TUNDIMI
| Thursday, 07.12.2007, 10:55 PM |  

*
Koka e rraskapitur më tundet vend e pa vend,
O Zot sa vështirë e kam ta mbaj drejtë
era e heshtjes e luhatë si një fletë letre
Bota qeshet, qeshet,
Oh sa zhurmshëm qeshet bota,
Unë nuk çajë kokën ëngjulli im
Përkundem në tundimin tim

Aty ku rrëshqet dheu nën këmbë,
mundësia për të mbajtur boshtin drejt
është më e vogël si një zero e madhe
Rrëshqet e rrëshqet aty ku donë, e ku s’donë,
koha ime e tunduar për ajër t’pastër,
e etur, koka ime,
për nuhatje tokës pa pluhur...

**
Tundimi mban peng kokën time
rrëmujës së përplasjeve tokë e qiell
Për fjalën e ambël si gjini i nanës
Për shkronjat e emrit tim që i përpiu Liqeni i Shkodrës
Krimba të qelbur, ushqyer nga dromca të vjellura, nga alkooli
Rrëzë Kalasë së Rozafatit u kryqëzua një grua
dhe dymbëdhjetë mashkuj
Tridhjetë e tri shishe të zbrazura, e
tridhjetë e tri të mbushura i cakërroj përnjëherë
Sa i mirë është të mos lexosh poezi -
kjo domethënë, thjesht, të mos vrasësh kokën për asgjë,
Vetëm poetët, vetmitarë dinë të duan, të duan e të duan pakufi,
Të kapin diellin në shuplakë dore, e të përqafojnë detin në gji
Vetëm poetët dinë t’i numërojnë heshtjet tua të dhimbshme
të lavdishme, o Shkodra jonë,
Të puthurat e përgjakshme nga Kosova,
Dardania Antike, nga maja e Stubllës së kryqëzuar
Ka një emër të përbashkët në këtë:
Gjak për nder e Lavdi

***
Si të mësohet të shkruhet ardhmëria me dheun
që rrëshqiti e rrëshqet nën këmbët tona,
ikë frikshëm, sa çel e mshel sytë ikë
Ku ta vjedh një pikë uji ta shumëzoj si Krisht,
ta shumëzoj në det
Të pastrohet pluhuri në histori
Lëkurën e gjarprit të nemur,
Zvarritur tokës së  cilës i zihet fryma nga pluhuri dhe merimangat
ehu, po si të digjet pa tym e zjarr...



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •