Gaspër Thaçi
| Saturday, 07.21.2007, 07:31 PM |  

PREJ RRANZET TË NENSHATIT[1]

Pak para Pashkëvet (1920) i Nder. Dom Gaspër Thaçi lête shkrepin e Nenshatit, prej kah shifet per bukurí e begatshmja fush’ e Zadrimës, e shkote m’u pjekë në kolegen e vet Dom Lazër Shantojën, qi tash â famullitár në mal të Sheldís.

Mbet i shtangun aj Zotní tuj himun n’odë kndimit të kolegës. Në njen anë, kah e djathta e atí qi hinë mbrendë; pau pjanoforten e në tjetrën, kah e rrmakta, shtratin e qemalen; kundruell deret, e shi per krahë të dritsores pat para sysh dy bibljoteka mbushë me libra gjithënduersh, e njitë me bibljoteka, dy tavolina, ku per gjith ditë prifti i rí i Sheldís rrin 3 a 4 orë tuj këndue e tuj punue për letratyrë t’onë; e si të lodhet merr në dorë qemalen a ulet tu pjanoforta, e tuj u argtue me muzhikë harron të lodhunit e kndimevet e pregatitet per studime tjera, qi shpejt (na vê mendja) kan me vjeftun fort edhe për letratyrë t’onë kombtare.

Si u kthye Dom Gaspri në qelë të vet të Nënshatit deshti me 6 tingllime m’e shprehë përshtypjen e kandshme qi pat at ditë n’odë të kolegës; e Kalendari ynë këto vjerrsha po don me i botuemun përsé vínë jo veç me i diftue shumkuej se si mund t’a shkojnë kohen me dobi të vet e të kombit, por edhe pse na zblojnë se Dom Gaspri vetë â i zoti me begatuem letratyrën t’onë me shkrime edhe mâ të randa, falemi nderës Zotit, e dimë se ja ká nisë.

[1] Gjyteti i moçëm i Shatit ká pasë kênë i ndertuem maje malit qi i rrinë fushës të Zadrimës mbi krye, shì n’at vend ku janë sot rrenimet e kishës të Shejtit Sh’Mhill: nën te ká kenë e âsht katundi, të cillit shì për ket punë i thonë Nen-Shatë a Nenshatë.

Dihet se Koja, i biri i Kolë Zakarís, vjeten 1396 ishte i zoti e sunduesi i Shatit e në 1414 edhe i Dêjës; por mbas dekës së Kojës Bozhja a Boca e shoqja e tí, jau lshoj Republikës së Venedikut Shatin edhe Dêjën, tuj ndalë per vedi vetun Zaravinën (?), Pistullin, Shkjezin e Meustin (?) deri në v. 1449. Idhnue prej ktì farë lëshimit Sakanderbegu, qi per do arsyena të mira dote Dêjën për vedi, jau çili luftën Venedikut; por gjytetin e Dêjës nuk e pat, e në vend të ksaj fitoi do tokë tjera në breg t’andejshëm të Drinit, qi ç’aso kohet (1446) nisne me i perkitë princnís së Kastrjotvet. (shif Nikaj, Hist e Shqypnís, ff 173-186)


Pregatiti: Arben Marku - www.albanovaonline.com

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •