Lypësi
| Saturday, 07.21.2007, 07:03 PM |  

“Për emërin’ e Perëndisë,
pak bukë, se po urëtonj;
ah, merrni pjesë prej njerëzisë,
i mjeri do të perëndonj!”

Një plak i lasht’ edhe i thinjur
me lot ndë qiell po këlthet,[1]
i gjori shumë i përgjynjur
dhe zemërë bardhë rrëmet[2]

Na, shumë përpar’ atij shkojnë
të veshurë me barkun plot,
po sytë s’kthejnë t’a shikojnë,
s’lëshojnë fare as një lot!

Vetëm “Zot të përdhëlleftë”,
i thonë, po s’i apin gjë,
dhe ketë fjalë me të reftë[3]
i esëlluar ç’mbetët mê!

Për veç një tjatër’ afëronet
fort i vobegët’ e i flet,
me reçka veshur, pjesëtonet
bukë të thatë një thel’ i ep!

(Kalendari Kombiar, vj. 1904)
Përgatiti: Sterjo Spasse
SHKRIMTARËT SHQIPTARË, II, Tiranë, 1941.

[1] këlthet: thërret, bërtet.
[2] rrëmet: rreh.
[3] me të reftë: me të rrebët



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •