Per KUKULLAT...
| Sunday, 07.22.2007, 09:08 PM |  

From: arian leka <arianleka@hotmail.com>
Sent: Thursday, August 10, 2006 11:52 PM
To:
andetvlora11@hotmail.com
Subject: Per KUKULLAT...

I dashur Andi, uroj se pari te jeni mire me shendet dhe ndonese me shume vonese nga mosdijenia, po gjer rast t'ju ngushelloj per humbjen e madhe qe ju ka ndodhur para nje viti. Te lutem percillja ngushellimet edhe Hiqmetit, ndonese e besoj se nuk mund te kete te ketille. Kjo eshte jeta qe si duket e di ku na dhemb me shume e na godet...
Tani m'u lidhen edhe duart, kisha menduar te shkruaja nje
tjeter gje, por e nisa kete leter keshtu dhe per ta vazhduar me duhet te them se sapo kam mbaruar librin mjeshteror te Hiqmetit (e kisha marre me vete ne Aachen ku isha per 2 dite dhe aty e perfundova, nje vend ku kurorezoheshin dikur mbreterit e gjermanise, i denje per te lexuar nje liber mbreti te asaj lende letrare qe ka ngjizur). Nuk di te them fjale, se perendia ta lidh gjuhen ndonjehere, por e kam nje keqardhje qe e kam lexuar kaq vone kete veper shume te çmuar. Te mos dija autorin do te thosha se eshte nje krijese e ndonje autori qe ka shkruar vetem ne liri, qe nuk e njeh shijen e censures dhe diktarures ne art, nje veper e mirefillte, perfaqesuese e letersise se re te shkruar ne shqip e cila na ka rrefyer mjeshterisht edhe ne te nje brezi tjeter, me te ri e me pervoja te tjera krijuese, te ndryshme e me fatlume se koha kur krijoi Hiqmeti, se cforce ka letersia e cila, njelloj si Krishti ka bere nje mrekulli, kete roman. Nuk di si ia ka dale ai te shkruaje nje roman te ketelle, kaq te ngjeshur, te dendur si metalet e rende, por qe lundron, te merre me vete? si ka mundur te jete aq klasik (ne nderhyrjet autoriale dhe fillimkapitujt) e njeheresh aq modern? si ka mundur ta fuse ne nje shishe te vetme gjitha ate shejtaneri dhe shenjteri njerezore qe kemi kaluar ne ato vite dhe si i ka magjepsur ato personazhe qe ti i dashur andi, qe edhe pikturon, mund ta kuptosh se si mund te behet portreti vetem me dy penelata. Ai ka krijuar humbetiren dhe qendren ne te njejten pike, nje fare Alephi, qendra e botes ne nje pike te vetme dhe ka rrefyer historine pa metuar te jete as moralizues dhe as mesues i kombit, thjesht syri i brendshem. Shpesh mendoja se shume nga ato thengjinj per te cilet flet i jane shuar ne lekure. Por mbi te tjerat me ka pelqyer loja qe ai ka bere me kohen, grimcimin e saj, por pa e prishur, ecejaket neper kohe, me te shkuara, me te tashme e me paralajmerim te ardhmeje e sidomos me asgjesim te gjithckaje pas mohimit te Shahos per gjithe sa kane ndodhur dhe shnderrimit jo te jetes ne art, po te artit(pretendimit per nje veper gjoja te deshtuar, ne rrekjet per nje roman). Nuk kam lexuar veper tjeter qe kaq shume llahtarira, makthe e mbrapshti te  jepen ne aq pak faqe, me te perziera tragjike e komike, me shejtane pleq Baxhoja e dreqer, i biri thikaxhi dhe djallusha te vogla qe e dijne zanatin pa lere si mbesa gjoksbukura kercenuese e rronxhobonxhos Baxho qe eshte nje duet donkishotesk bashke me kokeposhtjen e tij, kusheririn Shaho qe ka pare me sy hapur endrren e vet. barku i se keqes. Ai na ka thene ashtu sic acteket e dikurshem qe i zhduku Kortesi, se jeta eshte e keqe dhe keshtu duhet te jete, endrra eshte e mire. jeta eshte e shemtuar ndaj edhe duhet zbukuruar me inxhi te tilla si romani i Kukullave te pyllit...
+Zakonisht baballaret, ne moshen e Hiqmetit, behen krenare per bijte, por ti ke edhe nje arsye me shume per t’u krenuar me babane i cili eshte nje mjeshter si ata te qemotshmit, ne pune te vet, qe di ti beje te gjitha, kur ia thote muza tek buza. perqafoje nga une perzemersisht dhe i thuaj se ka bere Djale me kete roman.

Te uroj gjithe te mirat
Ariani



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •