POEZIA
| Thursday, 07.12.2007, 10:52 PM |  

Kur të mbushet shpirti helm
Kur të përdhosen trutë
Kur t’i kafshojnë ndjenjat, ëndrrat kur t’i vjedhin
Kur mendimin ta vrasin mu në ballë
Kur s’ke me kënd të çelësh gojën
Të cakërrosh ndonjë gotë viski
T'i shtrydhësh koqet mbushur me spermë
Poezia është terapi
Mos klith
Mos derdh lot
Mos shkruaj elegji e balada mbytëse
Vargje pikëllimesh trishtimesh largo
Mos e përul synimin, shiko poezinë mu në ballë
Ushqehu kur të mungon buka
Kripa dashuria e shkrimi
Mos vajto vetminë
Edhe kur të përbuzin
Kur të shajnë e të gozhdojnë në kryq
Të shpallin çmendurak
Të anatemojnë
Dashurinë ta përdhosin
Poezia është shpëtim
Klithmë e ëmbël me gëzim



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •