ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NË HAPËSIRAT EVROPIANE
| Sunday, 07.22.2007, 09:14 PM |  

VËSHTRIM MBI PROBLEMATIKËN E KRIJUESVE SHQIPTARË NË DIASPORË DHE ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NË HAPËSIRAT EVROPIANE

Kumtesë -fragment

 

Nga Mustafë XHEMAILI

 

Hiqmet MEÇAJ - U lind më 1944 në Vlorë. Jeton dhe krijon në Greqi. Pasi ka botuar disa vëllime poetike duke filluar që në vitin 1967 (libri poetik “Nisja”) si dhe disa vëllime të tjera me tregime, në vitin 2002 botoi romanin “Kukullat e pyllit”, si dhe në vitin 2003, romanin për fëmijë “Çikpaku”.

Ky autor nuk është i ri në moshë, por është përfaqësues i një rryme letrare që po afirmohet në letërsinë shqipe, rryma letrare e quajtur “Mikrobotizëm”. Madje, Hiqmet Meçaj  është ideatori dhe përfaqësuesi më tipik i kësaj rryme.

Kukullat e pyllit janë një metaforë e qëlluar për emërtim dhe trajtesë të problemeve të identitetit dhe botës shpirtërore të trazuar nga kërkimi i kësaj vlere njerëzore. Dilema e madhe është shtruar ashtu siç ka ndodhur vazhdimit në historinë njerëzore: a po humbet identitet, si të fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe është e madhe. Letërsia e ka pasur dhe e ka si një temë të madhe trajtese. Kështu, pra, edhe letërsia shqipe.

“Mikrobotizmi”, është një rrymë, mënyrë e shkrimit të gjendjeve dhe situata të personazheve  nga këndi i veçantë. Imtësirat e jetës, autobiografia e personazheve (po edhe e autorit) janë në planin e parë. Njeriu i tëhuajsuar i postmodernes shqiptare, krijon paranoja të vërteta, si për shembull te personazhet e romanit “Paranoja” të Xh. Ahmetit, siç e theksuam më lartë. Po sikur personazhet e tillë, siç është personazhi kryesor i Kukullave të pyllit, Admeti, ndjehet i vogël, i pafuqishëm ndaj shtrëngatës së jetës moderne e supermoderne. Madje, kjo, edhe ia merr jetën, sepse pafuqia e tij për të rezistuar me ide, veprime konkrete në një botë ballkanike në tranzicion, siç mund të shprehemi me një fjalë politike të kësaj kohe, është një PAFUQI jo vetëm e tij. Kjo pafuqi vjen nga vetë strukturimi i shoqërisë, shtresave të saj, pastaj ideve, veprimeve të përgjithshme, të cilat të shpeshtën e herave, krijojnë kaosin dhe rrënimin e njeriut…

Shkrimtari Hiqmet Meçaj, jeton në Athinë dhe krijon letërsi në një rrymë të shpikur letrare “Mikrorobotizëm”. Sa mund të qëndrojë kjo shpikje, nuk varet vetëm nga fuqia e penës së këtij krijuesi. Përpjekjet janë interesante. Romani Kukullat e pyllit, por edhe romani për fëmijë, janë pritur mjaft mirë nga lexuesi dhe kritika. Madje në vitin 2003, shtëpitë botuese TOENA dhe ONUFRI, me klubin letrar “Drita” në Athinë, ia dhanë çmimin e parë, në një konkurs letrar në vitin 2003.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •