TRANSHENDENCË
| Friday, 02.02.2007, 08:37 PM |  

(peisazhi tjetër)

I
...Dhe i hapa sytë në këtë botë krijesash që mpaken në përjetësi.
Vezullinte stepa nën hënë.
Hënë, o hënë e derdhur në Mongoli!
Me kulte hijesh, angështi baticash,
e qumështin e tundur në gjinj amësie,
Me rite mortore magjistricash
Ti anën e prapme të Qenies e shpie
Në tjetër alfabet që çartur rravgon,
Nëpërdredh flatra t'padukshme mshehtësie:
Kufijtë e kohërave tëhollen dhe Fryma
Somnambule ndërkallet ndër trupa të tjerë.
Irrele materia.Vërshon Leta a bryma,
Vetëdija, kujtesa, xhelati, viktima, -
Rimishërojnë nocionin e bjerrë.
Dhe pengje të lashta, pengje që s'vdesin
Kthejnë të ç'mallin mortarët e vet,
Dhe det’ra-martirë, liqej-asketë,
Shestime të turbullta përbrenda djérsin.

II
...Dhe i hapa sytë në botën që madhohej nën hënë.
Tjera kohëra, tjera vrunduj qeniesh shkapeteshin mbi dhera.
Tjera shira tingujsh, tjera epopera
Shplojnë Qenien në mundësi, qajnë Qenien e ngrënë.
Qyteti hyjnor së larti hukaste sendet përposh
Dhe palcën e tyre brumonte me Frymë e Vullnet.
E di: sapo gjethi i zi i ditës të rijë - "të rrosh a
të mos rrosh"
Do bëhet sinori diskret.

Tungjatjeta natë, ty o art hermesian!
Kjaroma trurin dëng me skolastikë!
Në kordat e zërit tonë përshkëndit
Plazma e valë e verbit ilirian.
Po kthen biri yt plangprishës Atlantidë!
Avitet ngarkuar pasthirrma t'paemra,
Se qyteti, për banorët zë fill nga qendra
Kurse për udhëtarin - nga periferitë .



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •