GJYQI PËR VJERSHËN TIME
| Thursday, 07.12.2007, 10:47 PM |  

Kështjella e drejtësisë s’mund të përmbyset me një të fryrë nga zgafella e gojës
Edhe nëse Jozefi K vdiq si një qen rrugëve të Parisit apo të Pragës
Procesi nuk u mbyll dhe ai mbetet proces
Të premtet e mëdha s’mund të kuptohen pa të dielën e madhe.
Ç’ faj ka poezia që e sulmon
Imunitetin s’mund t’ia marrësh as kur lakuriqësohet
Mjekrën time të pakrehur kurrë, të rritur zjarreve përcëlluese
Mbuluar me merimanga gërdie
Edhe po deshe s’mund ta puthësh kurrë
Dhe beso, kjo poezi vlon për dashuni
Është e lakuriqësuar se i është falur kjo dhunti
Po deshe vraje, në varr mund ta vësh
Ç’faj ka poezia që aq shumë e sulmon
Barbar, po deshe vraje
Do pjell gjarpinj, që sytë të t’i helmojnë
Macet e çartuna vrapojnë gjoksit trishtueshëm
Po deshe vraje, poezia kurrë s’vdes
Edhe në varr shpirtin e trazon



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •