Eja në Strugë
| Sunday, 09.23.2007, 03:29 PM |  

Eja në Strugë
Mik i largët
të pish një kafe buzë liqenit
dhe endu rrugëve me miken pulëbardhë
sa të vjedhish pak bukuri Struge.
Dhe ktheu miku im,
ktheu menjëherë,
nga ke ardhë.
Kthehu
pa e prekur me sy poeten
se është varg ajo,
e vargu është çupelinë
e çupëlina është e brishtë,
ka mnerë nga prekjet e zjarrta
që lindin në mengjes e vdesin në mbrëmje.
Eja në Strugë dielli im
dhe kthehu menjëherë
braktise bukurinë e meduzës
pa e prekur me gishta,
se është lule poezie ajo,
po e preke vyshket,
mbetet gjysma vashë
e gjysma lule.
Eja ne ag dhe ik para se të bjerë muzgu,
se do ja thajsh njërën dorë,
e do mbetet vjerrsha pa shkruar.
Eja dhe ik miku im
eja dhe ik,
bej çmos që të ikësh,
vraje nepcin
hidhe sedrën në Dri
dhe ik,
pa e prekur trupin me gishta
se do lësh leqe ne zemër.
Eja që nesër dielli im,
vidh pak bukuri liqeni,
e Drini ,
e Pulbardhe,
merre në pëllëmbë,
shtrëngoje fort në kraharor
që të flesh me atë bukuri
në shtratin tënd.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •