Hiqmet Meçaj në antologjinë "Bukuria që vret"
| Sunday, 07.22.2007, 09:01 PM |  

Nga Kopi Kyçyku

Hiqmet Meçaj në antologjinë "Bukuria që vret" (Bukuresht, 2006), që përfshin proza të zgjedhura të autorëve të njohur Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Anton Pashku dhe mbyllet me një studim të gjerë të shkrimtarit dhe eseistit Ardian Kyçyku.

Në prag dhe për nder të 94-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Atdheut, më 26 nëntor 2006 Shtëpia Botuese Librarium Haemus e Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Haemus”, promovoi në Panairin Ndërkombëtar të Librit „Gaudeamus”, në Bukuresht, në Pavionin e Minoriteteve Etnike, Antologjinë „Bukuria që vret„ (vëllimi I) dhe monografinë „Gjurmët e një arkitekti”, të dyja të përkthyera nga shqipja në rumanisht nga akademiku Kopi Kyçyku.
                         
Antologjia „Bukuria që vret” përfshin proza të zgjedhura të autorëve të njohur Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Anton Pashku, Hiqmet Meçaj dhe mbyllet me një studim të gjerë të shkrimtarit dhe eseistit Ardian Kyçyku, që zbërthen me hollësi vlerat e secilit autor më vete në rrafsh stilistik, artistik, atdhetar e tematik. Monografia „Gjurmët e një arkitekti”, shkruar nga Koço Miho, i kushtohet jetës dhe veprës së arkitektit të shquar pogradecar Kristo Sotiri (1870-1953), i cili, krahas projektimit e zbatimit të një numuri të madh objektesh social-kulturore në Shqipëri, është autor i shumë veprash të tjera të këtij lloji edhe në Rumani e Itali, ku u formua dhe u vlerësua si specialist i përmasave evropiane.

Në ceremoninë e promovimit të librave të lartpërmendur, krahas përfaqësuesve të sferës së kulturës e të artit rumun e të minoriteteve etnike, ishin të pranishëm studiuesi dhe historiani i letërsisë, prof.dr. Viktor Kraçun dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi, të cilët folën për rëndësinë e këtij evenimenti, sidhe për vlerat që letërsia shqiptare sjell në pasurimin e thesarit kulturor e qytetërues evropian.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •