POET ME U BA
| Thursday, 07.12.2007, 10:49 PM |  

1.
Dje jetova për sot Poet të bahem.
Ëndërrova, o sa gjatë ëndërrova,
nëpër natën e gjatë që nuk gdhiu deri sot, në natën e veshur me lëkurë muzash
Recitova dymijë herë këshillën poetit: Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
Për secilën fjalë, për secilin varg.
U përgjaka në ëndërr, o sa trishtueshëm i kafshova vargjet,
Thonjtë më mbetën në vargje; Sa pikëllueshëm
Kupa e Enigmës përpak nuk përplasej në ballin tim,
në ballin tim ku bluhen mejtime për Ty,
ku zihet dielli e vullkanet e panumërta.
Në teh të dilemës, ia recitova vetës dymijë herë këshillën:
Mos u bëj poet nëse...
me vargje s’mund të prekësh thellësitë e Tokës e lartësitë e Qiellit

Për vargje nuk vdiset- thonë të pagdhendurit për poezi
Sot jetoj për nesër...
Poet të bahem, të çjerrem natë e ditë,
Me qirinj të mbyt terrin

2.
Mbi Kopenhagë shfaqen re të bardha shiu.
Hamleti pëlcet e pëlcet për dilemat e tij,
kupën e helmit nuk e piu Laura, edhe pse digjej për dashuni.
Në majat e poezisë aty ku puthitet qielli me tokë: të ecësh nëpër Ferr,
Purgator për në Parajsë nuk është gjë e kotë,
Ku sytë e rëndomtë s’shohin gjë, as sytë e kaltër të suedezeve shtatholla
Shumë të padukshme të zvarrisin, oh sa shumë të zvarrisin!
Vetëm gjunjët e përgjakun dinë të ecin pafundësive,
vetëm sytë e Mona Lizës mund të shpojnë në ato thellësi.
Ca yje të përgjakun pikojnë,
sa mistershëm pikojnë e pikojnë, mu në ballë të poezisë.
Përtej Kopenhagës, muzika e dhomës së Xhojsit në brendësinë e artistit të ri,
drithëron e dromcon tinguj me magji.
Sanço Panqo rrugëve të Europës nuk gjenden dot;
as Margarita që shesin shpirtin për Urti

3.
Poet me u ba domethanë me u çjerr,
me u çjerr saherë të bjerë shi mbi tokë, e saherë të ketë rreze në qiell,
me u ushqye me vargje, poet me u ba,
domethanë me fluturue sikur zog nëpër qiell, me prek sa e sa thellësi.
Me shku te Kodra e Dashunisë,
ku puthen qielli e toka, me pa çka nuk sheh bota.
Ku nuk shkohet me kambë, por me gjunjë të sakatosur.

Me u ba poet domethanë me besu në dashuni,
e me pika uji me mbushë oqeanin, thamun: Dashuni e Poezi.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •