ESTETIKË DASHURIE
| Thursday, 07.12.2007, 10:56 PM |  

Tundeshin flokët tua butësisht tundeshin
Supeve tua
Mbi Prishtinë binte shi
Flokët e tua tundeshin e përdridheshin
Si valët e tërbuara, o si valë të detit idhnak
Fërfëllin erë dashuria,
Mua më mbushet shpirti hare,
Edhe ajrin e thithë si dashuri
Zogj t’ përmallshëm qiellit pranverak këndonin e këndonin
Bashkë me shpirtin tonë gazmor, o Engjëll
Kur tundeshin flokët tua, tundej toka, qielli tundej
Pyjet se ç’mërroleshin, o se ç’kumbonin
E unë, çmendesha
Mahnitesha
Kërkoja të eksplodoja
Si nëpër zjarr i përhumbur kërkoja
Dashurinë
Dhe flokët tua
Dhe buzët e etura
Dhe mesin e artë
I gatshëm isha edhe jetën ta shuaj mbi të qarat e gojës sate,
Mbi pikën e fundit të gjakut të mbys etjen e të shkruaj fjalën e fundit
dashuri

*
kam thënë se malet ruajnë fshehtësi të paprekura,
kam thënë sa e sa herë... se fundi i detit s'mund të preket
kam thënë edhe po të them se poezia nuk është shaka e çoroditur,
as humor i hidhur për të shpërlarë pafytyrësi,
për të shfryer koqet e mbushura spermazoidë të rrugëve,
absurdet s’kanë qenë dhe as s’do jenë dekore artesh
më mirë është të këndosh, të këndosh pandërprerë se të çjerrësh saherë ik pranvera me lot përfaqe,
të verbohesh nga andrallat që humbin si bryma nën rreze dielli
unë të kam thënë se kam dilema shume të mëdha; të mëdha sa vetë poezia,
ndoshta dhe vetë kryedilema për mua është poezia

*
Atë ditë gjithçka mund t’ishte reale
Gjithçka e besueshme,
Vërtetë gjithçka e pabesueshme
Qielli t’shndërrohej në dashuri
Dashuri të dukej qielli
Atje të lundroj si zog pranveror o Engjëll,
Sytë e tu qiellor t’i puth e t’i puth
Derisa të përgjumem mbi ta
Unë vrap pas qiellit, si erë Ikar
I etur - shkrumb i djegur
Mallin ta shuaja
Duke humbur në të,
Dashuri të ngopsha duke vdekur n’të
S’di, atë ditë vetëm kaltërsi kishte
E unë marrëzisht po dashuroja kaltërsi…



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •