SHTUJKA
| Friday, 07.27.2007, 08:18 PM |  

“Pa të kaluarën e ardhmja do të ishte kot, ku ne do të jetonim si kafshë, duke u pështirë vetëm në të tashmen, si lopë.”
Agusto Boal

Në oborrin e shtëpisë një degë hardhie, prej kohësh s’po prodhonte më, s’po jepte as edhe një kokërr. As edhe një lastar nuk dukej në të. Që prej kohës që duhej të prodhonte, kjo gjë kishte munguar. Dhe kur hardhia trajtohej si një fëmijë, sytë nguleshin dhe nuk shkuleshin prej saj as edhe një çast. Atë vit nuk e di pse ndodhi aq papritur ndryshe. Hardhia u harbua. Prodhoi aq shumë, sa gati po thyhej e po binte në tokë e gjitha me atë zhvillim të madh që kishte marrë. Im atë, i cili atë vit doli në pension, u bë si të thuash shërbyesi më i madh i hardhisë në oborrin e ngushtë të shtëpisë sonë në qendër të qytetit metalurg. Hardhia na bëri edhe të tjerëve më pas për vete. Gati-gati ç’do ditë fjala e parë dhe e vetme ishte për të. U harruan të gjitha bisedat e pëshpëritjet e tjera. U harrua përzgjedhja e vendit të punës për mua, si të vetmin që më kishin, u harruan nuset, u harruan shëtitjet, …u lanë pas dore edhe të tjera gjëra.E ndërsa hardhia rrezikonte të shembej, babai rrinte e rrinte dhe shtonte se duheshin tela, duhej beton, duheshin kollona për t’a mbajtur atë në këmbë me gjithë atë prodhim që kishte mbi vete.Po ku t’i gjeje, as t’i bleje, as t’i…Të parët e Lagjes e kishin në gojë përditë Plenumin e Partisë për të rrafshuar oborret nga prona private.E ç’pronë private ishte ajo degë hardhie në fakt?! Po ja që komshiu ishte i pari që kishte vënë një sinjal në Këshillin Popullor të Lagjes. Dhe im atë e dinte mirë që kjo gjë ishte një haraç më shumë për fisin tonë të goditur vite më parë nga lufta e klasave. Nejse, ajo kohë, ishte ajo kohë dhe duhej…

Një mëngjes herët s’di ç’i shkrepi sime ëme. Teksa i afroi kafenë e mëngjesit tim eti nën hijen e hardhisë në oborr, i foli për miqtë e fshatit, të afërmit e harruar të babait.
-”Atje mund të kishim gjetur një shtujkë për hardhinë dhe pa u ndier.”-tha ajo.
Në këtë rast babai, si gjithmonë që merrte zjarr, gati sa e derdhi kafenë dhe turfulloi.
-“Duhen kujtuar miqtë e vjetër.Duhet ndërtuar çesmja e re, por s’duhet harruar e pështyrë e vjetra..!- tha ajo dhe sërish heshti.

-“Sikur fole , o grua, sikur the gjësendi prapë…”- ndërhyri im atë.
-“Hiç, hiç, e kisha fjalën tek miqtë e vjetër, por edhe tek të afërmit e tu të gjakut, ata të fshatit që i harruam, bre burrë.”- ndërhyri ajo si me më takt dhe me një ton ndikues.
-“Po, po.I harruam.Po ti , moj..Ah ti , që s,u gdhende njëherë, që s’u gdhende kurrë, po me këto prapakthesa, po me këto…Ah ti, ti…”-shtoi im atë.

-“Unë , unë e kam fajin …Unë jam e keqja.S,ke faj ti kur s’ti shkruaj të tuat që thua.Harrove kur thoje, se për një poç rraki që të sjedhin të marrin një javë jetë…
Ë,ë harrove?”-vazhdoi mamaja, por sërrish e qetë.

-“Ashtu, ashtu.Ë më të lumtë.Po ata ishin katundarë na thoshe ti moj, ata ishin me …”- filloi të inatosej im atë.

Unë ndërhyra, gati më i qetë në këtë zënkë mëngjezi mes prindërve. Ej, ej, ej .Mjaft! Mjaft tani…Nuk është vonë për të ndrequr, nuk është. Mos u zini. E rregulloj unë këtë.M’a lini mua në dorë.

Të nesërmen ra pak shi në të gdhirë.Por , koha u hap fill pas orës shtatë.Unë u përshëndeta me prindërit e dola në rrugë.Autobusin urban, ose më saktë të vetmin që të shpinte në afërsi të fshatit të tim eti e zura në kohë.Preva biletën dhe pas disa çastesh ai ia behu në stacion.Thuajse ky ishte udhëtimi im i parë pa prindërit drejt fshatit, që kur isha femije, por veç disa mendimeve në kokë, asgjë tjetër s’më shqetësonte më.Autobuzi linte pas fjolla tymi dhe unë isha gati i përhumbur në mendime e debate mes vetes, pa lidhje në atë çast.
“Kush do të më presë? A do të më thonë ndonjë gjë? A…”

Sakaq një frenim dhe më pas një spostim i menjëhershëm i autobusit, një klithmë dhe një tjetër ulërimë.Të gjithë brofën në këmbë e dolën jashtë.Shoferi rrinte mbi tymon, dyll i verdhë dhe s’fliste.E pashë atë në atë gjendje dhe pa i folur dola jashtë.Ç’të shihje!Në mes të rrugës, aty ndanë kthesës së vështirë, një kal që jepte e merrte shpirt në xhade.Më tutje një çantë mushamaje me trëndafila, tre bukë gruri të blera në qytet, një bidon pesëlitërsh me vaj që vazhdonte të derdhej, dy pako makarona spageti të shkrafanjitura dhe një sandale plastike ndanë rrugës.Nuk më kujtohet se ç’pashë më, teksa një britmë më bëri të rend andej nga dëgjohej.

“Është gjallë! Është gjallë!”

“Ja ku është”.- shtoi një zë tjetër.

“Oh, ja , ja mbi atë pemë.E shikoni?”- shtoi një tjetër,pak si më i qartë në atë çka shihte.
Nga larg nuk dukej mirë në fakt ajo pamja e saj e plotë mbi pemë në greminë.Vetëm kur u afrova pashë se ishte një vajzë me një fustan tipik basmaje me degëzime lulesh e dekoracionesh në fushën e tij, me flokë gërshetë.

“E dashka Zoti.”- thashë me vete, teksa shihja pozicionin se si e kishin pritur degët e rrapit, tamam sikur e kishte pritur dikush me dorë.Se poshtë rrapit gurgudhima e lumit gati-gati të përpintë edhe aty ku ishe e jo më…

Tre burra e zbritën me kujdes, ndërsa gratë si gratë në të tila rastë kishin vënë kujën.
“Dëgjoni mirë.Nxitoni për tek mjeku, ambulanca, urgjenca e s,është koha për…”-thashë unë dhe fillova t,i fshija vajzës së dëmtuar ca vija gjaku ende në rrjedhë e sipër në të dy duart.

Dhe për çudi ambulanca erdhi shpejt.Në të hypëm tre vetë shoqërues. Në këtë rast s’di as vetë pse e bëra ate veprim miresjelljeje.Unë isha nisur për diku tjetër-fola me vete dhe heshta prapë.

Në spital natën e kalova në stolat e korridorit bashkë me dy të tjerët.Ndërsa vajza ishte përmendur pas mesnate dhe te koka i qëndronin dy mjekë dhe një infermiere.
“Është jashtë rrezikut”.-foli një nga bluzat e bardha, që afrohej e afrohej më shumë drejt nesh nga fundi i korridorit të ngushtë e të gjatë të spitalit të zonës.
E në çast doja të mësoja për të ditur të paktën diçka për të.Por sa u bëra gati të pyesja, burri pranë meje, njëri prej të dyve që erdhi me vajzën, sikur ma kishte lezuar pyetjen time ende në kokë.

“Paska jetën e gjatë, paska.Më shumë për prindërit e saj.Është vajza e vetme e familjes Xheka, fëmija i tyre i vetëm.U kanë lindur fëmijë të tjerë atyre, por s’u kanë rrojtur.Vetëm këtë kanë dritën e syve.Ajo s’është dhe…”-fliste e tundte kokën, ndërsa unë ia lashë përgjysëm.

“Ç’është the?”-pyeta unë dhe ndërkohë bëra më afër për të dëgjuar më shumë për të.S’di pse më interesonte aq shumë të dija për të atë çast.

“Është farmaciste në zonën tonë.Është vajzë që s’i ndihet zëri, është…”-shtoi ai për të më sqaruar, ndërsa unë seç isha përhumbur më pas pas fytyrës së saj nën gypat e serumeve aty pas xhamave të reanimacionit.E shihja dhe më dukej sikur edhe ajo po bënte të njëjtën gjë. Më dukej se edhe ajo po më shihte mua.

Mes asaj përhumbjeje një dorë e lehtë mbi shpatullën time të djathtë më detyroi të kthehem.
“Ne jemi prindërit e vajzës”- thanë dhe nisën ritualin e falenderimeve. Në fakt ashtu siç kishin bërë edhe me dy të tjerët pak më parë gjatë përhumbjes sime pas xhamave të reanimacionit mbi fytyrën a vajzës.

“Faleminderit, por unë, u…”- doja të thoja se s’kisha bërë ndonjë gjë të veçantë, ndërsa edhe dy të tjerët po ashtu edhe prindërit e vajzës vazhdonin të thoshin edhe më shumë lëvdata për mua, në një rrëmujë gjërash qe ishin ende lëmsh në kokën time.
Me dy burrat që ishin me mua dhe me dy prindërit e vajzës u ndava pas dy orësh.E ndërsa dola nga spitali ende skisha ndonjë vendim se duhet të shkoja në fshat , apo të kthehesha në shtëpi.Vendosa më në fund të shkoj në fshat.

Ashtu bëra.Me një makinë rasti, nga ato të trupave për sharat e zonës u gjenda për gati një orë e gjysëm në fshatin e tim eti, aty ku kisha kaluar ditë dhe javë pushimesh gjatë fëmijërisë time.U ula në një cep të një lapidari dhe po sillja ndërmend kujtimet e fëmijërisë.Në çast dikush m’i ndërpreu ato, teksa më përshëndeti dhe më tha se po më prisnin.Nuk ndodhi si me budallallëqet që kisha paragjykuar.Më pritën aq mirë, aq ngrohtë dhe më respektuan shumë e shumë për aq sa ndejta mes tyre.Nisa të flasë për ardhjen time si të rrastësishme e të shpjegoj duke shfajësuar dy prindërit për mosardhje…, por ata s’më mbështesnin.

“E dimë , e dimë.Qyteti ka njëmijë halle.Pastaj edhe punën tuaj e dimë.Ne nuk ju vemë kusure…Fshati fundja e ka një pulë dhe …”- ndërsa s’kishin së sosuri arsyetimet, që në fakt më lehtësuan shumë.

Nuk ndejta gjatë në fshat. Pas dy ditëve programova kthimin.

Me të mbërritur në shtëpi nisa t’u tregoja prindërve, por im atë më tha se I dinte të gjitha.
“Ishin këtu prindërit e vajzës”- tha më pas mamaja.

“Ata kanë qenë dy herë brenda këtyre ditëve.Herën e dytë sollën atë shtujkën për hardhin e shikon?”- shpjegoi im atë dhe bëri me dorë për nga hardhia.
Unë vështrova shtujkën tek e cila mbështetej e rrehatohej hardhia e mbjellur prej meje gati katër vjet më parë, kur unë nisa Universitetin për t’u bërë doktori i preferuar i mamasë, siç më thoshte ajo shpeshherë, por që për fatin e keq ende s’kisha bërë hapat e parë në këtë rrugë, e jo për fajin tim , por se një i afërm i familjes ishte arratisur jashtë vendit.E për këtë ende s’më emëronin në detyrë.Ndërsa vështrimi më kishte mbetur tek shtujka, mendja më rrinte tek ato dy sy të jeshilta atje mes xhamave të reanimacionit.


Pas tre muajve lajmin për daljen e vajzës nga spitali na e sollën kushërinjtë e tim eti nga fshati gjiton i vajzës.Dhe kështu të tre unë, nëna dhe babai vendosëm të vizitonim atë në shtëpinë e saj.

Në oborrin e shtëpisë së saj mes një kumbulle dhe një ftoi të mbushur plot me kokra, ajo la një libër që kishtë në dorë dhe rendi e para drejt nesh.Ende e zverdhur në fytyrë me pak shenja në duar nga plagët rroku së pari mamanë, sikur t’a njihte prej kohësh dhe më pas i dha dorën tim eti e në fund teksa më dha dorën ashtu e qeshur nisi të fliste.
“Unë s’kam vëlla dhe….”-foli ajo , ndërsa mamaja që e shihte drejt e në kokërllëk të syrit nuk u kuptua pse ia la fjalën përgjysëm.

Atë ditë nuk na lanë të iknim shpejt. Hëngrëm e pimë e bëmë fotografi.Unë s’di pse doja të rrija më gjatë aty, s’di pse m’u duk kohë e shkurtër…, teksa isha përhumbur i tëri pas saj.Unë isha dashuruar.Po. po.Ajo më kish gllabëruar të tërin.


Kthimin në shtëpi e ndjeva shumë. Rrugës disaherë tentova t,i thoja mamasë se kisha rënë në dashuri pas saj, por ajo për çudi kalonte në një temë bisede tjetër e kështu unë ….Unë rrija e sillja ndërmend butësinë e duarve të saj, embelsine e fytyres, syte e saj dhe ate gjoks paksa te ngritur e te levizshëm.Isha i mbytur në djersë…Imazhi i saj s,me ndahej.Kisha dremitur, teksa me nje ndjenje turpi dhe frike u drodha aty ku isha.Ne enderr isha me te.Isha ne nje lendine dhe mes barit te njome kishim rene pre e nje force, te cilen s’di as vete se kush m’a dha…Unë e dashuroja marrëzisht atë!
Nuk kaloi gjatë, kur pas disa ditësh ishte mamaja vetë që më ngacmoi.E si të duket ajo vajza në fshat.A nuk ishte yll?

Unë qesha dhe tunda kokën.Përqafova mamanë dhe doja të flisja, por ajo nuk më la.
Atë ditë në darkë im atë e dëgjoi propozimin e mamasë dhe gati sa nuk fluturoi.
”Atë vajzë e dua nuse për djalin”-tha mamaja dhe gati si me urdhërin e peshkut.
Pas një jave kërkuam dorën e saj dhe atje nuk ndeshëm kundërshti .Pas gjashtë muajsh, në pranverë bëmë dasmën.Dasmën e bëmë aty në oborr, nën hijen e hardhisë që prehej e qetë mbi kurrizin e fuqishëm të shtujkës…



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •