Bahtir Hamza
| Monday, 08.27.2007, 11:15 PM |  

Bahtir Hamza
Bahtir Hamza,“ poet i mërgimit” u lind në Drenicë,më 05.07.1956.Kosovë. Rrënjësisht rrjedh nga Malësia e Mbishkodrës - Krahina e Helashanit,Koplikut, familje me traditë atdhetare. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kosovë. Studioi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematikore - Natyrore. Në maj 1977 shpallet nacionalist - irredentist nga regjimi serbokomunist shqipfolës. Burgoset më 1977 dhe më 1981. Studimet i ndërpreu dy herë. Në Zagreb u rikualifikua në shkollën hoteliere. Në Cyrih të Zvicrës, kreu studimet e larta për hotelieri dhe turizëm. Bahtir Hamza,është themelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Alternative të Poetëve "PENA SHQIPTARE" me seli në Prishtinë.Kosovë.Njiherit është Botues dhe kryeredaktor i revistës "PENA SHQIPTARE".
Drejtor ekzekutiv i N.T. Botuese "ARBANI-A". Prishtinë.Kosovë.
Prej vitit 2002 është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Në funksion të lirisë së Kosovës, Bahtir Hamza,është autor i veprave letrare.

PERMBLEDHJE ME POEZI
- U rritsh me lulet e botës, 1991,
- Jeta troket në derë, 1993,
- Gojët e luleve, 2001,
- Jeta në Peshojë, 2002,
- Vdekja nis nga brenda, 2002,
- Pastrohu Kosovë. 2005,

AFORIZMA

- Kohë që lanë gjurma,2004,
- Kohë që lanë gjurma,pjesa dyte.2006

Ndërsa nga konkurset letrare botoi këto vepra.

"ARBANIA- I " Krua i lotëve të mi", 2003,
"ARBANIA -II " Në poret e jetës", 2003,
"ARBANIA -III" Pamje me atdheun", 2004.
“ARBANIA-IV- Le te ngadhënjen liria".2007.(promovimi do te jete ne ne muajin shkurt,ne biblioteken kombetare,Prishtinë)

Nga letrësia botërore botoi:

ZGJIMI I DRITËS, 2005 nga Pol VALERI,

Piktor autodidact.
Është piktor autodidakt me dyqindë punime artistike.
Me 26.Nentor.2002. deri me 02.Djetor.2002.Ne Instututin Albanologjik ne Prishtine,hape ekspozitene e pare te artit vizuel me 56 punime artistike me ngjyra dhe grafit.

Në Kosove,Prishtine,ka nxjerrë në dritë shtatë numra të revistës për kulturë, art, shkencë dhe edukatë qytetare "PENA SHQIPTARE".
Aktor i cili ka lujtur në filmin dokumentar.”Diku në Kosovë.” Kosove 2005.

Përkohësisht jeton në mërgim.
 

PROTESTË ARTISTIKE ME “ IKJE NGA LIRIA “*

Që nga libri i parë poetik, Bahtir Hamza nxjerrë në dritë një serë dhimbjesh traumatike dhe fotografi nga fëmijëria e tij këmbëzbathur dhe e mundimshme. Ndonëse krijimi i tij i parë nuk solli ndonjë të arrirë të lartë artistike, në të sikur nuk hetohet ndonjë ndërrmarje precise poetike, megjithatë në pëcaktimin e tij poetik, në shikimin e tij në burimin e pashterur të motiveve unikate, ai paralajmëron se në letërsinë shqiptare paraqitet një emër serioz.
Shkrimtari nuk rrëmbehet pas tingullit melodik të frazave të zhveshura. Poezia e tij qartë përcaktohet kah përshkrimi konkret i motiveve. Shkrimtari, në librat e tij më të njohur: ” Jeta troket në derë ”
( 1993 ) , ” Vdekja nis nga brenda” ( 2002 ) dhe “ Kohë që lanë gjurma
( 2004 )”, synon kah thelbi i bshkimit të tabllove poetike. Me të, duket se të dhënat konkrete paraqesin faktor relevant letrar, ndaj porositë poetike duken si një mozaik i rradhitur bukur, ndërsa ndërthurja poetike e hapur, shpesh kronoligjike, e cila imponon nevojën për kërkime të vazhdueshme të temave të reja dhe mundësive të reja të shprehjes poetike.
Librat e tij të botuar mund të pranohen dhe të komentohen
edhe si intermeco poetike në mes të revoltës dhe protestës artistike
me “ ikje nga liria “…

*Kalosh ÇELIKU, Kryetar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Shqiptarëve të Maqedonisë.
 
FJALA E RECENUESIT

Dukagjin HATA

Bahtir Hamza është një zë unikal në letrat poetike shqiptare, në gjithë hapësirën kombëtare, ku gëlon në trajta e ngjyra nga më të përndezurat tharmi estetik mbarëshqiptar. Poet bohem, kriticist i lindur, njeri i lirë në thelbin e tij gjenetik, Hamza është një individ, që në emër të poezisë dhe të vlerave estetike, ka sakrifikuar rehatinë e tij, komoditetin e gjërave në një përditshmëri të sëmurë, ku dualiteti në mes “të keshë a të jeshë”, siç konstaton Fromi, është një dualitet i vetë botës sonë. Bahtir Hamza, i përket pjesës së dytë të këtij postulati, pra pjesës “të jeshë”. Ai iu ka falur të tjerëve dashuri, duke marrë për vete pjesën e dhimbjes së gjërave, zhgjëndërr dhe zhgënjim.
Në alarmin e kombit, ai është një ushtar i radhëve të para të lirisë. Në alarmin e shkronjave shqipe, në ëndrrën e fjalës së bukur, ai është një meshtar i përkorë.
Në këtë libër, Hamza ka përmbledhur të thënat e miqve dhe armiqve për veten e tij, një tufë krijimesh poetike nga më të mirat që ai ka botuar deri më tani dhe kumtet e një folku humoristiko-alegorik, vjelë nga trevat e folkut, midis të cilëve është formuar poeti. Ajo që spikat në të trija këto shtrirje të objeksioneve të tij estetike, është një humor gri që shkon drejt të zezës (humori i zi), çfarë i jep dorë autorit t’i shikojë në rrafsh kritik veten dhe të tjerët.
Libri hapet dhe mbyllet me dy shkrime të Konicës, hapet me Testamentin e Mjeshtrit, lënë në Boston , në vitin 1942 dhe mbyllet me lutjen e tij të famshme të vitit 1932, drejtuar shkrimtarëve, në formën e një hymni liturgjik.
Kredoja psiko-poetike e Hamzës është zhgënjimi aktiv, nëpërmjet të cilit ai kërkon dhe zbulon rrënjët e të keqes individuale dhe kolektive të botës shqiptare. Ai nuk e shikon këtë të keqe si një udhëkryq, por si një reagim aktiv dhe dëshmi të mëvetësisë që duhet të kthehet në trajtën e saj arkitipale.
Për mbretërinë e së vërtetës
dhe lirisë,
unë Bahtir Hamza,
në mes të shqiptarëve
nuk jamë shqiptar, jam njeri.
Në mes të të huajve,
jam shqiptar, s’jam njeri.
Bahtir Hamza është një eksplorator i lirisë. Ai e gjen Kosovën e tij të dashur “në tokë’, “në qiell”, “në histori”, në rrënjët e mitit dhe të keqkuptimit historik, të plotë dhe të “shkundur si një gjethe vjeshte”, në të njëjtën kohë, duke e mbrujtur artin e tij poetik me magjijimin e fjalës së bukur, ku nën prizmin poetik të një bohemi, përthyhen vizionet e një idealisti të kulluar.
Bahtir Hamza është një mjeshtër i ndërtimit të situatave poetike, ku me anë të detajeve të holla dhe fine, na përcjell të vërtetat e mëdha, që flejnë në pavetëdijen e botës shqiptare.
Ky njeri i shetitur, pasi “i ka rënë botës pash më pash”, i vjelur me ëndrra, iluzione, zhgënjime e keqkuptime sipërore, dashuritë e nisura në një rrugë pa kthim, sikur çlirohet në vetminë e ironisë së tij therëse, duke u tallur me veten dhe ata që e rrethojnë, pak Shvejk, pak don Kishot, më shumë Promete që, në pamundësi për t’iu ridhënë bashkëkomabsve të tij zjarrin, e ka lidhur fatin e tij me dhurimin e përhershëm të kënaqësisë së rikrijimit poetik të botës, me anë të dashurisë pa shpërblim.
Libri që po merr lexuesi në dorë shënon një moment të ri në krijimtarinë e Bahtir Hamzës. Në këtë libër, autori duket më i menduar, më i shqetësuar, me më shumë humor e alegori, me më shumë dhimbje e zhgënim, me një ndjesi provokuese që sa vjen e rritet nga faqja në faqe, nga njëri pasazh tek tjetri.Edhe në këtë libër, Bahtir Hamza është vërtet Bahtir Hamzë, poet i lindur, i lirë në shpirt, në mendje e psikikë, një individ në kërkim “të rriskut të diellit” për vete dhe bashkëkombasit e tij.

Abdullah KONUSHEVCI**

Bahtir Hamza, u paraqit me libra letrarë në letërsinë shqipe në fillim të viteve nëntëdhejetë:”U rritsh me lulet e botës”(poezi,1991) dhe “Jeta troket në derë”(1993)kurse në fillim të shekullit tonë botoi edhe tre libra:”Gojët e luleve”(2001),”Jeta në peshojë”(2002)dhe “Vdekja nis nga Brenda”,(2002).
Liri që do të paraqesim në këtë përurim është vepra e tij e gjashtë.
Vepra më e re”Kohë që lanë gjurma”e Bahtir Hamzës, poetit të mërgimit, është një vëllim aforizmash a gnomesh,mendimesh a sentencash nga më të ndryshmet, të cilat veçohen me tematizmin dhe përzgjedhjen e veçantë të përditësuar, duke prekur probleme e tema të ndryshme etnopsikologjike, politike, shoqërore,morale, letrare,familjare,dashurore nga më të ndryshmet.

Libri aforistik”Kohë që lanë gjurma”sajohet nga njësitë më të mëdha tematike:”Unë,atdhu im”,”Kështu pleqëroj”,”Udhëtimi I çdo njeriut”(përbëhet nga nënnjësitë :”Poetët”,”Poezia”,”Testamenti I” dhe “Tesatmenti II”,)”Njerëzve që nuk u vdes fjala” dhe “Kohë që lanë gjurma”.Mbyllet me poezinë enumeracion”Nuk jam”,sikundër që hapet me formën mikste në poezi e prozë”Formula e panjohur”dhe po ashtu një forme mikes me titull”a…..!..
Foramt e shkurta a mikrostruktuart letrare vetëm në të parë duket s enuk kanë madhësin dhe madhështinë e formave të gjata a të makrostrukturave letrare.Çështë e drejta, fare pak, për të mos thënë aspak, kemi ndonjë vepër, e cila, në fund të fundit, nuk vjen e rrudhet në një formë të shkurtë ose që nuk e ka si pikënisje një formë të shkurtë letrare,e cila mund të vihet re,qoftë si ajtmotiv I saj,qpftë si mesazh, që për shkon fill e për pe strukturën e saj.

Kultivimi I formave të shkurta,sidomos I aforizmave,mund të thuhet se është një prurje e re letrare, e cila ka marrë hov sidomos këto dekadat e fundit, sado që jehona e saj në mendimin tone kritik e letrar është shumë e vogël: ato sikur shikohen si diçka e “vogël”, e paranësishme dhe e pavlerë.Ky paragjykimduhet të rrëzohet a të hidhet poshtë pikesëpari nga kritika jonë letrare, e cila duhet të bëjë vlerësimin e tyre të drejtë,qoftë si zhanër letrar, qoftë si realizim artistic. Tekefundit, për peshën e randësinë e tyre a nuk flet mjaft fakti se në biseda dhe në shkrime letrare, sa here qe ndihet nevoja për t’I dhënë force një mendimi a një qëndrimi vetjak, ne I drejtohemi akëcilës thënie a maksimë të akëcilit dijetar, shkencëtar,artist, madje dhe të akëcilit poletikan,afarist të botës ë tj.

Është të theksohet se në ciklin e pare “Unë atdhu im”.pas paradoksit të vënë re në “Formulën e panjohur”, B.Hamza sikur porosity se individi është një mishërim, një njëtësim me atdheun, prandaj, me t’u shpërngulur nga ai, sukr humb peshën dhe rendësin që ka.Është ky një subli, I përvojës së gjatë dhe të hidhur të autorit në dhe të huaj,Por, edhe ky kthim në atdhe e bën të ballafaqohet me paradokset e ndryshme të jetëa sonë shoqërore.
Shqiptarët, pavarësisht nga prespektiva e tyre mjaft e paqartë historike. Megjithatë I karakterizon një megalomanidhe një vetëkenaqësi e pashpjegushme – ata vazhdimisht e mbajnë plisin mbi një sy,madje edhe atëhera kur, ng martesat e përziera, I shtrohen procesit të asimilimit kombëtar.Paradoksi e arrin kulmin me averzionin, qoftë ndaj ushtrisë, qoftë ndaj policisë së vet dhe prandje në këtë pikë sikur veçohet nga mbarë popujt e Ballkanit, që kanë një traditë shumë më të gjatë shtetërore.Prandej,ai kërkon që të respektohen tri parimet themelore të një shoqërie të qytetëruar, duke u shprehr fjalë për fjalë se janë tri gjëra që nuk fallen: Ushtrimi I dhunës dhe dhuna mbi fëmijët, marrja a trupi mbi nderin e shtëpise dhe tradhtia kombëtare.

Mbase është kjo arsyeja pse ai apelon në ciklin e dytë”Keshtu pleqëroj” që shqiptarët të kthejnë nga mërgimi, të martohen me atdheun, t’I heqin maskat, ta lënë rrugën e krimit, për t’u flijuar në altarin e atdhedashurisë,sepse ,sikundër shprehet autori:Vetëm liria është fat I gjithë njerëzimit;Kapitali mbi capital e ka emrin Liri;Vetëm liria nuk është luks I askujt dhe Liria kurrë nuk kthehet prapa.
Pjesa e tretë”Udhtimi I çdo njeriut”përmbledh kryesisht refleksionet e utorit për poetët,poezinë si dhe shoqërohet nga dy testamente, duke pasur kështu, do të thoshim, një notë më idividuale, më personale.

Në ciklin e katërt”Njerëzve që nuk u vdes fjala” lexuesi mund të gjejë aforizma të njerëzve të ndryshëm, shqiptar,me të cilët autori ka pasur marrëdhenie afrie dhe nga të cilët ka zgjedhur ndonjë mendim, sentencë, që atij I është dukur e bukur,kumptimplote dhe shprehësë,kurse në ciklin e fundit hasim afarizma nga dijetarët, poletikanët,shkrimtarët,afaristët,artistët botërorë.

Në përmbyllje të këtij shrimi, mund të themi se gjejmë në këtë libër pothuajse të gjitha farët ë formave të shkurta,si:epigramin,kur autori shpreh shpesh një qëndrim fshkikullues ndaj dukurive të këqija shoqërore,moto,gnomën,setencën,fjalën e urtë popullore,proverbin,thënien, kufijtë e të cilave është bukur e vështirë të caktohen saktësisht, sado që vetë fjala”aforizëm” do të thotë përcktim I një kufiri,kufizim.
Megjithate,sikur e provojnë farët e ndryshme, këto forma të shkurta shprehin në mënyrë të ngjeshur një porosi, një të vërtetë, një aksiomë jetëasor, e cila mund të jetë edhe një moto e një vepre, e një përcaktimi a ndërmarrjeje.

**Në PANARIN E LIBRIT.
Prishtinë Maj. 2004, Abdullah KONUSHEVCI



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •