Balada e te humburve
| Tuesday, 01.02.2007, 10:47 PM |  

Ne rruge fryn ere
pikon shi
ne mendjen time fryn ti
ti rrjedh vijeza vijeza.
ku jemi?
ku dergjemi
ne c`humnere,
trupat tane te mjere
a i gjeti njeri?

Tutje njerzit jetojne
jeta rrjedh si lumi
dhe mbas teje
kenge te vjetra
tere pluhur degjoj
kenge-genjeshtra
dhe si plak me ze gjumi.

Ne rruge, era
shetit e vetme
pa floket e tu pa fjalet e mia
dhe ndarjet-bashkimet tere buje
tani ty te ze lemza,
kujtome
mendome
pi nje gote uje
harroje ate nate kur
syte e tu
syte e mi rridhnin si dy cezma...

Iku edhe ky vapor
dhe ne mbetem brigjeve te shkembta
te dy
te gjore
ne vapor kishim ngarkuar enderrat
ne humbameno
te humbur si dy Robinsone.

Ne rruge ende fryn ere
ne qelqe rrjedh shi
atje ku je, ty a te ze lemza?
Mbas dere mos je ti?
apo lemzon kjo ere?
ku je,
ku dergjesh
me te tjere?
det me gaz a lume me vrere?

Jashte s`je ti
lemza ka zene pikat e shiut
vapori i dashurise na iku
ate nate...
kur ne si humarake
rame ne humnere
nuk di trupat tane te mjere
valle a i gjeti njeri?


kenge te vjetra tere pluhur degjoj
si plak, gjumi me merr perseri...


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •