Mbingopje
| Saturday, 03.03.2007, 02:27 AM |  

Toka ishte mbuluar kudo me ujë. Barishte të dekompozuara jetonin si mbretëri shushunjash. Nëse vendosje këmbën mbi to, fundoseshe menjëherë, si në një baltë thithëse. Çizmet përdoreshin ndonjëherë si varka të vogla shpëtimi, por me to, asgjë s'ishte e sigurtë. Ishte njësoj si të luftoje me pistoleta ping-pongu kundër një breshërie topash.
Shushunjat të pinin gjakun. (Veç të mos u bije në sqep). I gjithë vendi ishte i populluar së tepërmi nga këto banorë të veçantë. Diku takoje ndonjë pemë të qullët. Diku një varkë të harruar. Rrënjët e pemëve ishin të ngulura në fundin e një mase të paqëndrueshme balte, që s'mund t'i besoje. Ishte e çuditshme. Asnjë s'mund ta besonte, se do vinte një kohë e tillë...
Mbingopje e ujët. Gjethet e barit ishin mbuluar nga njolla kafe në të zezë. Ato s'mund të pinin më. Ndërkohë, fëmijët vazhdonin të lindnin të dobët. Askush s'mund t'i shëronte njollat e barit. Ishte sëmundje e përgjithshme. Toka ishte bërë vetëvrasëse.
Megjithatë, toka rezistonte...



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •