KUSH BÂN TLLARË DES SO’ ’I JAVË!
| Saturday, 07.21.2007, 08:30 PM |  

Po botojmë sot me gëzim të veçantë këtë novelë karakteristike të letrarit të shquar P. Benardin Palaj. Në çdo rast tjetër një novelë që bazohet në jetën t’onë të kaluar, në zakonet t’ona të pasura, nuk do të kishte vlerën që paraqet sot proza «Kush bân tllarë des so’ ‘i javë», e cila përveç të tjerave si karakteristikë që lartëson më tepër shkrimtarin e saj, ka atë të dialektit të veçantë të Shalës. Në këtë shohim nji nisjativë origjinale ku intelektuali i mirënjohur me anën e artit lartëson në syt t’ona vlerën e dialekteve shqiptare. Një shërbim i veçantë ky, ku në të ardhmen do të bazohet shkencëtari glosollog për të udhëzuar zhvillimin e gjuhës s’onë, ku letrari do të gjejë fjalët që gjer dje i mungonin.
Shpresojmë me krenari se nisjativa aq e vlerëshme e letrarit të shquar P. B. Palaj, do të gjejë imitonjës frytëdhënës, letrarë që do të përpiqen po me këtë mënyrë të pasurojnë gjuhën t’onë, duke lartësuar dialektet t’ona të mënjanuara, të vllazëruara me zakonet t’ona të bukura që dita-ditës shuhen në haresën e kohës. Arti i vërtetë, i martuar me bukurin e jetës shqiptare.

—Col-à, e ké gabim, pasha Orzit e Brizës! Gruen kur mos t’e ndigofsh, e ké sundue. S’â burrë qa?, qi bân fjalë me grá! Gruen e ka falë Zoti per votër, burrin për tanë dynjaën! Pratâ i thonë se kalit e djalit vorri nu’ i dihet!
Kshtu po i a rreshton do fjalë t’tharbta, por t’urta kumara i vet Col Binakut, nji tarabak prej Shalet, martue n’ate vjetë. Babë, jo; nanë, jo; rritë jetim ordekuni e rrugash; prandej s’kishte kurrgja mbas shpirtit, veç do rrabe t’kqija e njat gruez mb’nji kuri dheut.
Tuej u-ulë bashkë prejë Ndermâjnash, kishin xânë vênd qaf’ shpís s’bolit e po lidhshin ka’ ‘i duhan para se me u shperndá. Me ta edhè nji pjak prej Kapitit; veshë si të moçmit aj pjaku: me tirqë, me herkë, shokën, mitanin, kraholin e ’i shtagë n’dorë. Flitte, pushote e ngrehte n’at kamish.
—Eee, morè bír—po i thotë plaku Colit—pushkën e gruen, thotë Kanûja, mos i hulmto, se t’qesin n’sherr! Col-à; po grueja â dreqi: asajë mos i u bushtë mêndja për zí, se ha’m dre’ token, ajo rrênò nji krajlí, jo mâ s’po çartë nji shpí rob. Po ajo jetën n’dorë t’a ká; erzin e burrit n’dorë t’a ká; nderën me i a bâ mikut qysh po don ajo qi âsht e zoja e rângve edhè ket pûnë e ká n’dorë ajo: paj gji’ça, gji’ça, tânë shpín, burr-á! Me kânë s’i thonë se shpija âsht gràsh. Pastë dritë Bushak Leka i Kapitit, qi, manà, n’tanë fisin e Nikaet ditën e dekës shoqin lânë s’e ká. E ká lânë fjalë kur thânke: «Biroo! Kuer merzitet shpellavet a? qi koftë tretë, hîn neper grá; pse grueja e ká mênden e shkurtë, gûhën e gatë; a? gûhën e shkurtë, mênden e gatë. Tash a po di’ ti! Pratâ kurr s’â mirë me e qitë gruen n’gûhë: flet tjetër gjâ me gûhë t’sajë. As fjalë mos bân, as besë grues mos i xên; pse sherri i grues nuk ká t’marue!—Col-à, me prâme t’mirë!—po e kputë bisedën pjaku i Pertejqafes e niset me rá n’ Breg t’ Lumit t’ Shalës...
—O t’mirë e t’âmel e bâsh per gji’ natë!.. i a dredh Coli e bjen te kuri i vet.
Aty m’nji log, qe Kec Nikja—’i plakë e urtë, por llafeqore—tuj êndë do pêj bashkë me t’shoqen e Colit. T’dyja grát ishin mushë vred, pse t’tânë at bisedë qi e kishte bâ Coli me t’Kapitsin e me kumaren e vet e kishin mârrë vesht tuj pralmisue ato pêjna. Kecës i kishte hî n’krye sidomos ajo fjala e Colit qi n’t’muejtun i a kite thânë pjakut t’Kapitit: «S’ka grue, ka’ i bje dielli ksajë tokë, qi m’rrê’ mue!»
Porsà ulet Coli me ndêjë, po nisë Keca e gjue’ me fjalë larg e larg e s’mrâmit i thotë:
—Colà, due me t’a kallxue edhè un ‘i prrallë, mbas tâna atyne fjalve qi foli Murrec Shytani per né!
—Fol, Kecè!—i a kthen Coli.
—Perzet hapi veshtë mirë, po i thotë pjaka, se pûnët e grave nu’ dijnë me t’i kallxue burrat, si t’i kallxon Keca. Ata dín pûnë kanûje, pûnë burrash: lufta e ngûjime e qaso mizorinash, se dredhìt t’ona, manà, shka mathë tirqë, nu’ mund i dijn mâ mirë se Keca. Due me t’kallxue mâ t’bukrën prrallë qi kam ndie prej gjyshes, por hapi veshët mirë e mos e qit mbas krihsh!
«Kush bân tllarë, des so’ ’i javë!» i a nisë prrallës Keca, me krye ultë e ka’ pralmisò.
«—Po ti, moj grue—po i thotë i shoqi t’i shoqes, qi per ganec shtrigas kurrkû’ sho’in s’e kishte—si e shkove t’zín mot ndêjë veç e pà pûnue kurrgjâ? Vê oroë shoqet t’ua e i shoh gji’monë me ndo’i pûnë dore neper shpí; o pralmisojnë pêjna, o bâjnë tllarë; bâjnë zhgûna, teje, veç ashtû ndêjë si t?, ‘sha Zotën, kurrnjânen nder shoqe t’ua nu’ e pava: se t’bajë dita e lume ndêjë veç si gjumar hini n’uzak t’votrës, tuj çerfatë m’ato ûna; m’short me verbue s’dy sysh tymis—e hinis—e...
—Paj, morè njeri— i a dredh grueja tuj gjeshë do brûm m’nji magje: besà, edhè un punuekesh si shoqet: po lesh jo, pêj jo, tllarë edhè jo: ’ashà Zotën s’dij kurrsi i a nisi! Se ata Zhgunat—e tirqit—e kerkat—e shka don shtati i njerit mâ, ata me kranjerr e lesh therrash nu’ tiërren. Jânë kah’ vijnë qirat e Nikaet e un, ‘asha Zotën, s’ko’ tirqë as shokë qi t’i âpe, as herkë, as shputë, veç n’i bashkojsh nepër fis hujaë, se s’ko’ ça me t’bâ as ty as vedit. po tu kqyre, burr-à gjypeten, qi ko’ prû me vedi ditën e dazmes: qetâ laj, qetâ kjáj. Veç ça m’kan falë shoqet qashtû cukla-cukla: njâna ’i bashkë lesh e tjetra ndo ’i ladicë a ivë sa me e harrnue, ashtû shpikun-è e pêjnat-è, se prejë teje, q’e hângert Thoperku s’e dij ’i lâsh pêjna a i bashkë lesh se m’i prûne mbrênda kësaj dere. E ti err e terr, sá herë qi t’shamatohen mêt, gji’monë veç me ’i parë fjalë ’ngojë: jo, s’je ka’ vye gjâ—e, jo s’po pûno kurrsênd-e; e m’kqyrë me ata sy gjêmtas, jo ndryshej veç si rrshaja. ’Sha natën e vorrit pse s’ma kè teprue me qeso fjalësh, po me thye qafën shkâmit natën e qirit e me humë edhè shpirtin, se qet trup tash po e dij, se ça m’a ká gjetë, qyshë se e shkela prakun e qesajë dere!—po i grumllon e shoqja do fjalë t’tharbta atherë edhè po kjan.
—Perzet, plaste pika pa ndêjë !—i a pret i shoqi i merzitun prejë tanë atyne fjalvet:—Hak! Po kshtû si? Dy vetë; burrë e grue; si Gjoci e Mriza, e mos me guxue njeri as me i xânë n’gojë pûnët e shpìs, pa e marrë vesht i tânë fisi, se ç’e zeza u bâ m’nè! Po ù’ me kâ t’fjas? E pra dimni n’derë; famulli me u rrue e n’ata krip dishka edhè duhet; e nata e buzmit kahë avitet, e na curakët: qeshtû mâ, me qeto rrutana n’shtat... edhè mos me guxue me folë?
—Po û’ t’ko’ thânë, morè burrë, nji qind herë deri m’sot: bjema do lesh e t’e tiërri e t’e bâj zhgûna; se un pá lesh, ’asha Zotën, nu’ dij se tiërret lâshi me lesh therrash as se bâhen zhgûnat!
—hajt se edhè leshin po t’a bjéj, i a pret i shoqi: noshnêthi pûnon dishka veç e po siellena per s’marit dikuer, me ftyrë prejë se lèn dielli!
Ne e nesret burri ulet per shteg; shet d? dhí e bjè do lesh edhè i a bjè grues te konaku. Ajo n’tânë ata lesh, merr ‘i pakicë; e làn, e shprishë, p’e lnduer mirë e mirë edhè e tuerr: me tâ bân veç ’i lâsh; atà t’shum’t, qashtu t’palá e me ajkë m’tâ, p’e tutlo’ e e mshehë nën nji arkë.
—Prá, morè njeri—po i thotë grueja t’sho’it n’agshole t’dritës, pa rá dielli kurrkû mâjévet—t’i kishnjè almiset, shum me thânë dekterinêthi so’ ’i javë un qeta pêj, pak sot pak nesër, i êndkesh e i pralmisuekesh... .
—Po mirë, moj grue, i a dredh i shoqi; qe edhè tllarët po shkoj e t’i nxjerri sot n’malt, n’daç edhè s’kuqis. Pooo, kallxom ’i herë tparan: pêjt a i kè tjerrë?—Edhe ajo, djallusha, turr e te arka e nxiërr e msheh tâna her’t veç qat lâsh—pse tjetert e kish’ t’palá e mshehë nên arkë—po i thotë t’sho’it ngûtshëm: «Qe ket lâmsh-è qe edhè tjetrin—e tjetrin-e...» qekaq i a merr mêt bûrrit tuj rrablletue nepër at arkë, sa aj—ordekuni—merr spatën e niset n’mal per tllarë. Edhè grueja, kep tortën e kmesën e—keshè per crrila ajo, per me qitë cremën—e fiell e n’ashtë i tjetres ânë mbas tij e hupë n’nji ishtë.
Rrxon burri lisin n’ashtë e po pushon: mbushe ’i kamish duhan, xierr guer e unuer; ndezë eshkën e ja vndo’ per mâja duhanit e po ngrehëz; at-herë po nisë e kuvende—ahmaku—me veti: kujtote se n’qiell e poshtë s’a kerkush ka’ e ndigjon; grueja n’ishtë ka’ i a merr vesht tâna fjalët.
—Ká pasë thânë i Berish’si, thotë tuj pì duhan: mos me bâ qyshë thotë grueja, t’ha dreqi gruen; bâne qyshë thotë grueja, t’kà hângër dreqi t?... Hec e luej! Mêndja e grues tokë e pa shtazan.... Keq me burrë, keq pà burrë, keq mos me u martue kurr! ’Sha Zotën dikush s’â me u martue kurr! Cok!—shkundë kamishin e i a hin prap pûnës. Perzet, pà sjellë s’tretit m’at kotrup, kuer qe po ndien nji zâ si prejë mjedisit t’ashtës:
«Kush bân tllarë, des so’ ’i javë!»
—Ndimo Ora e fisit...! Ndimo Ora e ktyne mâjevet....!—bertet tutësh e pa pikë gjak n’ftyrë:—Palè! Po ky zâ ktû, si...?—Kqyrë ktej, kqyrë ândej, pergjon—askurrgjâ.
—Hajt, se kushedi ça m’shtiëret!—thotë me vedi: ashtë âsht kjo; vênd me pûnë! Kan’ shtojzorrjeshtat rrugët e veta-e fjalët e veta-e...—e prap nisë me dhênë n’at trupec, si aty e tparan. Sieth’ ’i herë e dij; kuer qe prap aj zâ, veç edhè mâ i rrebtë se s’parit:
—Ooo, kush bân tllarë des so’ ’i javë, morè! A jé njeri a ça jé ti, qi s’merr vesht me mâ tparat fjalë!
—’Asha Zotin, ndo â Ora, ndo s’ka dalë drita sot! Ooo, ndjeva, morè ndjeva! Po mue hangertem dreqi Orën e ça ko ’Shalët, n’solla tjetër!—po i pergjegjë atij zâ tu’ u rrqethë tutësh. Qe edhè i guer nepër lisa e i bjen ngjat; qe edhè ’i tjetër mâ ngjat. Aj, kep tirqit mbas krahit; e shokë-e mitan-e, gánë, latë e dalta e turr teposhtë kah gjijet. Edhè grueja ’i tjetrës ânë, pet, pet, pet e te shpija para tij; ajo ngarkue me ’i barrë çrrila, qi i kishte pasë lânë manakali gati, per me i bartë krih-krih, kuer t’dredhet te konaku. Kjo n’oborr e po sharkon çrrilat; qe edhè aj n’oborr pa pikë gjakut n’ftyrë: krrau, i hjedh ata hekura n’mjedis t’oborrit e po ulet me pushue m’nji cabok. Grueja tuj ngrehë tejet prejë barrës s’drûve, i a pret mâ idhun se gjarpni shpejt e shpejt:
—Po ti... po ti... po kshtû si?... po a pa tllarë-a?... Po tllarët krî janë?
—Ooo n’mal kah’ rriten!—i a kthen i shoqi tuj shî do djersë t’ftofta, si djersë deket.
—Po n’mal si? P’a s’i xorre-a? —po e ngûcë grueja prap ngûtshëm.
—Perzet hângerte dreqi t? me gji’ tllarë. ’Asha Zotin, n’m’i permênde edhè ‘i herë, t’muer kjo spatë lik permjedis butit t’krés. Po ti, burrneshë, â me m’pvetë tparan, a muejte, dreqoo; a u lodhe, dreqoo; por tllarë e tllarë e—marrte dreqi cufel me gji’ta! A ndigjove?
—Kryyyja e Krishtit kjoftë! Kryyyja e Krishtit kjoftë! Po kshtû ç’â? Po kshtû si?
—Si ça ké, qi gadi m’ká pa’ çartë Ora n’mal permbas atyne dreq tllarësh. Po me i pa’ pasë shtatë shpirta n’ket trup, ’asha Zotën, t’siëllkesh edhè nji herë, m’shitoj Zâna dekun e n’tokë, pa pikë shpírt!
—Ça jé ka’ thue?
—Po qeshtû prá! Ç’se leva e rásh n’lesh t’delmes, kurr mâ ngûsht vedin s’e dij se sot me ata tllarë!—atherë po nisë e i kallxo gjatë e gjatë se ça e kishte gjetë n’at ashtë: qeshtû e qeshtû e...
—Po ti paske pré lisin me Orë!—i a pret grueja me sherri—Ndoshta edhè ké shkelë n’trevezë t’Zânavet!
—P’rashtû nu’ dij, veç qejohja m’gjet sot-è, e tuj i kallxue llânen e krahit, po i thotë grues: Kqyre shtatin si m’u ká çue te tânë ushla-ushla, puprrí-puprrí!
—Uh! Qyqeeeja un n’natë t’sondit! Qeqeeeja un, ça m’paska gjetë! Po tash si bâjmë, si bâjmë qi nesër â Nata e Qiravet t’Nikaet; bani e e kcej zogu i malit shpin, te tâne qatâ lesh, qi e ko’ là ’i herë, bâhet prap t’palà deri m’i lâsh e at herë na fikë Zoti, pse bâhet te tânë grâtha-grâtha: ’sha Zotin, s’kâ gerhânë qi e lnduer as dorë njerit qi e tjerrë!—edhè prap i a nisë vajit.
—Amanet ça jè ka’ thue? Po cilli zog?
—Paj zogu i malit hejdi! Po a s’e din se sonte âsht Nata e Qiravet t’Nikaet?
—Po animâ?
—Si animâ, burrà—i a pret grueja—Po a s’e di se nesër, pà shkrepë dielli n’kurrnji maje i shkepë Ora e Nikaet prej Çardakut t’Kakis do zogj t’zez e bishteubla, po manà shpi shka qet tym mrênda fisit t’Shalës me u a bâ tânë—ça âsht lesh e petk i peshtë e i dhîntë—t’pa lá... A flligj me u a hângër kakrrukun e arrës n’shplakë t’dorës qatyne qi t’u kcejë zogu i zí kulmin e shpìs neser pá dalë drita!
—U, prá, lé e rritë Shalët e qesajë fjale shoqen, manà, nu’ i a ndjeva-e!
Teb!Môzò mâ keq per at kuvênd!—i a pret grueja—Po Shalat tâna fjalët e pûnët e zeza, qi kallxojnë fiset pe tê, kah’ kujton ti se po u a kallxojnë tarabakve ‘e thmivet t’vet nepër votra!? Si flet per seri!
—Si thue prá me bâ?
—Mue m’duhet me kaditë gjân pa rá hana me bâ mertilit, sjerusha, llabudra, perzie bashkë me sylk e ltuk e ti nesër, n’agshole t’dritës, me ruejtë zogun e zí mos po fluturon mâja shpis!
Ne e nesre, pa sbardhë drita, merr nji shtagë të gjatë e po hypë n’kulmit t’shpís, keshè me pritë zojt e malit qi mos t’fluturojnë permâja shpís. Kuer qe ’i zog tuj fluturue permbi shpí; qe tjetri e tjetri e...
—Gruoo! Gruoo!—po bertet ahmaku prejë kulmit t’shpís! Mo’ Zo’ mâ keq per né!
—Mo’ he qê!—i a pret grueja prejë mrendânit e turr te arka; turr edhè i shoqi prejë arket, me e pá tash zijânin qi â bâ m’lesht.
—Keneshtrasha e Tënzo’u!—briti grueja n’kupë të qiellës tuj çilë arkën: po kshtû si? Qyqeeeja un n’ditë te sodit! Si u bâ per mue zezona! Kqyre, qênakoo, si maroj leshi: te tânë i palá, deri m’i ’i lâsh! E na kah’ hîm n’pellgut t’dimnit, zdathë e zdeshë e curakët, me u ngrî kopâc n’urzak t’votres, pa shtrojë pa mlojë! ’Sha natën e vorrit jem bâ premtyr i gjallë, kuer t’vijë cegma e madhe e na nên ket shkrozë e n’kto farë gjijesh, tuj resh plajm e borë per gji’ skutë... si jashtë, si mbrêndë!
Hak!—i a pret i shoqi habitshëm: po kshtû si? Tundtu dreqi, tundtu!»
.—Colà!—po i thotë Keca Colit, tuj e kqyrë me sherrí: û e kreva prrallën. A e more vesht tash qyshë âsht pûna e grues? Shndedja prejë nesh e keqja prejë gabelsh!
—Oo, ndjeva, morè ndjeva!—po i pergjegjë edhè Coli si n’t’muejtun. Paj grueja ká shtî, moj Kecë, djallin n’shishe, jo mâ s’po rrê nji burrë; por mjer’ shpija kû âsht burri ahmak e grueja e mêçme e trênët! E kumona bje per me ndie, morì Kec Nikja!
Thikat e Shalës, permbí Abati, i kishte lkuqë dielli në prêndim.

Át Bernardin Palaj
TOMORI, e djelë, 11 tetor 1942, f. 3


Pregatiti: Arben Marku

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •