Të nderueshmit Dom Ndoc Nikaj
| Saturday, 03.10.2007, 07:26 PM |  

Kur më dërgoi diftesën e Pagzimit

Ti m’gazmove, t’lumtë dora,
Qi m’shkrove se nuk jam plakë ;
Paska rá, prá, heret bora,
M’ka zbardhë mjekër e mustakë!

Edhe un kët shpresë e kishe,
Pòr (qoftë thanun ktú nër né),
Sa vjeç jam, i mjeri s’dijshe,
Nuk m’bite n’mend kur kam lé!

Tash qi m’shkrove, u gazmova,
Edhe zemra m’u forcue:
S’qenkem plakë, por... u zbardhova
Nga friga... mos jam plakue!

Pra Zotní, ty t’u rrit ndera
Qi m’the, thinjat nuk plakojnë,
Por dalin si Lule-vera,
kurë ditët të dimnit kalojnë,

Se kur çil kjo lule e bardhë
Thotë se dimni plak ká shkue;
Me prandverë qi nisë me ardhë
Nisë natyra pràp me gzue!

Por... vështrò mirë, o Zatní,
Harapi plak ká pasë thanë;
Floku i bardhë asht shej i zí;
“Lule vorrit thinjat janë!”

N’qoftë se flokt ty po zbardhohen,
Mos u tút, mos u idhnò...
Malet nga bora s’plakohen
Në qofsh thinj, mos mendò;

Mos ki frigë!... Harapi i vjetër,
Nuk ka thanë kshtù për Meshtarët;
Ato fjalë, t’shkrueme në letër
I ka lanë për Shekullarët!

N’Misir, 10 Marc 1899



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •