha urdherin qe Liria te vehen ne  prangat me te renda dhe te varoset shtate kate nen toke. Kur puna do te  kryhej me popullin e saj, atehere ai me ngadalesi dhe me lezet do ta  nenshtron ate.
        Liridoni me krenari e sendertoi planin e tij te fundit: Ai ndertoi  kurtha mijshe, dhejete-mije here me te medha se ato te mijve. Kur i dha fund  vepres se vet, kurtha dukej si nje labirinth me mure te tejdukshme.  Ai e  vendosi ate mu ne mes te Kosoves, i besimit se tere Kosovaret do te zihen ne   te.  Shqipetaret nuk ia mbushnin syrin atij si njerez te zgjuet ashtuqe sipas  tij ata lehte do te bijne ne te, bile pa e hetuar ate fare.  Keshtu shumica  prej tyre do te vdesin vetvetiu.  Liridoni nuk kishte durim te shpenzonte  shum kohe as ne pasionin e tij, qe ishte vrasja.
        Por, mu ne kohen kur ai e vendosi kurthen, papritmas Dimri i Madhe ia  behu dhe e kaploi Kosoven mbare.  Kosovaret qe kishin patur fatin t'i  shpetonin vdekjes ishin pregaditur pa humbur kohen.  Per tu mbrojtur nga  acari ata e kishin lyer trupin e tyre me nje shtrese dyelli dhe te tubuar  ashut dolen ne mes te fushes se Kosoves  te rrethuar nga kurtha e zbrazet,  per ta pershendetur Dimrin.
        Dimri i ashper ngriu cdo gje, bile edhe vet ajrin dhe zogjet ne  fluturim.  Barbaret, duke pare se cka po ndodhte, menjehere iu hypen  karrocave dhe filluan te ikin.  Ata te cilet kishin mbetur prapa ishin ngrire  apo ne ikje e siper ishin zene ne kurthen e tyre.  Kur barbaret u larguan mbi  Kosoven asnje ze nuk u degjua me.  Pastaj bora billoi te bie.
        "Do te kthehemi kur dimri do te mere fund," Liridoni i premtoi  popullit te vet para se ata te largoheshin.
        Kur barbaret kaluan bjeshket dhe arrijten ne trojet e tyre te  verteta, asgje nuk kishte nderruar.  Gurinat dhe shkambijte ishin duke i  pritur zoterinjte e tyre per tu kthyer.  Ata u vendosen ne shtepite e tyre  dhe vazhduan te jetojne si me pare duke pritur qe Dimri i Madhe te kaloj dhe  atehere te kthehen ne token e tyre te mjaltit.
        Lirija akoma gjendej shtate kate nen toke, e lidhur ne pranga te  renda, e veshur ne robe te leckosura, e rahur dhe e torturuar gjer ne prag te  vdekjes.  Ajo ishte vendosur ne nje ode hekurinash te ftohet, ku vetem mijte  mund gjalleronin.  Ajo flente ne kembe dhe priste qe nje dite ardhmeria e saj  te vendosej.  Nje nate ajo pa nje ender:
                Ne pike te nates binte bore.  Jashte cdo gje ishte  mbeshtjellur ne te kalter.  Malet e Kosoves, dhe ajo mbare, si dhe vete  populli i saje, cdo gje, ishte ngjyrosur ne te kalter. Lirija ecte neper  male, ne drejtim te shtepise se saj duke e ndie vedin si nje fjolle bore.  Papritmas, bora dhe yjte qe rane nga qieli e qendisen dhe e stolisen fustanin  e saje te nusnise.  Ajo vazhdoi se ecuri pa te ndale gjersa arrijti ne Kosove  nee hyrjen e se ciles nje dere prej kristalesh te kalter ishte ndertuar.
        Nje muzike e lehte si cicerime zogjesh degjohej nga brenda.  Dera u  hap ane e mbane e nje kale i bardhe, balli i se cilit shkelqente si hena e  plote iu afrua asaj.  Lirija i hypi kalit dhe se bashku ia behen kah brendia  e lugines ku populli i saj ishte duke e pritur.
Ata te gjithe mbanin ne duar femijet e tyre te posalindur.  Populli iu lut  asaj qe t'i prek femijte me dore te saj.  Duke kaluar, Lirija i vente nga nje  ylle ne balle te gjdo femije.  E pastaj ajo iu drejtua popullit te vet qe dukej sikur zhdukeshin ne bore, dhe ofshau:
        "O, populli im, populli im. Ja, u ktheva ne shtepi."
         Atehere, nga dikaj Lirija degjoj zerin e Liridonin duke thene:
        "Largohu nga aty.  Ai eshte vendi im, toka ime.  Largohu.  Ajo eshte  toka im."
        Pas kesaj Lirija nxitoj per ta mbyllur deren dhe tha:
        "Askush nuk do ta na trazoj me ketu.  Me mbani ketu."
        Populli i cili dukej se ishte krijuar nga mjegulla ngadale filloi t  ezhduket.  Hena dukej se ishte deshmitarja e vetme e piktures se kalter dhe  te zbrazet ne te cilen Lirija ecte e vetmuar duke kerkuar popullin e vet.
        Lirija u zgjua nga gjumi me lot ne sy dhe me malle te pakufijshem per  shtepi.
        Pas kesaj enderre, Lirija u semua rende.  Asgje nuk e mbrante ne jete  me.  E tere fuqia e kishte leshura.  Nje semundje e panjohur e kishte kapluar  per te cilen askush nuk dinte se nga vinte.  Kush e prekte ate, apo  i  afrohej ose vetem e shiqonte, vdiste mu ne vend.  Semundja nga e cila ajo  lengonte ishte shetesuese dhe e tmerruese.
        Nje dite nje njeri i quditshem hyri ne dhomen e saje.  Trupi i tije  ishte i mbeshtjellur ne qarshaf te bardhe.  Ai nxori thiken dhe zuri t'i  prere zingjiret rreth fytit dhe trupit te Lirijes.
        "Kush je ti?" e pyeti ajo e befasuar nga se vdekja nuk e preki ate si  te tjeret.
        "Une jame Qendrimi," u pergjegj ai. "Tani je e lire!"
        "A je nga radhet e barbareve?" vazhdoi ajo.
        "Jo," tha ai. "Ne te dy i takojme te njejtit popull.  Kur barbaret te  arrestuan, une u mesheha prapa tyre per te zbuluar se a mos do te shkaktojne  diq te lige ty. Kur ata iken nga Dimri i Madhe nuk paten kohe te me vrajne.   Thane se do te bejne ate me vone, pasi qe te mesojne nga une ca gjera qe nuk  mund ti mesonin nga populli yne.  Por, kur ti u semure, ata me  harruan mua.  Une e shfrytzova semundjen tende per te te liruar ty dhe vedin.
        "A nuk po frigesohesh nga semundja ime?"
        "Jo," tha Qendrimi. "Semundja yte nuk eshte semundje.  Ajo eshte  dhunti e fuqise.  Ajo buron nga qendrimi qe e kemi trashiguar nga te paret  tone.  Per ta mbrojtur vedin kur nuk kemi rrugedalje tjeter neve e  shfrytzojme qendrimin.  Ne rastin tende, rrugedalja e vetme per ty ishte qe  edhe ti te bejsh nje gje te tille. Vetem tjeret vdesin nga fuqia e saje meqe  nuk mund te perballojne.
        Lirija dhe Qendrimi u larguan nga bjeshka e barbareve.  Gjate rruges,  semundja e Lirijes, sic quhej nga barbaret, filloi te shperndahet sirufe duke  i mbytur ata pothuajse te gjithe me radhe.  Me ne fund Lirija u gjet ne  dhomen e Liridonit.
        "Me lejo tani te te puthi per lamtumire!" ajo iu drejtua atij.
        Por ai duke e pare ate te semure shume rende dhe me qe kishte degjar  per mortajat e shumefishta qe semundja kishte shkaktuar, ate e zuri tmerri.
        "Mos mu afro. Mos mu afro, se perndryshe..." fillio te bertiste ai.
        Por ajo me buzeqeshje ne fytyre ngadale zu t'i afrohej.
        "Ja ku jam.  E jotja jam e tera.  Perse nuk me merre tani?"
        I trullosur, i terbuar dhe duke mos qene ne gjendje ta kontrollon  situaten, ai u hodh nga dritarja, ra ne shkambije te bjeshkes se tij, dhe  vdiq mu aty.  Populli barbare i Liridonit, tani i katandisur dhe i plogshtuar  nga semundja iu afruan kufomes se tij dhe me pezmatim filluan ta peshtyjne:
        " I mallkuar qofsh!" thonin ata te mllefosur. "Ti na premtove se do  te na shpetosh, a?! E shiqo tani!"
        Brenda nje kohe te shkurt, ata nje pas nje dhane shpirte prane trupit  te "udheheqesit" te tyre.  Per nje kohe bkur si te gjate sorrat e bjeshkeve  te barbareve u zene ne pune.
        Lirija dhe Qendrimi moren rrugen per ne shtepine e tyre.  Kur u  gjenden para Kosoves, nje mjergull e kishte mbuluar ate.  Ajo si dhe e tere  populli i saj ishin ngrire.  Asgje nuk levizte.  Asgje nuk merte fryme.  Para  se te hynin, Lirija verejti se perreth Kosoves ishte krijuar nje dere e re  nga akulli, e cisa shendriste si briliant ne diell.  Ne mes te fushes,  njerzit qendronin te kristalizuar mu ne ate gjendje sic i kishte zene Dimri i  Madh.  Te gjithe ishin shendruar ne kristale shumengjyreshe shkelqyese me  koka te drejtuara kah qielli sikurse pritnin dic.  Bora vazhdonte te binte  sikurse donte t'a mbulonte popullin me mbulesen e saj te bardhe e te dlire,  pe t'i ngrohur dhe per t'iu ruajtur nga te ftoftit bukurine e tyre te vertete.
        "Njerzit me bishta, ku jane tani ata?" Lirija iu drejtua Qendrimit me  buzeqeshje.
        "Kane ra ne harrese me ne fund." u pergjegj ai.
        Duke qendruar ne mes njerzeve te kristalizuar, ne fushen e mbuluar  plot me bore, qe te dy u perpoqen ta rikujtojne te kaluaren.
        "Kush e shpifi ate se ata kishin bishta?" Lirija vazhdoi.
        "Eshte nje tregim i lashte, me i lashte e me i vjeter se une dhe ti,  " u pergjegj ai.
        "Per perse rane ne harrese?"  vazhdoi se pyeturi ajo.
        "Harresa qe e vetmja gje qe i shpetoi ata," u pergjegj ai.
        "Harresa e te tjereve i shpetoi ata...Harresa e tyre ishte si nje  ender qe kure nuk kishte ndodhur."
        Si ne nje bote enderrash, Lirija dhe Qendrimi ne perqafim te njeri  tjetrit filluan te vallezojne.  Ne vallezim e siper ata i afroheshin qdo  njeriu te kristalizuar dhe i preknin me dore. Nen prekjen e tyre, akulli iu  djegete duarte.  Vallezimi i tyre vazhdonte dhe ata mu a†´nate, ne mes fushes  se mbuluar me borre, dukeshin se gjendeshin ne nje bote perrallore.
        Prej asaj kohe kur Lirija kishte lindur dhe prej asaj kohe kur toka  dhe qielli e kishin harruar poppullin e saje,  shtatemije e shtateqinde e  shtatedhjete e shtate dite kishin kaluar.  Kur, papritmas, toka e mbuluar me  shtresen e bardhe te borres u shendrua ne te kuqe dhe dukej sikurse ishte  mbuluar me gjak.  Ajo perseri u nda ne dysh, sikur para shum kohesh qe memzi  mbahej ne mend.  Nga brendia e saj u ngrite shtatojra e gjate ne forme druri  me koke te mbuluar me nje vele bardhe e zi e sterpikur me njolla te kuqe qe  dukeshin si njolla gjaku. Populli i harruar i kristalizuar qendronte si  mirazhe qelqi gjersa shtatorja u ngrit gjer ne qiell. Lirija dhe Qendrimi, si  cdo gje tjeter perreth tyre, u bene pjese e heshtjes se amshueshme.
        "O, populli im, populli im," shtatorja e larte ofshani duke zbulura  se cdo gje pereth saje ishte shkreteruar dhe ngrire.  Asgje nuk ushqehej me  frymen e jetes ne ate lugine ne nje kohe aqe pjellore.
        "Ngrite velen nga Kosova dhe liroje popullin tim,"  Qendrimi me plot  guxim kerkoj nga shtatorja. Por ajo, sikur nuk degjonte dhe vazhdonte te  ofshane:
        "O, populli im, populli im."
        Perpos Qendrimit i cili e kishte humbur durimin asgje nuk levizte.   Ai papritmas u hedh me vrull dhe e largoi velen nga shtatorja.  Quditerisht,  ajo nuk kishte trup. Nen vele meshefej nje drite e papare qe tani filloi te   shkelqeje dhe te liroi ngrohtesi mbi mbare fushen e Kosoves dhe mbi popullin  e harruar.  Ngrohtesia e saj e shkriu akullin ane e mbane. Populli sikurse te ishte zgjuar nga nje ender e gjate, i shkundi pikat e  fundit te ujit te ftofte duke mos mbajtur ne mend se ata i kishte zene dhe  ngrire Dimri i Madhe.  Kristalet qe iu kishin burgosur shpirtin dhe trupin  papritmas u thyene dhe u shkaperderdhen ne mijera copa duke e mbuluar token  dhe duke krijuar reflektime magjike shumengjyreshe.  Toka u gjet e mbuluar me  kristale te ralla e gure te qmueshem qe u derdhen ne lumenjte dhe male.   Lirija dhe Qendrimi mbanin njerezit ne duart e tyre. Kur femija i fundit i  popullit te harruar  u zgjua dhe perseri u kthye ne jete, drita ngadale  filloi te zhduket ne thellsite e tokes.
        Lumenjte e Kosoves u rriten e u bymuan si kurre me pare.  Malet u  begatuan me tere pasurite.  Prej andej ndegjohej kenga e zogjeve dhe e jetes  qe pershendete popullin e vet.  Bora u shkri dhe nga toka lulezuan te gjitha  llojet e luleve me te bukura dhe me te harreshme se kuredohere me pare. Ato sikur donin te deftonin lumturine e tyre qe e ndajshin me popullin e tyre  dhe me token e tyre te dhuntishme.
        Tani, Lirija me krenari vezhgonte popullin e vet qe filloi te kthehet  ne vatrat e tyre te zbrazta.  Ajo kurre nuk i kishte pare ata me te lumtur si  ate dite kur u zgjuan nga ngrirja, dhe syte e tyre per here te pare e e  veshtruan ate.
        "O, je kthyer ne shtepi, je kthyer!" e perseritnin keto fjale me  lumturi.
        Ajo kurre nuk kishte ndie dashuri me te madhe e me te fuqishme se  tani, ne mesin e popullit te vet.  Qendrimi i cili qendronte prapa saj  perjetonte te njejtin gezim dhe lumturi.  Ai ngadale i pershperiti Lirijes.
        "Mire se erdhe ne vatren tende!"
        "O, populli im, populli im!" Liria vazhdonte te ofshane
        Dhe siq ishte zene ne goje, Shqipetaret e fituan Kosoven dhe e  rivendosen lirine e tyre, dhe vazhduan te jetojne ne lumturi duke ju treguar  femijve te tyre peralla dhe tregime.
        "Dikur na ishim nje popull i harruar," ia fillonin ata tregimet e  tyre," ashtu qe te tjeret shpifnin shum tregime dhe genjeshta per ne.   Cdokush mendonte se ne ishim njerez me bishta, gjersa ne ishim njerez qe  tregonin tjereve tregime, dhe kishim dhjete gishta si ata.  Ky ishte nje  keqkuptim i vogel."
        Lirija dhe Qendrimi u pergaditen per martese.  Fustani i saje i  nuserise i bardhe ishte i mbuluar me yje te mbaruara nd dore nga grate  puntore Shqiptare.  Cdo yll ishte thurrur nga lotet e ngrire te popullit qe  ishin derdhur gjersa e pritshin Lirijen te kthehet ne vendlindjen e saje.  Me  pare, Lirija u drejtua kah fusha e Kosoves per ta takuar Qendrimin, dhendrin  e saj per te lidhur kurore para tokes se shenjte.  Nje muzike e lehte qe  buronte nga tingujte e fyellit si dhe kenga e lirise kenduar nga populli i  saje i percjellnin ata.  Lirija u be nusja me e bukur qe ndonjehere kishte  ecur mbi token e Kosoves.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •