Rrugeve (2)
| Tuesday, 01.02.2007, 10:42 PM |  

"Mos vdis se mbas shirave
aren e mbush bari..."
D.Agolli

Gjurme devesh
kam tej e tej shpirtit.
mbi floke pluhuron
rere e shkretetires,
kembet plage me dhembin
plaget e pergjakura te Krishtit,
tash tre dite
tash tre net
vdes e ngjallem tinez.

Shkoj e vij boterash,
kthehem vrulltaz
rrugeve vdes
rrugeve ngjallem.
ndersa me percjellin mbas shpine
syte e qullte
qe s'di kur do thahen,
si pellgje ne janar a shkurt.

Vdes sa here qe
shkoj kendej
kur marr heshturazi lutjet
e gjyshes; Bekimin...
dhe neper gjurme devesh
shpirtit tej e tej,
capitem si Muhamedi
nen thesin qe mbushi hidherimi.

Karvanet me shkojne
tinez neper shpirt.
Une iki.
tash tre dite
tash tre net
vdes e ngjallem
trup plage si Jezu Krishti
zemer cope si profeti Muhamet.

Me degjon?
jam ende rrugeve.

si Moisiu mbeshtetur
mbi shkop iki...
iki krrusarak muzgjeve.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •