U krijua: Vatra e poetëve Shqiptarë ''Një Shqipëri në mërgim!''
| Tuesday, 09.25.2007, 05:14 PM |  

Në Bochum të Gjermanisë, nën inisiativen dhe idenë e poetëve Llemadeo-Lleshi Amadeo D.(nga Shqiperia zyrtare) dhe Rrustem Geci (nga Shqiperia e ndare me dhune-Kosove), u krijua Vatra e poetëve shqipetarë ''Një Shqipëri në mërgim''.

Kjo Vatër-qëndër, ka si qëllim ndërtimin e lidhjeve dhe të bashkpunimit të poetëve shqipëtarë me njëri tjetrin, si dhe të vëndeve të tjera, nga të gjitha anët e botës, pa dallim feje krahine apo nacionaliteti!

Në ketë Vatër-qendër kanë të drejtë të antarësohen të gjithë poetët shqipetarë kudo që ndodhen, nga çdo vënd i botës. Njëkohësisht në radhët tona mund të afrohen edhe poetë të vëndeve me gjuhë të tjera nga çdo anë e Dheut.

Arritja tek kjo idie për të krijuar këtë Vatër qëndrore poetike mbarë botrore, erdhi si rezulatat i vështrimit të aktualitetit të sotëm shqipëtarë, ku edhe pse ekzistojne qindra shoqata, klube apo krijesa të tjera që janë krijuar në të katër anet e botës, si dhe në trojet shqipëtare, ndihet mungesa e një Vatre-qëndër të re, ku të kenë të drejteë të jenë pjestarë të gjithë, larg mentaliteteve të përjashtimeve apo të detyrimit për tu larguar, larg dallimeve krahinore, politike, apo fetare! Ndërsa kjo Vatër qëndrore do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë poetët shqipëtarë anë e mbanë botës, larg ndarjeve e përçarjeve fetare, politike apo krahinaore e aq më pak nacionale.

Në planprogramin paraprak të kësajë Vatre qëndrore të poetve shqipëtare *Një shqipëri në mergim*, parashikohet një bashkpunim i gjëre me të gjithë krijuesit poetë kudo në botë, ku çdo poet do të jetë i mirseardhur në radhet tona, jo vetëm me krijimtarinë e ti, por edhe me prezencën e ti direkte, në takimet poetike që do të organizojë kjo Vatër, siç do të jenë ato që parashikojmë që të realizojmë herë mbas here, por kryesisht në çdo vit, nën moton:

''Poezia është gjuha shpirtërore e njerzimit,
Gjuha që bashkon shpirtrat dhe zëmrat njerëzore,
Gjuha që nuk njeh kufinjë toksorë as hapsinorë!''
(Llemadeo)

Takime të mëdha të poetve shqipetarë do të realizohen nën organizimin tonë, herë mbas here në një nga qytetet e vëndeve europiane apo shqipëtare, që do ti caktojmë në të ardhmen, ku si qëndra dhe pika takimesh të mëdha të poetëve, do të jenë vëndilndjet e poetëve të mëdhenjë shqipëtare dhe botrore, si: vëndlindja e Fishtës, Mjedës, Jeronim de Radës, Asdrenit, Migjenit, Nolit, Serembes, Çajupit, Naimit, Kutelit, Poradecit, Shkerilit, Agollit, etj, si dhe vëndlindjet e poetëve botrorë si e Alighierit, Goethe, Hygo, Pushkin, Uitman, Fernandes, etj. Në takime të tilla do të jenë të ftuar nderi edhe poetë nga vënde të ndryshme të botës.

Anëtarësimi i poetëve është vullnetarë dhe asnjërit nuk do ti kërkohet asnjëherë taksë anëtarësie, por çdonjëri do të mbulojë shpenzimet e veta të udhëtimeve apo fjetes në raste takimesh të mëdha, si dhe shpenëzimet e Kartës së anëtarësisë me të cilat do të paiset çdo anëtarë në të ardhmen.
Vatra e poetëve shqipëtarë *Një Shqipëri në mërgim* nuk është fitimprurëse, por do të punojmë për gjetjen e vullnetmirëve shqipëtarë apo jo shqipëtarë, të cilët si dashamirës dhe adhures të artit të Poezisë, do të jenë të gatshëm të investojnë edhe në këtë fushë të bukur të artit dhe të kulturës shqipëtare, për të ndihmuar zhvillimin e veprimtarive tona, apo botimet e poetve, kohë mbas kohe.

Nuk ka asnje llojë kushti të veçantë për të qënë anëtarë i Vatrës së poetëve shqipëtare *Një Shqipëri në mergim*, përveçse të qënit Poet i mirfilltë që shkruan poezi në gjuhen Shqipe apo në gjuhë të tjera!
Ftojmë që të vinë pranë nesh edhe poetët e rinjë apo fillestarë, të cilët tregojnë shenja të qarta si krijues poet të së ardhmes. Ndaj të rinjëve, Vatra jonë do të tregojë një kujdes të veçantë duke u dhënë inkurajimin dhe ndihmën e nevojshme!

Në Vatrën e poetve shqipetarë *Nje shqipëri në mërgim*, poetët do të gjejnë përkrahjen e vazhdueshme në ndihmë për botime. Gjë që kjo Vatër qëndrore do të u afrojë ndihmën në gjetjen e mundësive sa më të mira për botim, në shtepitë botuese me serioze, shqipëtare apo të vëndeve të tjera, si dhe do të ndihmohen në publikime, redaktime, në Ilustrime grafike apo kopertina e çdo gjë tjetër, simbas marrveshjeve dhe rregullave përkatëse.

Së shpejti kjo Vatër do të ketë hapsirën e vet ne Internet, ku do të shpalosë pjesërisht aktivitetin e vet Online, si dhe do të lehtësojë mundësite e komunikimit me poetët shqipëtarë nga çdo vend i botës, ku çdonjëri do të gjejë hapsirë edhe për publikime të krijimtarisë së vet poetike.
Dhjetra rubrika nga me të veçantat për nga llojshmëria dhe larmia e temave që do të trajtojmë, do të jenë hapsira të reja për krijuesit e poezisë shqipetare në të gjithë botën.
Në të ardhmen jo të largët do të kemi edhe një organ shtypi të veçnatë për poetët, në formën e një Reviste!

Urojmë që gjithë miqtë e dashamirët tanë, të gjithë krjuesit poetë të vjetër dhe të rinjë ta ndjejnë vehtën të gezuar për idenë, tashmë të bërë realitet me këtë krijim të bukur. Të jeni të bindur se duke u afruar në radhet tona, nuk do të jeni kurrë të harruar. Ashtu që krijimtaria juaj kurrë nuk do të vdesë, krijimtaria juaj nëpërmjet bashkpunimit me ne dhe afrimit në Vatrën e poetve shqipetarë *Një Shqipëri në mërgim* do të jetë gjithmonë pranë lexuesve, dhe nën kujdesin tonë, fjalët e juaja poetike, gjuha juaj shpirtërore, do të marrin udhët e përjetësisë.

Jane të ftuar nderi ju të gjithë poetet shqipetarë, miqtë e mi dhe të poetit Rrustem Geci, që nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia, Franca, Anglia, Danimarka, USA, Rumania, Austria, Zvizerra, e të tjera vënde.
Mirsevini ne Vatrën e poetëve Shqipëtarë *Një shqipëri në mergim*!

Për Vatrën e poetëve shqipëtarë ''Një shqipëri në mergim''
Ideatorët dhe organizatorët e krijimit:
Llemadeo-Lleshi A. D.
Rrustem Geci
Germany



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30