Ekskluzive: Albert Shala
| Sunday, 07.01.2007, 08:42 PM |  

Albert Shala
Poeti Albert Shala eshte lindur me 22 mars 1965 ne Gjakove. Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje, ndersa fakultetin juridik ne Prishtine. Eshte fitues i vendit te pare ne tregimin per vitin 1993 shpallur nga ''Rilindja'', ndersa edhe dy here te tjera shperblehet me botim. Disa poezi i jane perkthyer ne gjuhen polake nga poeti dhe perkthyesi i njohur Mazllum Saneja. Ne vitin 1995 ka botuar librin me poezi ''Pranvere e Pergjysmuar'' dhe me kete liber eshte pranuar Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.

Albert Shala ne kohen e pushtimit serb ka shperndare ''Zerin e Kosoves'', ka marre pjese ne protesta dhe demostrata ne Gjakove dhe Prishtine. Ka bashkepunuar me djemte e patriotit te madh Ismail Haradinaj. Ne vitin 1992 nga gjykata serbe denohet per kundervajtje per shkak te organizimit te manifestimit letrar me shkrimtaret e rinj, kryetar i te cileve ishte. Ne vitin 1996 per shkak te veprimtarise politike dhe per shkak te aktivizimit letrar torturohet rende fizikisht dhe psiqikisht nga shefi i UDB-se per Gjakove. Nga keto tortura qendron dhjete dite i shtrire ne gjendje shume te rende ne spitalin e Gjakoves. Me daljen ne skene te UCK-se ben propagande te fuqishme per UCK-ne ne gazetat dhe revistat kosovare e deri ne Radio Televizionin Shqiptar, per cka policia serbe shpalli fletearrest ne vitin 1998 dhe ai detyrohet te jetoje ilegalisht te miqte e shoket ne Gjakove, gjersa arratiset ne Shqiperi ne prill te vitit 1999.

Albert Shala : SHTIGJEVE TË MESNATËS

Poezi - Botoi shtëpia botuese “Gjakova 2000”

Refleksion                        

Nga Prof. Pjetër Geci

Emri i poetit Albert Shala, tashmë është i njohur për lexuesit shqiptarë.
Pas botimit të librit me poezi: “Pranverë e përgjysmuar” në vitin 1995,tregoi prirjen dhe talentin e tij të veçantë në zhanrin e poezisë ai këtë e vertetoi edhe njëherë,me botimin e përmbledhjes me poezi :” Shtigjeve të mesnatës”,botuar në vitin 2006.
Vargjet e poezive “ Shtigjeve të mesnatës” janë shumë të kursyera dhe me plotë ide dhe artikulime artistike.
Albert Shala nuk ka vështirësi për të hyrë në zemër të poezisë së vërtetë.
Ai e thith mesazhin sikur nektarin e një luleje që e merr bleta.
Simbolika dhe metafora janë mjetet shprehëse të autorit në endëzimin e poezis.
Në këngët e mia ka shqetësime,dhe sytë i vërejnë ato,thotë Alberti,në poezinë “Tungjatjeta Avni Mula”.
E si të mos ketë shqetësime në shpirtin e një poeti,kombi i të cilit ka përjetuar kaq dhëmbje .
Kjo dashuri dhe ky shqetësim buron nga dhëmbja,nga vuajtja dhe loti i nënave përpara  fëmijeve të tyre të vrarë e të masakruar nga serbët.
Po citoj:”Hëna e lodhur duket në dritare/askush s’e di se çka po ndodh sonte/Err-
ësirë=zëra/Një fëmijë u pre me thikë në fyt/Dëgjohen do zëra serbisht/.
Në këtë përmbledhje të Albert Shales spikat vargu rrëfyes,më së shumti në vetën e parë i plazmuar bukur artistikisht,i bështjellë me filozofinë e fortë e ndoshta ndi-kimin Gjerman ( F.Niçe) ku qëndresa dhe kujtesa ruajnë vendin e parë.
Kjo,më së miri pasqyrohet  te poezia “ Korrespodencë”,e cila poezi,për mendimin t’im është ndër poezitë më të mira që u shkruan kohëve të fundit,nga poetët.
Duke shetitur nëpër poezitë e librit:”Shtigjeve të mesnatës” ndesh jetën dhe vde-kjen ,historinë dhe mitologjinë,të shkuarën dhe të tashmen,luftën dhe paqën,të gjitha këto të endëzuara bukur nepermjet simbolit e metaforës.
Atdheu dhe liria janë temat e mëdha që zënë vendin kryesor në përmbledhjen  
“ Shtigjeve të mesnatës”.
Poeti vargëzon ngjarjet kulmore,përsonalitetet influente,vendet që përfaqësojnë në histori (kujtesë).
Në vështrimin e parë,kjo përmbledhje ngjan me një burg të dhëmbjes së madhe njerëzore që përjeton një pjesë e kombit.
Poeti është rrëfyes dhe analizues.
Vështron poetikisht brenda dramës,e njëherësh merr mesazhin.
Fatet e Kosovës janë të lidhura me fatet e mbarë kombit.
Ky është këndëvështrimi i Albert Shalës.
Kjo argumentohet në hapsirat mjedisore të përmbledhjes poetike që kemi në dorë.
Shpresa është simbolika në bërthamën e poezisë së Shalës.
Albert Shala nuk është poet i cili përseritë vargjet,dhe si i tillë zgjon kërshërinë e lexuësve që ta lexojnë me ëndje.
Recensenti i këtij libri,prof.Ismail Koshi,me të drejtë shkruan :” Këto poezi janë tablo ekspresive të ngjeshura mirë me figuracione filozofike,mistike,por edhe shumë konkrete,qoftë të jetës së përditshme si dhe gjatësisë kohore hisorike”.
Këto ishin  disa nga refleksionet e mia për poezinë e Albert Shalës.
Natyrisht kam thënë shumë më pak sesa meriton.
Të tjerët do të thonë më shumë.
Por, ajo që dua të theksoj në fund është në formën e një ftese.
Lexoni poezinë e Albert Shalës, përjetoni ato dhe me siguri do të prekni te memoriali kombëtar...

Prof.  Pjetër Geci
13-05-2007

Din Mehmeti

Permbledhja ne poezi ‘’Pranvere e Pergjysmuar’’ paraqet nje deshmi maksimale, qe flet per talentin e poetit dhe per mundesite e ketij talenti per t’u rrok me tem ate llojllojshme poetike. Poeti eshte frymezuar nga realiteti jetesor neper te cilin po kalon populli yne sot. Nga keto drama ai ka bere poezi reflective qe paraqesin gjendjen e rende te jetes se popullit tone. Albert Shala eshte nje poet me sensibilitet modern ne menyren e trajtimit te motiveve, dhe poeti i pergjithesimeve poetike. Shala frymezohet fuqimisht prej detajeve te ndryshme jetesore, e pastaj keto detaje i pergjitheson, i ben universale. Pikerisht kjo eshte njera nga karakteristikat e poezise se tij, poezi qe jep mjaft shenime se kemi te bejme me nje poet qe kerkon me ngulm rrugen e vet dhe stilin e vet.

Agim Vinca

Albert Shala eshte njeri nga krijuesit tane te rinje qe e do poezine dhe e ndien ate. Ai ka nerv poetik. Poezite e tij tematikisht jane te nduarduarshme (mbizoterojne ato qe fiksojne fragmente te drames sone historike kombetare, por edhe te aktualitetit te sotem jetesor, si dhe ato qe flasin per thyerjet shpirterore te poetit), ndersa nga trajta jane kryesisht te shkurtra, minimale. Pothuajse asnjera nga poezite e tij nuk I kalon te 10-15 vargjet. Dhe kjo eshte positive. Se paku ne kete faze. Te shprehurit shkurt, qarte e ne menyre koncize eshte nje prirje organike e autorit. Poezite e tij kane nje ritem dinamik dhe figuracion te qelluar, here – here edhe befasues.

Per ''Zemra Shqiptare'', nga poeti dhe patrioti Albert Shala publikojme nje kolazh me poezi nga vellimet ''Pranvere e Pergjysmuar'' dhe ''Shtigjeve te Mesnates''


Zemra Shqiptare

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •