Agim Bacelli
| Sunday, 05.06.2007, 12:04 PM |  

Agim Bacelli
Pak biografi për themeluesin e listave shqiptare në internet "Memedheu", "Nene Tereza", Besimtari", "Ylli Aferdita", e moderatorin e disa listave të tjera, z. Agim Bacelli.
Ka lindur në Korçë në vitin 1951. Shkollën tetë vjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Studimet e larta i ka kryerë në Akademinë e Aviacionit. Pas përfundimit të këtyre studimeve ka kryer dhe dy kurse të larta teknike duke marrë klasin teknik më të lartë të Aviacionit Luftarak Shqiptar.
Ka shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës për afro 18 vjet. Ka mbajtur gradën major deri në lirimin e tij në vitin 1995 kohë kur ai së bashku me familjen e tij u emigrua në SH.B.A.
Sot jeton dhe punon në qytetin e Nju Jorkut.
Eshtë nga të parët që ka përqafuar idetë demokratike dhe me artikuj të tij ka goditur ashpër rregjimin diktatorial që në fillimet e demokracisë. Këtë e kemi parë dhe në shumë tregime autobiografike që kemi lexuar nëpër listat tona.
Kemi shume vite qe lexoj dhe z. Agim Bacelli ka qene nje nga autoret qe e kam lexuar qysh ne fillim te pjesmarrjes sime ne keto lista... Ai me shkrimet e tij te vazhdueshme mund te them se ka qene nje nga kontribuesit me te vecante ne keto lista dhe jemi mahnitur nga gjeresia e tematikes, nga menyra e rrefimit me detaje, bukur artistikisht dhe me nje lidhje logjike te vecante. Ne cdo shkrim te Agimit kemi pare dashurine e tij te pakufishme per Perendine e gjithcka qe ai ka krijuar, perkthyer, trajtuar lidhur me kete ceshtje eshte nje pune kolosale. Shkrimet e Agimit per gruan kane qene (dhe jane) nje thesar i cmuar per listat e grave ne internet e vecarnerisht per Bisede-femerore dhe ne publikisht e falenderojmë per kete kontribut, pasi na ka njohur me jeten dhe vepren e disa grave me fame ne Shqiperi dhe bote. Shkrimet e Agimit ne fushen e teknologjise apo fantastiko-shkencore shume here na kane lene goje hapur. Sidomos tregimi i tij "Jashtetokesoret". Filozofia e Agimit eshte e pjekur, mbreselense, te ve ne mendime e te shoqeron gjate pasi ke lexuar shkrimet e tij.
Ka shkruarë në shtypin e përditshëm shqiptar që fëmijë si poezi, tregime, etj. Ka botuarë tre vëllime; një me poezi "Bukuri Tredimensionale", një me tregime, "Kjo është Amerika" dhe një biografi, "Bacellinj-të".
Ai ka gadi për botim edhe katër libra të tjerë; një me poezi, një me tregime, një historik dhe një libër për Aviacionin Luftark Shqiptar. ...më tepër

Merita Bajraktari & Vitore Stefa Leka

Botime:
"Bukuri Tredimensionale", poezi (2003)
"Kjo është Amerika", tregime (2003)
"Bacellinj-të", biografi



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •