Fatmir Terziu
| Friday, 07.27.2007, 08:19 PM |  

Fatmir Terziu
Fatmir Terziu u lind në qytetin e Elbasanit dhe ka studiuar pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri", për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ka punuar mësues në Ostren të Madh, Plangaricë, dhe më vonë drejtor shkolle në Plangaricë, Polis të Vogël dhe Shtërmen. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë Kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë". Pas vitit 1994 ka qenë gazetar pranë gazetës "RD", "TD", për radion "Tirana", radion "Kontakt", gazetar, drejtues emisionesh dhe drejtor i televizionit "Dardan".
Ka filluar të shkruajë e publikojë në shtypin shqiptar që kur ishte student dhe në vitin 1996 është shpallur reporteri më i mirë  i vitit nga gazeta “RD”. Shtëpia Botuese "Sejko" ka botuar vëllimin e tij poetik "Mos Hesht" (2000), ndërsa Shtëpia Botuese “Silver” ka botuar përmbledhjen me tregime “Djalli i Argadasit” (2005), vëllimin poetik “Ecje në Qelq”(2006), dhe përmbledhjen me prozë “Krokamat” (2007). Në publicistikë e gazetari ka botuar "Trokamat në Jetën e Një Pene" dhe ka gati një sërë materialesh të tjera letrare për botim. Në gjuhën angleze ka botuar “Parametric Narration in Norman Wisdom Movies”, “Tearing Up the Past”, “Writing the Documentary with Student’s Experience”, “The script: Simple and Complicate” dhe dhjetra ese të ndryshme në fushën e medias të vlerësuara nga akademikët anglezë. Studimin e autorit “Parametric Narration in Norman Wisdom Movies” e ka vlerësuar edhe akademiku Richard Dacre me një artikull të publikuar në mediat profesionale  britanike ku shprehet: “studim befasues  i Fatmir Terziut”, ndërsa “Djalli i Argadasit” fitoi cmimin e tretë në Konkursin Letrar “Kadmus” në Greqi.
Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, South Thames College për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University, pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007) ku dhe punon po në këtë universitet në "Ëidening Participation Unit", që është pjesë e departamentit të edukimit në këtë institucion. Autori pas përfundimit të studimeve në fushën e artit, medias dhe filmit ka krijuar këto filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë: “Trokamat në Jetën e një Pene” (2003), “Rivermusic” (2004), “Windy Corner” (2006), “Clouds of Smoke” (2007) etj. Vlen të theksohet se filmi i tij i fundit “Clouds of Smoke” (Retë e Tymit) ka qenë  filmi i parë i krijuar nga një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të ketë fatin të seleksionohet dhe të shfaqet më 5 Qershor 2007 në Curzon Soho, aty ku shfaqen filmat e mëdhenj Hollyvudianë. Filmi është gati të prezantohet edhe në disa festivale (Nju Jork Film Festival 19-26 Korrik), pasi është një bashkëpunim i autorit me DEFRA-n, Departamenti i Mjedisit Ushqimit dhe Aferave Bujqësore në BM, ku është edhe protagonisti kryesor z. Alex Palman, pasuar edhe nga gazetari i mirënjohur i BBC-së Mike Sergant. Shumica e filmave dhe pjesë nga krijimtaria e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së dhe në faqen e tij: http://terziu.googlepages.com. Faqja www.seguraweb.nl ka përzgjedhur disa krijime të autorit. Krijimet e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias. Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen "www.agimi.com", shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar etj. Prej disa kohësh ai ka krijuar Blogun e tij “Media Information Production” dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë” me liçenën e rregullt të njohur në fushën krijuese në Angli dhe Wells. Dy filmat e Fatmir Terziut “Windy Corner” dhe “Clouds of Smoke” janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë dhe filmkrijuesve të këtij vendi. Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët filma krijuar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në Websitin zyrtar të filmit vendas. Për më shumë informacion mund të lexoni lidhjet online në www.britfilms.com.

Shkrimtari Lazër Stani për “Krokamat” e Fatmir Terziut:

Fatmir, më ka habitur tregimi yt. Duke të mbajtur mend vetëm si gazetar nga ajo kohë e keqe, unë dija një gjë: se veç gazetarit të mrekullueshëm ishe edhe djalë shumë i mirë. Tani po zbuloj fshehtësitë e tua, fshehtësitë e shkrimit. “Krokamat” është akoma më ndryshe. I shkruar rjedhshëm,  me gjuhë të pasur, i saktë në sintaksë, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rrjeshtin e fundit, aq sa kur e mbarova kisha dëshirë t’a lexoj sërish. Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ket arti: kur dëgjon një këngë, të kesh më shumë dëshirë për ta dëgjuar sërish kur ajo mbaron; kur lexon një libër, të kesh një dëshirë të fortë për t'iu rikthyer sapo ke mbaruar faqen e fundit, rreshtin e fundit. Jo shume tregime e arrijnë këtë, jo shumë libra. Aq më tepër tani që unë jam në një moshë të tillë, kur kam lexuar aq shumë, dhe habia nga një tekst letrar sa vjen e bëhet më e rrallë. U gëzova aq shumë që lexova një tregim kaq befasues e tronditës.

Botuesi i Seguraweb.nl, Senad Guraziu:

"Pajtohem absolutisht me fjalet e z. Stani... dhe vertete te uroj suksese dhe vetem suksese, nga zemra.
S'ka, thuhet nje fjale, disa gjera nuk done filozofi: puna e mire jo vetem qe eshte e mire per momentin, por ajo mbetet e mire... me nje kusht, ajo patjeter duhet te jete e mire, sa me e mire qe te jete e mundur. Arti eshte i "tendosur" e i terthuruar pikerisht rreth kesaj maksime, arti pra me t'u ngjizur synon t'i beje balle realitetit... me vertetesine, me pozitivizmin e vet, me mesazhin, idete etj."



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •