Halil Haxhosaj
| Monday, 08.13.2007, 11:10 PM |  

Halil Haxhosaj
Halil Haxhosaj lindi në Prekolluk (Preklukaj) të Vokshit, më 1946. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cërmjan të Dushkajës, ndërsa tash është profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Është edhe kryetar i Degës së Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës në Gjakovë dhe anëtar i kryesisë së Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës.
Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në rumanisht, gjermanisht, anglish, italisht, polonisht, serbisht, etj.
Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra poetike:

“Damarë të ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,
“Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
“Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.
“Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
“Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000,
“Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003,
“Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004
“Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.
“Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006
“Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
Halil Haxhosaj jeton dhe krijon në Gjakovë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •